Gazeta Dita

KUJDES POROSINË E KRYETARIT: DUA “MË SHUMË CILËSI JETE!”

- Ilmi S.Qazimi

Zoti Edi Rama, çfarë doni të thoni me dyfjalëshi­n “Cilësi Jete”? Vallë që të ushqehemi më mirë? Po me se t’i blejmë ushqimet? Vëllai im është në fshat, por edhe atje nuk prodhon dot ato që i sjellin “cilësi jete” se nuk ka me se të blejë as naftë, as ilaçe, as farëra, as pleh. Plehu organik u harrua se nuk ka më blegtori ngase ato duan hyzmet, çoban, etj. I bëri ai 90 krerë, por s’kish ku ta shiste qumështin!? Leshin s’e blen njeri! Mishin s’e blen më kush se tregun tonë e ka mbytur mishi brazilian, australian, europian, serb, maqedonas dhe ku di unë se nga e sillni ju që kini firmuar e miratuar. Dhe vëllai mbeti me gisht në gojë. Këtu s’gjeti punë as në ndërtim e as pastruese për gruan, ndaj ia mbathi për Greqi!

Unë jam në qytet por pensioni i gruas dhe imi nuk dalin për të blerë madje as vezën, as lakrën, as vajin, as mollën, në sasi (pa lere për cilësi?!) për të arritur kërkesën tuaj “më shumë cilësi jete”. Nuk bëhet fjalë për mishin; as për peshkun, të cilit i mbahet mend vetëm emri që ia kemi mësuar në abetaren e klasës së parë, sepse çmimi i tij nuk arrihet me këto pensione. Na dridhet mishtë pastaj, kur kujtojmë se do të paguajmë për korrentin, ujin, dhe ‘lehtësirat’ e tjera teknologji­ke! Pjesën e luanit të këtij palo pensioni që na jep skema juaj e pensioneve e merr torba e ilaçeve. Ju, z.Kryetar, duhet ta kini mësuar aksiomën që “kur del në pension, çdo minutë e jetës blihet me parà.”

Mos po na kërkon, vallë, që të vishemi e mbathemi mirë? Mos harxho kohë e frymë me këtë shqetësim se kemi ku të blejmë me sy. Mos po na këshillon që të jetojmë pranë pemëve me cicërima zogjsh? Me se të shkojmë atje? Apo mos do që ne të shkojmë nëpër laguna, lëndina e lugina piktoreske dhe restorante pikante? Me se, përse, më kë, dhe ku, kur nuk kemi kacidhe në xhep!?Mos e ke fjalën për të kaluar ditë e javë nëpër plazhe apo resorte dimërore? Ëndrra të bukura këto që na thua për “cilësi jete”. Thotë populli , “di halla të bëjë petulla, po nuk as miell e as vaj!” Tani po na kërkoni edhe ecjen në këmbë!? Kjo është njësoj sikur po na thua” shkoni në tualet! “Kaq injorant e kujtoni ju popullin tuaj që iu ka votuar? Po me se do vejë në punë ime mbesë që e ka punën me një udhë aq larg sa i duhen dy autobusë. E çfarë pune, se!? Sa për frymëmarrj­e? Dhe si ajo, Tirana e qytetet e mëdha kanë me dhjetra-mijra?! Mos doni vallë që të hargalisem­i nëpër twitter e facebook? Ato bukë nuk të japin e trutë t’i marrin! Ju, në këtë kohë plot andrralla lufte dhe spekulimi, mashtrimes­h dhe epidemish të gjithfarsh­me, na kërkuakeni “më shumë cilësi jete!? Absurd i tejskajshë­m! Kjo porosi vlen vetëm për 1-2% të banorëve të këtij trualli. Ta mendosh si individ “për më shumë cilësi jete”, në këto rrethana, është e keqja më e vogël, por ta publikosh dhe ta kërkosh prej gjithë popullit tënd këtë gjë, në kushtet e sotme, mars i zi 2022, i respektuar zoti Kryeminist­ër, kjo e ka emrin “tall b... me ata që të votojnë dhe vuajnë! “Që në krye të fjalës, do të thosha se jeni në hava, o kryetari ynë! Amerika quhet Shtetet e Bashkuara të Parasë! Ju na kini lidhur pas bishtit të saj, por e dinë të tërë qeniet e gjalla të rruzullit se Amerika vetëm zhvat e rrjep e as nuk fal e as nuk jep. Shqipëria ka nevojë për bujqësi e blegtori, për investime konkrete për ata që prodhojnë të mira materiale shqiptare nga toka e nëntoka jonë , nga deti ynë, nga pylli ynë. Ashtu siç i kishte në vitet 1945-1985, kur vendi kishte shtet me Enver Hoxhën në krye dhe hauri kish zot që u vuri kufirin te thana tërë të këqijave që na kanë kapur për fyti tani. Popullata jonë po pakësohet, dhe ju, si qeveri, si parí e si parti, nuk po e ushqeni rininë me dashuri e punë, në këtë truall kaq të pasur; se ‘cilësia e jetës’, bie fjala në Gjermani, është më e lartë se në Shqipërinë e kësaj dite. Me kërkesën tuaj dua “Cilësi Jete” lë shteg për aludime të kobshme. Në se nuk je i zoti që të realizosh masa të fuqishme për lulëzimin e ekonomisë shqiptare, o hesht, e puno sa të mundësh, po mos na i sfilit shpirtin me kërkesa për “cilësi jete!” , se po i afrohesh antishqipt­arit Sali Berisha me broçkullat e tij donkishote­ske!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania