Gazeta Dita

Jo vetëm burra, por edhe gra të rrezikshme. Njihuni me 20 femrat “Most Wanted” në Shqipëri

-

nga 600 persona të kërkuar në total, një përqindje shumë e vogël janë të seksit të dobët, por që disa prej tyre akuzohen për krime të rënda si; vrasje, rrëmbim, trafik prostituci­oni, narkotrafi­k, kontraband­ë dhe deri në mashtrim. Dënime me nga 5-25 vite izolim. Shote Haklaj ndër më të kërkuarat, ka edhe të arratisura nga burgu

Nuk ka vetëm burra të shumëkërku­ar “Mos Wanted” për krime të rënda dhe me dënime deri në burgim të përjetshëm, por edh gra të cilësuara të rrezikshme. Nga 600 persona në kërkim, 20 prej tyre janë gra dhe vajza, të cilat sot mund të konsideroh­en si më të rrezikshme­t në Shqipëri. Mes grave në kërkim, është edhe 58-vjeçarja nga Peshkopia Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje. Hoxha është arratisur nga burgu. 56-vjeçarja nga Fieri Floresha Ndino është gjithashtu në kërkim, pasi është dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi.

Mes të kërkuarave rezulton edhe Zylfie Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’, e cila është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Rasim Lumneshit në tropojë, pasi dyshonte se kishte gisht në atentatet ndaj vëllezërve të saj. Zylfie Haklaj ka marrë azil në Suedi. Violeta Gjoka, nga Fani i Mirditës, rezulton gjithashtu në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 17 vite burg për vrasje

Në kërkim është edhe 47-vjeçarja nga Elbasani, Miranda abja, e dënuar me 17 vite burg për për shfrytëzim prostituci­oni. Zonjat e tjera janë në kërkim pasi janë dënuar kryesisht për trafik droge, shfrytëzim prostituci­oni dhe mashtrim. Veprt më të lehta janë kontraband­a dhe mashtrimi.

Rreth 600 persona, disa me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, kërkohen aktualisht nga policia shqiptare për t’u arrestuar, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 5-35 vite burg. Shumica janë dënuar për vrasje, prostituci­on, trafik droge dhe mashtrim. Më poshtë edhe lista e grave më të kërkuara nga policia, statusin penal dhe atë penitencia­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania