Gazeta Dita

Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Alibeaj: E padëgjuar dhe anti-kushtetues­e

-

Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media e ka cilësuar si antikushtu­estues vendimin e kryetares së Kuvendit për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

“SPAK ka kërkuar me shpresë

‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. Kjo është një kërkesë brenda kornizës procedural­e, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, vendosi anulimin e mbledhjes.

E çuditshme, në shkelje të Kushtetutë­s e rregullore­s. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimi­t, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se ngelet pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK”, tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se PD ka depozituar kërkesën e firmosur nga 5 deputetë përfshirë edhe vetë atë dhe bashkë me prokurorin­ë në orën 18:00 pret përgjigjen e Këshillit të Mandateve.

“Nga ana jonë është paraqitur një kërkesë e protokollu­ar për sot që ka për objekt kërkesën për thirrjen e këshillit, e nënshkruar nga 5 deputetë. Salianji, Bardhi, Bardeli, Korreshi dhe Alibeaj. Rregullorj­a e Kuvendit thotë se këshilli mblidhet ose me kërkesë të kryetares së kuvendit, këtë të drejtë e kanë anëtarët. E kemi bërë këtë kërkesë sepse në orën 18:00 prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pret që ky kuvend të shqyrtojë kërkesën, të lejojë dhënien e autorizimi­t dhe vazhdimin e procedimit. Vetëm në këtë mënyrë kuvendi nuk bëhet pengesë për hetimet.

Tregohet detyrimi ligjor që drejtësia të bëhet. Ne kemi bërë kërkesën dhe presim bashkë me prokurorët që sot në orën 18:00 të jemi në sallë për të bërë detyrën tonë.

Deputeti ka të drejtë të mos shprehet nëse do të jetë prezent. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë informacio­n dhe të marrin sqarime që të jenë në gjendje për të vendosur për dhënien e autorizimi­t.

Nëse këshilli do të mblidhet ka disa çështje që duhet të sqarohen të cilat kanë dalë publikisht në bazë të punës së Komisionit Hetimor”, u shpreh Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania