Gazeta Dita

PO KËTO, ÇFARË DUAN?

- Nga BEDRI ISLAMI

Alqi Bllako është njëri nga deputetët e rinj të Partisë Socialiste, që, në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, renditej i 17-ti në listën prioritare. Pas tij ishin emra të njohur të së majtës, pjesë e rëndësishm­e e historisë së saj si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, ndërsa ndonjë tjetër, si Ditmir Bushati nuk ishte askund. Është një dukuri jo e rastësishm­e që dy funksionar­ë të lartë të qeverisjes së përbashkët mes PS dhe LSI, zotërinjtë Koka dhe Bllako, ishin pjesë e rëndësishm­e e partisë së Ilir Metës.

Nuk mund të gjykoj nëse deputeti Bllako është i fajshëm apo jo, ashtu si nuk mund të gjykoj as për ish ministrin Koka. Institucio­ne të tjera, të cilat, dua të besoj që po shkojnë drejt pavarësimi­t, megjithëse të ngadaltë dhe të dyshimtë, janë ato që do të saktësojnë çdo gjë dhe, një shkallë e ë vërtetës, ose mund të ngjitet më lart ose do të përmbytet më tej.

Alqi Bllako është njëri nga deputetët e rinj të Partisë Socialiste, që, në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, renditej i 17-ti në listën prioritare. Pas tij ishin emra të njohur të së majtës, pjesë e rëndësishm­e e historisë së saj si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, ndërsa ndonjë tjetër, si Ditmir Bushati nuk ishte askund.

Është një dukuri jo e rastësishm­e që dy funksionar­ë të lartë të qeverisjes së përbashkët mes PS dhe LSI, zotërinjtë Koka dhe Bllako, ishin pjesë e rëndësishm­e e partisë së Ilir Metës. Koka ishte figurë e njohur e politikës, me ndikim të fortë në qarkun e Durrësit, që , në një moment të caktuar politik, kur prej saj u larguan figura themeluese si Xhufi, Legisi, Brojka, Klosi, etj, vendoset në afërsinë më të madhe me familjen drejtuese lësëiste.

Bllako, vetëm 26 vjeçar, emër i panjohur në politikë, thuajse anonim, i bashkohet asaj dhe si përsonazh i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, i besohet posti i rëndësishë­m i sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit, drejtuar nga kolegu i tij partiak, Koka dhe pikërisht periudha gjatë së cilës SPAK thotë se ka nisur të implikohet në procedurat e incenerato­rëve.

Lefter Koka akuzohet se ka përfituar përmes kompanive fantazmë 5 milionë lekë. E vërtetë apo jo, kjo është çështje e drejtësisë. Faktet e shfaqura janë të mbarsura me akuza të shumta, të cilat nuk lënë mënjanë as kolegun e tij si sekretar i Përgjithsh­ëm, Alqi Bllako.

Deri në atë periudhë militantë dhe drejtues të LSI-së. Dhe, duam apo nuk duam, LSI është forca politike më e njohur përfituese nga pushteti. Jo rastësisht shembulli i të parit të tyre, me zë , figurë dhe bllok në duar, kërkonte 700 mijë euro nga një firmë e vetme, pa hedhur më tej akuzat e një pas njëshme të ish ministrit Prifti.

Në vitin 2017, kur LSI-ja doli nga koalicioni me PS e për rrjedhojë e humbi edhe ministrinë e Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithsh­ëm në Presidencë pranë kreut të shtetit, Ilir Meta. Pra, njeriu më i besuar i tij, 30 vjeçar tashmë, ai do të jetë në dijeni të të gjitha lëvizjeve presidenci­ale dhe këtë e bëri me devotshmër­i, pasi ende nuk e kishte shlyer borxhin presidenci­al, që, nga një djalë i zakonshëm, ndryshe nga mijra të tjerë, shumë më të aftë dhe më të diplomuar se sa ai, punën e parë serioze e bën në zyrën e sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit, për të vazhduar katër vite më pas, përsëri si sekretar i Përgjithsh­ëm në Presidencë.

Teksa paratë e incenerato­rëve kishin nisur të lëviznin që në vitin 2016, raporti mes Metës dhe Bllakos u kris në vitin

2019, që kulmoi me largimin e Bllakos nga Presidenca.

Disa muaj më pas Bllako u afrua me Partinë Socialiste dhe pas tij edhe Lefter Koka, duke prodhuar një zemërim në heshtje tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Përplasjet do të dilnin në publik në fillim të vitit 2021, kur Meta dhe Kryemadhi nisën akuzat publike ndaj Bllakos dhe Lefter Kokës.

Çfarë duan këto në Partinë Socialiste? Si njëri, ashtu edhe tjetri? Koka kishte qenë pjesë e saj, kishte ikur, ishte hasmëruar, rikthehet. Bllako , pasi qëndron më shumë se 7 vite pranë Njëshit të LSI-së, befas bëhet socialist dhe , për më tepër, njeri i besuar i saj.

Nga dolën këto? Kush i afroi? Edhe nëse do të shpallen krejtësish­t të pafajshëm, çka duket e vështirë, përsëri, afrimi i tyre është shenjë e mungesës së seriozitet­it të përzgjedhj­es dhe afrimit të figurave politike, të cilat, ende pa e bërë katarsisin e tyre politik, turren dhe u afrohet vendi i sigurtë në zgjedhjet politike dhe në hierarkinë e partisë në pushtet.

Për shumë vite LSI kishte qenë më e afërt me PD-në se sam e PS-n. Përmes të djathtëve, që i kishin mbajtur në pushtet, ata kishin marrë më shumë se 25 përqind të qeverisjes, kishin vjedhur masivisht votat e vitit 2009, kishin mbështetur në koalicion vjedhjen e votës për Bashën si kryebashki­ak, kur , befas, afrohen me PS në pushtet.

Të duket sikur vjedhjet apo manipulime­t e bëra në periudhën e pushtetit të tyre duan t’i pastrojnë në shumicën qeveritare, e cila u bën vend, edhe duke lënë jashtë vetes figura meritore të së majtës dhe të mendimit intelektua­l.

Autokracia e Ramës në parti është shpesh herë më e fuqishme se sa autokracia në pushtet. Dhe më e dëmshme, pasi ka të bëjë me të ardhmen e saj, më shumë se sam e të tanishmen. Kkrijimi i klimës së Njëshit, që bën qeveri e lista deputetësh sipas gjendjeve emocionale të çastit, kur inistrat e sotëm pak vetë i njohin dhe i dinë se cilët – cilat janë; kur grupi i deputetëve ka figura të strehuara politikish­t dhe jo nga bindjet, nesër, në një ditë jo të largët, mund të sjellin shpërbërje­n e kësaj force politike, të domosdoshm­e të së majtës, që mund të ketë fatin e së djathtës, edhe pse nuk do të shpallet lider non grata.

Edi Rama, me siguri, do të jetë drejtuesi më jetëgjatë i së majtës, të paktën 20 vite, që në fakt nuk është i majtë. Në ditën që do të largohet nuk do të ndjejë as emocion, ashtu si nuk ndjeu edhe kur u bë pjesë e saj.

Afrimi i figurave politike që vijnë përmes enigmave korruptive , mund të forcojë përkohësis­ht financat partiake, por do të dëmtojë të ardhmen, deri në asfiksim. Sepse, ndonëse akti korruptiv ndodhi në një qeverisje koalicioni, përzgjedhj­a e tyre u bë nën një qeverisje të vetme.

Nëse Edi Rama nuk e ka ditur se çfarë po bëhet në Ministritë e ngritura prej tij, atëherë duhet vënë pikëpyetja e madhe e drejtimit serioz. Nëse e ka ditur e ka heshtur , atëherë bëhet bashkëfajt­or.

Mund të aludohet se nuk është detyra e shefit të qeverisë të dijë nëse toka është “arë“apo “ndërtim“, pavarësish­t se çmimet ndryshojnë në miliona, por kjo nuk është e saktë, pasi ai ka nën vete gjithë strukturat e shtetit.

Dokumenti tregon se Edmond Bllako babai i Alqi Bllakos në konflikt të plotë interesi publik dhe në shkelje me ligjin është paguar me gati 8.500€ në muaj nga kompania e incerenato­rëve Integrated Energy BV SPV. 9 milion e 920 mijë lekë. Pra, 10 milion lekë të vjetra pagë në muaj. Edhe administra­tori i huaj i firmës nuk e ka kaq rrogën. Kjo është paga më e madhe. Ky zotëria merr një pagë 10 milion lekë në muaj

Por jo vetëm kaq. Vëllai i deputetit të PS ka qenë tek kompania Valtelina, brand i Lori Kafe.

Vëllai i Bllakos ka shkuar tek kjo kompani në kohën kur 51% të aksioneve i bleu Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Eva Blushi. Dy të parët janë manjatët e incenerato­rëve, e treta pjesë e familjes Blushi. Jo rastësisht Top Channel mbronte verbërisht aferën e njohur tashmë. Ku ta dish, edhe Blushi mund të jetë një ditë deputet i PS-së.

Problemi është i njohur: Në vitet e fundit, përmes mendësisë në krijimin e një ekipi pranë vetes dhe për vete, Edi Rama ka afruar figura që pak ose aspak kanë të bëjnë me të majtën progresive. Ata janë nisur drejt saj ose nga interesi i çastit, ose për të mbuluar mëkatet e së shkuarës nën petkun e deputetit apo funksionar­it të lartë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania