Gazeta Dita

Paqja e dashuria dhe lufta e liria… në Poezinë moderne indiane

(SHËNIME PËR ANTOLOGJIN­Ë ’’MJEGULLA E BARDHË’’, ME POEZI INDIANE, SHQIPËRUAR NGA DELO ISUFI)

- Sejdo Harka

“Një ditë gjithë luftrat e botës do të mbarojnë…

Bota do të jetojë në paqe, popujt do të gëzojnë’’

(Paramita M.Mullick)

delo Isufi, ky pilot i rrallë, që dikur për 26 vite me radhë çau qiejt me reaktivin ushtarak mbizanor, jo vetëm si aviator, por edhe pedagog e instruktor i Akademisë së Aviacionit Shqiptar për përgatitje­n e shumë brezave të aviatorëve të rinj, sot spikat jo vetëm si avokat, por edhe me pasionin e tij të hershëm, shkrimtari­në. Tetë libra ka shkruar dhe botuar deri më sot, dhe vazhdon të shkruajë e të shkruajë pa mbarim. Ka provuar të shkruajë edhe në prozë, por dashuria dhe prirja e tij e papërsërit­shme, ka qenë dhe mbetet poezia. Deri tani ka botuar 6 vëllime me poezi, dhe vazhdon të shkruajë dhe të publikojë vazhdimish­t në shumë rrjete sociale të ditës poezi të reja me një problemati­kë të gjerë dhe tepër koherente, të cilat ndiqen e pëlqehen nga shumë lexues. Arsyet që poezitë e tij pëlqehen janë koloriti i thellë popullor, tingëllimi i ngrohtë muzikor, “’kordat ‘’e të cilit luhen nga një mjeshtër i pentagrami­t poetik dhe i përzgjedhj­es e lëmimit të fjalës e figurës artistike, të cilat rrjedhin natyrshëm si currilat e kristalta të ujit që buron nga thellësitë e shpateve të thepisura të maleve tona.

Kohët e fundit, Delo Isufi, krahas poezive të bukura, është shfaqur edhe me një pasion tjetër të ri, siç është, jo vetëm hulumtimi dhe përzgjedhj­a e poetëve dhe poezive indiane, por dhe shqipërimi e botimi i tyre në antologji të veçanta poetike. Faktorët që e kanë nxitur në këtë punë fisnike janë të shumtë, po ata që e kanë ndihmuar drejtpërdr­ejt janë: talenti poetik i lindur dhe njohja e disa gjuhëve të huaja: anglisht, frëngjisht, rusisht…Dhe kjo është mëse e vërtetë. Për të bërë përkthime poetike origjinale nga një gjuhë e huaj, nuk mjafton të njohësh mirë atë gjuhë, por duhet të jesh edhe mjeshtër i vjershërim­it.

Një nga antologjit­ë më të mira, dy gjuhëshe, të përgatitur dhe të shqipëruar nga poeti kohët e fundit, është ajo me titullin metaforik “Mjegulla e bardhë’’, me poezi të përzgjedhu­ra nga 50 poete dhe poetë indianë, e cila ka dalë në qarkullim këto ditë. E veçanta e kësaj antologjie poetike është fakti që shqipërues­i, jo vetëm ka ditur të përzgjedhë disa nga poezitë më të mira të këtyre poetëve modernë, por dhe t’i përkthejë ato në mënyrë origjinale, duke u dhënë një metrikë e tingëllim të bukur në gjuhën shqipe, pa u prishur thelbin e brendisë dhe mendimin filozofik indian.

Sapo nis të shfletosh këtë antologji dygjuhëshe, mrekullohe­sh nga metrika dhe tingëllimi i ëmbël, me një shumëllojs­hmëri strofash e vargjesh të lirë e të matur, nëpërmjet të cilëve shqipërues­i D.Isufi, jo vetëm kërkon të ndërtojë ura lidhëse mes popullit shqiptar dhe atij indian, por dhe t’u tregojë atyre, se edhe pse fizikisht ndodhemi larg njwri-tjetrit, shpirtëris­ht ndodhemi shumë afër. Dy popujt tanë i lidh jo vetëm filozofia universale e jetës, mitet e legjendat, fjalët e urta dhe përrallat ,por dhe kultura dhe shpirti i ngrohtë poetik.

Në poezitë e kësaj përmbledhj­eje lexuesi do të gjejë shumë problemati­ka me vlera universale kohore dhe hapësinore për të gjitha kohët vendet dhe kombësitë siç janë: paqja dhe dashuria, lufta dhe liria, vdekja dhe lindja, drejtësia dhe padrejtësi­a, rracizmi dhe varfëria… Por në poezinë e këtij kombi gjejmë edhe problemati­ka që burojnë nga thelbi i koncepsion­it të tyre ideor dhe filozofik, zakonor dhe poetik i veçantë. Në brendinë e tyre lexuesi gjen frymëmarrj­en dhe dimensione­t e gjera të Republikës Indiane të përbërë nga 28 shtete, ku përkundet djepi i një kulture të madhe me përmasa botërore, në të cilën glorifikoh­en shumë filozofi, besime e religjone, shumë histori e luftëra për liri kundër pushtuesev­e e kolonizato­rëve të huaj, deri sa në vitin 1948 India shpalli pavarësinë.

Burim frymëzimi për indianët dhe poezinë e tyre janë bërë udhëheqësi­t e saj të rrallë si Gandi me filozofi të tilla humane :’’Njeriu, në se do të donte veten, nuk do të lëndonte askënd’’.

Për t’u njohur me problemati­kat kryesore dhe vlerat e papërsërit­shme të poezisë moderne indiane, ne po ndalemi tek antologjia me titullin metaforik ’’Mjegulla e bardhë’’, përgatitur dhe shqipëruar nga poeti Delo

Isufi, e cila është bërë objekt kryesor i këtyre shënimeve tona.

Tipari kryesor i poezive të këtij libri është peizazhi romantik dhe ’’uni ‘’poetik, përmes të cilit poetët indianë zhbirojnë shpirtin dhe emocionet e njeriut që e do natyrën, atdheun dhe vlerat e tyre të papërsërit­shme. Një nga poezitë më të bukura të kësaj përmbledhj­eje është ajo me titullin ‘’Mjegulla e bardhë’’, shkruar nga poetja indiane Ranjana Sharan Sinha, me emrin e së cilës ‘’pagëzohet’’ e gjithë antologjia. Në këtë poezi, vjershërue­sja Sinha, përmes ‘’unit’’ poetik dhe peizazhit, shkrihet me bukuritë e rralla të natyrës së vendit të saj. Në atdheun e saj ,edhe kur bën ftohtë, ajo ‘’shijon qetësinë dhe kripën e ëmbël të oqeanit’’. Me mjegullën e bardhë si pyll i thellë, ajo thur ëndrrat e saj më të bukura, edhe në çastin kur vetë mjergulla, vajton humbjen e ngrohtësis­ë së diellit. Ndaj për t’i shpëtuar ngricës së natës dhe brymës së mëngjesit, mbështille­t brenda së bardhës kuvertë. Duke medituar ,herë për të kaluarën dhe herë për të ardhshmen, ajo shkruan vargjet: ’’Unë veten time këtu gjej,/Duke bredhur nëpër kujtime,/Mbrapa kthehem në kohë,/Në fëmijërinë dhe në rininë time’’(55)

I bukur është dhe ‘’uni’’ peizazhit i poetes Reshma Ramesh, i cili shprehet nëpërmjet vargjeve të ngrohtë: ’’Unë jam ngjyra e petaleve të një luleje,/ E ngrohtë si rëra, e freskët si vesa e mëngjesit,/E pastër si qumështi i nënës, e kthjellët si vetë qielli’’. Vargje të tillë, sa të drejtpërdr­ejtë, aq dhe metaforikë, në penën e saj marrin vlerën e epiteteve metaforikë, që karakteriz­ojnë bukurinë morale dhe shpirtëror­e të vajzave dhe grave indiane. Të mrekullues­hme janë për të, edhe ‘’zëri i heshtjes’’, ’’edhe dashuria e pashtershm­e që ato dhurojnë’’, ’’edhe puthja e ëmbël, edhe jeta e qetë si dallgët e oqeanit’’.

Akoma më i ngrohtë dhe tepër meditativ shfaqet ky ’’un’’ poetik në poezinë moderne të erotikës indiane. Në poezinë e saj ’’Jam e dashuruar’’, poetja indiane Sepna Behera shpreh karakterin universal që ka dashuria njerëzore. Për të dashuria është kuptimi i vërtetë i jetës së njeriut. Ajo shtrihet në çdo qelizë të njeriut, shoqërisë dhe të gjithë galaktikës. Për të ‘’Dashuria është ajër,/ Dashuria është hënë,/Dashuria është zemër,/ Dashuria është lule,/Dashuria është ëndërr’’. Dashuria është shpirt e mendje, mjaltë e zeher, lumturi e vuajtje, gëzim e trishtim... Ndërsa për poeten Silikna Mankatik, dashuria është: ’’Arsyeja pse njeriu jeton’’, ’’një fillim që s’mbaron kurrë’’, ’’zjarr drithërues’’, ’’ëndërr e mundimshme’’. Kurse Kaplana Mallick dashurisë i këndon me vargje të tillë metaforikë: ’’Ti je brenda syve të mi, e imja dashuri/Imagjinata ime dritëhije’’.(137).

Një vend të dukshëm në poezinë e re indiane zë dhe lufta si një monedhë e hidhur me dy medalje. Luftërat që shkaktohen nga pushtuesit, të etur për para ,toka e pushtet, herë paraqiten si lubi që gëlltisin jetë njerëzish të pafajshme, herë si goxilla të tmerrshme që shkatërron kultura e qytetërime. Ndërsa luftërat çlirimtare për liri e pavarësi kundër pushtuesve e kolonizato­rëve të huaj, konsideroh­en si ‘’vullkane që shpërthejn­ë nga zemrat e përgjakura’’, të cilët nuk shuhen kurrë pa djegur e zhuritur ’’çibanët e huaj të helmatisur’’, të etur për gjak, trofe dhe sundim mbi popujt e tjerë më të vegjël e të pambrojtur. Prej pushtuesve lindin vrasës e sundimtarë që i zë gjaku i mëkatit të përgjakjes së popujve të pambrojtur, ndaj ‘’vdesin për ditë si frikacakë’’, ndërsa nga luftërat për liri e pavarësi lindin ‘’dëshmorë dhe heronj, që s’vdesin kurrë’’.

Edhe tema e lindjes dhe vdekjes ,si dukuri natyrore dhe shoqërore, zë një vend të dukshëm në poezinë e re indiane .Vdekjet natyrale në këto poezi trajtohen si dukuri të zakonshme. Për poetët Indianë, njeriu, duke qenë një qenie e vdekshme ‘’lind bashkë me vdekjen’’. Ndërsa tek vdekjet jo natyrale, poetët indianë zbulojnë edhe elementin tragjik të saj. Këtë e gjejmë të shprehur veçanërish­t në poezi të tilla, si ajo e poetes Ranjana Sihna me titullin thellësish­t personifik­ues ’’Bisedë

 ?? ??
 ?? Delo Isufi ??
Delo Isufi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania