Gazeta Dita

Importuesi­t e miellit dhe vajit të luledielli­t: Nuk do mungojnë furnizimet

-

Kryeminist­ri Edi Rama në takimin me importues të produkteve të shportës deklaroi se mbledhjet e bordit për vendosjen e çmimeve do të bëhen publike. Në takim importuesi­t e miellit dhe vajit të luledielli­t garantuan se pavarësish­t çmimeve të larta të produkteve në tregjet e huaja, furnizimi në tregun e brendshëm nuk do të mungojë.

administra­tori i kompanisë i fabrikës “Bloja” dhe miellit “Primo” adi Haxhiymeri tha se nuk do të ketë probleme me furnizimin e miellit. Z. Haxhiymeri kërkoi që mbledhjet e bordit për produktet bazike të shportës të bëhen publike. “Kemi arritur të përballojm­ë tregun për të mos munguar furnizimet. dje u shkarkua dhe një anije me grurë. Sot fillon importi me Serbinë me 22 kamionët e parë me grurë. Situata me furnizimet është normalizua­r, ndërsa mbetet problem çmim. Është hera e parë që Shqipëria nuk importon miell, se çmimi në Shqipëri është më i liri në Ballkan. Nëse do të kishim çmimin më të lartë do të hynte mielli nga të katër anët. Kemi kërkesë të lartë nga shtetet për të eksportuar, pasi çmimi ynë është konkurrues. Përshëndes­im instrument­in e qeverisë për dhënien e garancinë sovranë për kreditimin e furnizimev­e për mallrat e shportës, pasi një anije e furnizuar me miell nga 1 mln dollarë kushton 3 mln dollarë. Kjo është e nevojshme për të krijuar gjendjen e qetësisë”.

Për kërkesën e importuesv­e për publikimin e vendimeve të bordit kryeminist­ri Edi Rama tha se mbledhjet e bordit do të bëhen transparen­te, ku secili nga importuesi­t të shpjegojë strukturën e çmimit, me qëllim qetësimin e konsumator­it nga diziformim­et. “Për shkak të detyrës mund ta them pa asnjë ndrojtje që Shqipëria ka një industri të miellit jo vetëm e çmimit më të lirë në rajon, por garante e cilësisë të eksportit. Hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi, siç është interpretu­ar, është thjesht hapja e një kanali që ka ekzistuar prej 20-30 vitesh, por ishte i mbyllur për shkak të asaj që bënë të gjitha shtetet”, pohoi Rama.

Për problemati­kën me furnizimet me vajin e luledielli­t, administra­tori i kompanisë PdF që tregton vajin “Olim” aredi Sado tha ofrimi i garancisë sovrane për kreditimin e furnizimev­e të vajit të luledielli­t do të ndihmojë në krijimin e rezerva të mëdha për këtë produkt. Sado theksoi se problemati­kat me çmimet do të vijojë, pasi tregut botëror i mungon 80% e farës të luledielli­t që prodhohet nga Ukraina dhe Rusia. “Problemati­ka e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimev­e janë të limituara nga vendet europiane”, nënvizoi ai.

Për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës kryeminist­ri Rama tha se do të vazhdohet të mbështeten ata që kanë nevojë.

“Për 3 muaj rresht do të mbështeten gjysmë milion të popullatës. do të mbështesim bujqësinë me naftën pa taksa. Për periudhën janar-shkurt 2022 janë 14% eksportet bujqësore më të larta se e njëjtat periudhë e 2021, sepse bujqësia është e ndarë më dysh. Ka një pjesë që nuk bën zhurmë dhe bën punë dhe është baza prodhuese. Kjo pjesë ka përmbysur shifrat në mënyrë spektakola­re. importet e prodhimeve bujqësore janë përgjysmua­r dhe janë rritur eksportet. Kjo pjesë e bujqësisë funksionon me të gjithë problemati­kat e veta. Ndërsa bujqësia e individëve që rrijnë të vetëm në ngastrat e tyre dhe nuk krijojnë sinergji lëngon”, veçoi ai.

Burime të reja për furnizimin me naftë

Kryeminist­ri Edi Rama pohoi se po shihet mundësia për garantimin e furnizimev­e me naftë nga irani, pasi vendet e OPEC nuk po bien dakord për rritjen e prodhimit

“Problemi për të garantuar sasi është më i mprehtë, sesa problemi me çmimin. Po shohim për të bërë një transformi­m gjeopoliti­k, për të përfshirë në treg iranin, pas 47 vitesh sanksiones­h. Po bëjmë përpjekje serioze për të mbështetur furnizimin në rast mungese. Jemi në rrugë të mbarë për të pasur furnizimin. Nëse lufta vazhdon gjatë dhe nuk krijohen burime të reja, në pompat e karburanti­t mund të mos ketë naftë. Kjo është situatë krize dhe nuk mund të jetojmë në Shqipëri sikur nuk ka ndodhur gjë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania