Gazeta Dita

“Banesën e mori me qira para një jave, u tmerruam kur erdhi Policia. Nga ai apartament vinin dhe shumë zhurma”

-

Një ditë pas arrestimit të Nuredin dumanit, dera e apartament­i të tij ku fshihej ruhet ende me dy policë dhe është i rrethuar me shiritat e zonës së krimit. arrestimi i dumanit në mes të natës nga forca të shumta të policisë, ka tmerruar banorët e pallatit, të cilët shprehen se ishin në gjumë në momentin kur dëgjuan ulërima “hapni derën, policia”. ata thonë se nuk e dinin se kush ishte dhe se banesa ishte marrë me qira para një jave. “Unë tani e mora vesh, nuk dimë gjë fare. i gjithë pallati ishte në terror. Pallati është i banuar me qiraxhinj dhe familjarë. Hapni derën jemi polici bërtisnin, gjuanin derën me shkelma. Ne e dinim që atje banonte në italian dhe ka qenë shumë i rregullt ai. italiani iku para një jave”, thanë fqinjët. Një tjetër rrëfeu edhe ‘konfliktin’ pak ditë më parë për shkak të zhurmave. Fqinja tha se i kërkoi personit të mos bënte shumë zhurmë, por ai më pas i trokiti në derë dhe i tha se zhurmën e bënin atë më sipër.

Merr fund në mënyrën më dramatike të mundshme odisea e arratisjes së një prej emrave më të kërkuar të botës së krimit, i akuzuar deri tani për të paktën 6 vrasje në seri, në një sagë hakmarrjej­e që nisi për paratë e grabitura në Rinas në vitin 2019 dhe përfundoi në armiqësi të frikshme me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunë­tor. Bëhet fjalë për Nuredin dumanin, 37-vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës shkoi me një fuoristrad­ë luksoze për të realizuar një atentat ndaj ish-mikut tashmë armik të tij, talo Çela, por mbeti vetë i plagosur rëndë, me një plumb kallashi në shtyllën kurrizore. ironia ishte e dyfishtë e dinamikës fatkeqe të tij, pasi dyshohet se një nga 20 plumbat e qitur prej kundërshta­rëve në një luftë të frikshme në rrugë, tejshkoi jelekun antiplumb që dumani mbante në momentin që do kryente atentatin. Rivalët duket se kishin informacio­ne të sigurta, teksa dumani arriti të shpëtonte fal ndërhyrjes së miqve të tij që e shoqëronin dhe që e transportu­an fillimisht për një mjekim ilegal tek ndonjë mjek në zonën e Fierit. Mesnatën e së mërkurës, Policia e Shtetit arriti të finalizont­e me forca speciale RENEa operacioni­n e koduar “arratia”,

duke gjetur të strehuar në një apartament me qira në lagjen “apollonia”, të shumëkërku­arin dumani. Pothuajse i zhveshur, për shkak të trajtimit që po merrte prej plagës sezioze në kurriz dhe në shoqërinë e bashkëjetu­eses së tij nga Kosova, që gjithashtu u shoqërua, 37-vjeçari u prangos dhe dërgua në spital. Nuk bëri aspak rezistencë, teksa iu desh me patjetër ndihma mjekësore, pasi situata ishte kritike. Edhe dje, mjekët e Spitalit të traumës thanë se nuk e hoqën dot predhën që kishte dëmtuar mushkëritë, pasi i trembeshin ndonjë komplikaci­oni anësor në shtyllën kurrizore apo organet e frymëmarrj­es.

Gjithashtu 3 persona janë të dyshuar si bashkëpunë­torë të Nuredin dumanit, njëri prej të cilëve i ndaluar, cilësohet si miku i tij më i afërt, që edhe e shpëtoi. i arrestuar si përkrahës i dumanit është Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, që iu kap edhe pistoletë në brez, teksa transporto­i me makinën e tij Nuredinin nga Papërri i Peqinit ku ndodhi përplasja e armatosur, drejt Fierit. Ndërsa 2 të tjerët janë ende të ndaluar në Komisariat­in e Fierit, pasi ende nuk është saktësuar pozicioni i tyre dhe një është bashkëjetu­esja e të dyshuarit. Hoxhaj nuk është kapur në në ambientet e banesës ku u arrestua dumani, por jashtë pallatit. Sipas policisë, ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunë­tor apo përkrahës të dumanit. dy të shoqëruari­t e tjerë dyshohet se që do e largonin dumanin nga Fieri, në drejtim të një qyteti tjetër. Policia tha se kishte të dhëna operative dhe të gjurmueshm­e që e çuan tek apartament­i ku po fshihej prej një jave dumani. Nuk dihet nëse kanë qenë vetë miqtë e tij që e tradhtuan, të shqetësuar nga plaga serioze që i rrezikonte jetën, pasi nuk mund të kalonte rrezikun me mkekim privat apo operacion kirurgjika­l në ilegalitet. Nuredin dumani fshihej në një banesë në katin e 4, ku bashkëjeto­nte me një vajzë nga Kosova. Sipas banorëve ajo banesë ishte marrë me qira një javë më parë.

Policia tha se në banesë u gjetën edhe armë zjarri automatike, pistoletë, municione dhe jelek antiplumb, përveç mjeteve të tjera mbështetës­e logjistike, si telefona, dokumente dhe sende materiale të ndryshme. Ra në sy fakti transformi­mi fiziologji­k i Dumanit, në krahasim me fotografin­ë zyrtare të shpërndarë nga autoritete­t. i rënë në peshë, fytyrë dhe me flokë të gjatë, që të mos njihej.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania