Gazeta Dita

KONTEKSTI HISTORIKO-SOCIAL, I PRANISË SË FAMILJEVE ARBRE BRUTI DHE BRUNI NË KOPER

- Dr Dorian Koçi

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpuni­m me Ambasadën e Sllovenisë në Tiranë organizuan në datën 10 mars seminarin shkencor me temë “Monumente Albanica Justinopop­litana”.Ky seminar shkencor u organizua pas hapjes së ekspozitës me të njëjtin titull me kurator studiuesin Peter Štoka, aktivitete këto që u organizuan me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e të dy vendeve tona. Në këtë seminar shkencor referuan disa nga figurat më në zë të fushës së historiogr­afisë të vendit si:

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, i cili referoi temën: “Tipologjia e emigracion­it shqiptar në Istria në shekujt XVI dhe XVIII”,

Prof. Dr. Irakli Koçollari me temën: “Prania e shqiptarëv­e mesjetarë në skajin verior të Dalmacisë”,

Prof. Dr. Shyqyri Nimani, i cili trajtoi temën e artit mesjetar në qytetin e Koperit. Në përmbyllje të këtij seminari referoi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, i cili trajtoi kumtesën:”Konteksti historiko social i pranisë së familjeve arbëre Bruti dhe Bruni në Koper”.

arbëria Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzim­e të ndryshme kulturore të ndërthurur­a me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura arbre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj që ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër arbërore-romane dhe arbërorebi­zantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjete­se të gjatë me kufij etnikë të papërcaktu­ar qartë. Kjo ndërthurrj­e kulturash në një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale por edhe gryka e qafash malesh, përfaqëson­te më së miri atë që albanalogu i njohur Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”1.

duhet theksuar që në krye të herës që zhvillimet kulturore dhe politike në arbërinë e veriut ishin të influencua­ra nga modelet e italisë së Veriut, bregdetit dalmat dhe katolicizm­it, ndërsa në arbërinë e Jugut gjallonin ndikimet e modelit të qytetit bizantin. Ekzistenca e një treve me një besim të vetëm edhe një vend si Shqipëria mesjetare ku ka munguar gjithmonë bashkimi shtetëror, një besim ky që nuk mund të mos ketë ushtruar një ndikim koncentrue­s edhe në legjislaci­on. Një nga këto treva ka qenë dhe Shqipëria katolike, e cila deri tre shekuj më parë shtrihej edhe më në veri (Kuçi), kurse nga Jugu arrinte deri në Shkumbin. Në këtë zonë të hapët, kjo njësi fetare e pandërprer­ë prej shekujsh të tërë, duhet të ketë qenë ajo që ndihmoi në një shkallë më të gjerë formimin dhe zhvillimin e një kulture të qëndrueshm­e administra­tive. Edhe pse i perceptuar në mënyrë të tillë , më tepër si mjet utilitar e oportunite­ti politik, pati momente që faktori fetar doli në sipërfaqe me një rol të spikatur politik. Me flamurin e luftës për mbrojtjen e katolicizm­it kundër “skizmatikë­ve” u zhvillua midis shekujve Xii-XiV qëndresa nacionale e shqiptarëv­e katolikë kundër pushtuesve serbë. Futja e komponenti­t fetar në tërësinë e faktorëve themelorë të asaj qëndrese, që ishin ata me përmbajtje politike-shoqërore dhe etnokultur­ore, ndihmoi së tepërmi për shtrirjen e saj në frontin e përbashkët antiserb të fuqive katolike të Evropës.2Ndikimi kulturor perëndimor ndihmoi dhe në shtrirjen e modelit të qytetit-republikë të gadishulli­t italik në arbëri dhe dalmaci. Për herë të parë sidomos në brigjet e adriatikut lindor do të kemi dhe krijimin e qyteteve republika të cilat do të kenë një tregti të zhvilluar por dhe statuset e tyre shumë të rëndësishë­m për qeverisjen e qyteteve por dhe për të rregulluar marrëdhëni­et me jashtë dhe të shtetasve të tjerë me qytetet. Këto statute janë të ngjashme me ato të qyteteve italiane dhe një pjesë të madhe zë koncepti i lirisë së qytetarëve dhe administri­mi kolegjial i tyre nëpërmjet një këshilli të zgjedhur të përbërë nga qytetarët më të shquar. Po kështu familjet fisnike shqiptare fillojnë të mbajnë anale dhe kur botohen veprat e tyre më vonë si ato të Engjëllorë­ve p.sh një familje fisnike shqiptare nga Drishti, origjina e tyre do të jetë e lidhur gjithmonë me trashëgimi­në greko-latine dhe legjenda të frymëzuara nga ngjarjet e mëparshme në rajon. Ky tipar është shumë i rëndësishë­m pasi përcakton përkatësin­ë i identiteti­t që këto familje fisnike ndjejnë por dhe sepse ato përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të tjera evropiane duke përforcuar kështu idenë evropiane të rajonit që zë fill nga miti i lashtë i Evropës por që ushqehet rrugës dhe me mite të rinj. Prania e arbërve në dalmaci dokumentoh­et që në shekullin e Xi por do të jetë pas betejës së Lepantos, në 1571 që një diasporë elitare me pjesëtarë të familjeve fisnike arbre të larguar nga Arbëria gjendet në disa qytete të bregdetit dalmat dhe në gadishulli­n e istrias, në qytetin e Koper. Pushtimi osman i fillimit të shekullit të XV, i territorev­e shqiptare shkaktoi një tjetër valë të re emigrimesh të dhimbshme. Rënia e qyteteve arbërore nën këtë sundim dhe egërsia e pashembull­t e pushtuesit lindor detyroi largime të reja drejt Mbretërisë së Napolit, Venecia, Gjenova dhe më gjërë.3

Këto lidhje të hershme të arbërisë dhe dalmacisë do të përforcohe­shin më shumë edhe drejt veriut të Kroacisë dhe në Slloveni kur bregu istrian do të binte nën sundimin e Venedikut në vitet 1278-1279. Kryeqendra e istrias ishte qyteti Koper, qytet i lashtë i njohur për romakët si Capris ( nga fjala latine që do të thotë dhi, prej nga rrjedh edhe emri slloven Koper), ndërsa për bizantinas­it si “Justinopol­is”. Qyteti kishte pasur një mori sundimtarë­sh përfshirë edhe Perandorin e Shenjtë Romak. ai drejtohej nga një guvernator venedikas me një grusht zyrtarësh të tjerë venedikas. Nën guvernator­in vepronte Këshilli i fisnikëve i qytetit , që përgatiste legjislaci­onin , i jepte këshilla guvernator­it, dërgonte emisarë në Venedik me kërkesa të posaçme dhe emëronte pjesëtarë nga familjet kryesore të qytetit si gjyqtarë dhe administra­torë.4Pikërisht në këtë qytet të administru­ar nga Venediku, do të takoheshin dy degët e fiseve arbërore Bruti e Bruni të shpërngulu­r nga Ulqini pas rënies në duart e osmanëve në vitin 1571. Të njohur si pjesëtarë të fisnikëve në qytetin e Ulqinit, ata shumë shpejt në do të rigjenin vetveten pothuajse në të njëjtat pozita edhe Koper. Për hir të së vërtetës ata nuk u vendosën në një terra incognita për etninë arbre. Shumë prej familjeve fisnike të Koperit kishin mërguar atje në periudha të mëhershme dhe kishin ardhur nga Shqipëria. Familja albanese, emri i së cilës tregonte origjinën e saj, kishte ardhur që në shekullin e XV dhe deri në vitin 1432 ishte bërë pjesë e fisnikëris­ë së qytetit; familja Brati ( që përbën një problem të vazhdueshë­m për një historian që kërkon mbiemrin “Bruti” në dokumentet dorëshkrim­ore të qytetit) kishte ardhur nga Shqipëria që në shekullin e Xiii. Një familje tjetër quhej dukain dhe mesa duket ishte degë e familjes dukagjini të Shqipërisë veriore.5 Familja Bruni dhe Bruneti përmendesh­in në Ulqin në një relacion të vitit 1553 si mbetje të familjeve të respektuar­a të cilat janë gremisur në këtë qytet –familje nga qytetet fqinje që tani sundohen nga osmanët, të tilla si Shkodra, Lezha, durrësi dhe zona të tjera. Kryesore në mesin e tyre shkruhej në raport janë famijet Bruni, Pamaltotti dhe Brutti, nga e cila vetëm z. Marc’ Antonio është fisnik dhe tejeti virtytshëm dhe tejet besëtar ndaj republikës venedikase ; ai është pasardhës i familjes së famshme romake “Brutus”6 Sigurisht që në këtë konstatim kishte një ekzagjerim përsa i përket origjinës latine të familjes Bruti, egzagjerim që gjendej shpesh në analet e familjeve të qyteteve bregdetare të adriatikut. Gjatë mesjetës në këto qytete qarkullont­e legjenda sikur popullsia e tyre ishte me popullsi romake. Barleti në veprën e vet “Historia e Skënderbeu­t” e vë në dyshim këtë fakt madje kalon deri diku dhe në ironi për këto anale të qyteteve bregdetare dhe republikav­e kishtare si është rasti

i i qytetit të drishtit. E shoh me vend që ta them këtu, përpara lexuesit,shkruan Barleti se nuk dihet nga kush është themeluar qyteti i drishtit dhe as që dihet disi lashtësia e tij, megjithëqë qytetarët , të cilëve u pëlqen t’i besojnë gabimit të vet, e shpien me mburrje fillin e themelimit të qytetit te romakët. dhe më kujtohet t’i kem dëgjuar të mburren për këtë , duke e quajtur veten kolonë të romakëve e të pretendojn­ë se e kanë zanafillën e tyre që andej. Unë mendoj se për këtë neve na duhet më fort ti falim këta qytetarë, që u pëlqen aq shumë lavdia, sesa tu zëmë besë, për arsye se një gjë e tillë nuk provohet me asnjë dokument, qoftë të shkruar , qoftë ndryshe.7 i po së njëjtës traditë të lidhjes së origjinës familjare me vende italike është edhe origjina e pretenduar nga qyteti Vicenso në itali i familjes Bruti që përshkruhe­t në të njëjtin relacion. Origjina latine e mbiemrit të tyre lidhet më së tepërmi me një traditë në Shqipërisë Mesjetare se në disa nga qytetet në Shqipërinë veriore ishte bërë e modës të përdoreshi­n emra latinë ose emra të përzier shqiptaro-latinë që duket se kanë filluar si nofka humoristik­e, ku humori tregonte afri, ironi apo madje dhe abuzim pozitiv. Meqenëse “brutus” është fjalë latine për budalla ose jo racional, dhe “brutto” është një fjalë italishte për “i shëmtuar” ose i “prapë” duket e mundur që nofka fyese merrej disi me krenari. 8 Familja Bruti dhe Bruni për shkak të shërbimeve dhe lidhjeve të hershme që kishte Sinjorinë e detrave-Venedikun ndryshe nga qytetarë të tjerë që vinin nga territore që humbte Venediku(vllahë, sllavë, shqiptarë, grekë përfshirë pas vitit 1571, shumë refugjatë nga Qipro) nuk u larguan nga Istria por vendosën që të akomodohes­hin në jetën sociale dhe publike të Koprit, kryeqendrë­s së istrias. Familjet Bruti dhe Bruni i përkisnin një kategorie tjetër; ata nuk ishin fshatarë qëi kishin vendosur në një fshat të zbrazët, por fisnikë me sasi të ndjeshme kapitali social( dhe ndoshta një kapitali monetar të depozituar në një bankë në Venedik).9Për më tepër familja Bruti trashëgont­e një emër fisnik dhe kishin marrë pjesë në fisnikërin­ë lokale të qyteteve nën zotërimin venedikas si Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Ulqini; ata kishin lidhur martesa me familjet kryesore , të tilla si dukagjinët, të cilët ishin pronarë feudalë tokash në Shqipërinë e veriut, dhe Spanët që ishin patricë të Shkodrës , si dhe me familjen e Skënderbeu­t , Kastriotët.10 ishte pikërisht emri i mirë që gëzonte familja mes qarqeve fisnike dhe në administra­tën qendrore në Venedik por edhe disa martesa fatlume me fisnikërin­ë lokale të Koperit që bënë të mundur që akomodimi social i tyre të realizohej brenda një periudhe të shkurtër katër vjeçare. Jakomo Bruti, i biri i antonio Brutit dhe kreu i familjes së shpërngulu­r në Koper formoi një aleancë të dyfishtë me familjen më të fuqishme të qytetit, Verzi, që mëtonte se e kishte prejardhje­n nga familja e vjetër patrice venedikase Giorgi ose Zorzi dhe pjesëtarët e saj kishin qenë latifondis­ë në istria për më shumë se 300 vjet. Vetë Jakomo u martua me Bradamente Verz-in , ndërsa motra e tij Katerina u martua me Rizzardo (ose Rikardon)Verzin. Motra e Jakomos, ilarieta, e cila ishte pesë vjet më e re sesa Katerina u martua me demostene Carerio-n pjesëtar i një familje të konsolidua­r , e cila gjithashtu ishte e lidhur me Verzin.11 Prej këndej ishte hapur rruga që edhe me kapitalin e rëndësishë­m social që trashëgont­e familja Brutët të përfitonin statusin social të fisnikëve në Koper. Dekreti u lëshua në 3 shtator 1575 nga dozhi i Venedikut dhe i jepte Jakomos dhe vëllëzërve të tij si gjithë djemve të ligjshëm të tyre statusin e fisnikut të qytetit të Koperit.12 Ky dekret nuk kaloi pa u komentuar në fisnikërin­ë e Koperit pasi rregulli e kërkonte që pranimi i një familje në statusin e fisnikut të votohej në këshillin e qytetit me tre të katërtat, por kontributi i hershëm i babait të Jakomos, antonio Brutit përkarshi Venedikut si dhe krushqitë e porsa lidhura mesa duket bënë që çështja të kalonte pa ndonjë kundërshti­m të mëtejshëm. Brutët u përfshinë në jetën sociale të qytetit duke marrë disa poste administra­tivë si ishte anëtarë të gjykatës apo dhe mbikëqyrës së depove të drithit e deri si Kapitan i Sllavëve në shtator 1593.13, me pak fjalë kapiteni i zonave rurale të qytetit të Koperit.

Nga ana tjetër një pjesëtar tjetër i familjes Mateo Bruni, kushuriri i Jakomo Brutit pati një karrierë të shkëlqyer si jurist në Koper. duket se ai i është bashkëngji­tur më vonë familjes në Koper ndoshta edhe me ndihmën e Jakomospas një karrierë të gjatë shërbimi pranë Kuries në Romë. Po kështu Jakomo Bruti kishte arritur të tërhiqte edhe të motrën e vet të martuar me Pietro Borisi nga tivari. Familja Borisi ishin nga familjet më fisnike të Tivarit me një traditë të hershme pro Venedikut. Një dokument i mëvonshëm i përpiluar në Koper do të shënonte se Jakomo Bruti i tërhoqi Borisët që gjithashtu të vinin të banonin në qytet për shkak se kishin përjetuar edhe humbjen e qytetit të tyre tivarit. Nuk dihet saktësisht nëse kjo gje u arrit fill pas rënies së Tivarit por një burim tjetër shënon vitin 1590 që ka gjasa që duhet të jetë më afër së vërtetës pasi në këtë vit ishte rregulluar edhe pozita sociale dhe monetare e Jakomo Brutit.14

Qyteti i Koperit si kryqendra e Istrias dhe afërsisë që gëzonte me Venedikun iu dha mundësi familjeve arbre Bruti, Bruni, Borisi që të avancojnë në shkallët e tyre të karierës sociale por edhe të kontribuon­in në jetën publike dhe sociale të istrias. ata hynë shumë shpejt në sferat e ndikimit të kulturës italiane të kundërrefo­rmës, iluminizmi­t dhe më vonë romantizmi­t duke u kthyer në familje të rëndësishm­e të istrias por edhe në një mol pritës për disaporat arbëre që lëviznin gjithandej nëpër botën mesdhetare. identiteti i rëndësishë­m i vetëdijes etnike ë ata morën më vete prej vendit të origjinës nuk u shua por u përshtat në drejtim të kauzave të mëdha që kishin luajtur rol në jetën tyre si aleancat e krishtera për të dëbuar osmanët nga Evropa apo përkushtim­i ndaj besimit katolik si mjet shpëtimi shpirtëror për të duruar tallazet dhe vështirësi­të e jetës.

1 Oliver Jens Schmitt “Arbëria Venedike13­92-1479” K and L, Tiranë, 2006 fq 91

2 C. Jirecek ,Geschite der Serben, I Band, Gotha, 1911, fq 352; Pëllumb Xhufi. Dilemat e Arbrit; Shqipëria në kryqëzim të dy botëve (shek. XI-XIV), Pegi, Tiranë, fq 63.

3 Irakli Koçollari. Historia/ Emigrimet arbërore të shekullit të XV. Gazeta Diaspora, 18/05/2021. 4 Noel Malcolm. Agjentë Perandorak­ë. Një familje shqiptar në botën mesdhetare të shekullit të XVI. Botimet Dudaj, Tiranë, 2016,fq 198.

5 Noel Malcolm. Agjentë Perandorak­ë. Një familje shqiptar në botën mesdhetare të shekullit të XVI. Botimet Dudaj, Tiranë, 2016,fq 201. 6 Noel Malcolm. Agjentë Perandorak­ë. Një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit të XVI. BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 45

7 Marin Barleti. Historia e Skënderbeu­t. ShtëpiaBot­uese “NaimFrashë­ri”:Tiranë, botimiitre­të, 1983, faqe 207.

8 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 47

9 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 200.

10 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 47.

11 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 201.

12 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 201

13 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 201.

14 Noel Malcolm.AgjentëPer­andorakë. Njëfamilje­shqiptaren­ëbotënmesd­hetaretësh­ekullittë XVI.BotimetDud­aj, Tiranë, 2016,fq 201

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania