Gazeta Dita

Ndahen 4 vazot, kush do bjerë në “grupin e ferrit”? Tre bileta ende në ajër

-

Shorti i simuluar ditë më parë nga FIFA si provë prodhoi të sigurt një grup zjarri. Kokat e serisë së parë kërkojnë të shmangin Holandën, Gjermaninë dhe nënkampion­ët e Kroacisë. Do mungojnë shumë yje si; Salah, Ibrahimovi­ç, ‘garda’ e Italisë, veteranët e Kilit apo talente si Haland. Dje u zbulua edhe top që do luajnë 32 kombëtaret në nëntor-dhjetor, quhet “Al Rihla” (Udhëtari)

Sot pas mesdite (duke nisur nga ora 13:00), nis hedhja e shortit për Botërorin Katar 2022 nga zyrtarët e FIFA-s. Tashmë janë konfirmuar 27 ekipe pjesëmarrë­se në fazën finale, të ndara në katër vazo, sipas klasifikim­it zyrtar të institucio­nit të futbollit, në bazë të paraqitjev­e respektive.

Kanë mbetur për të prerë biletën 5 ekipe, nga të cilat një e konfirmuar gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 në Amerikën e Veriut, kurse 4 të tjerat janë ndeshje ‘ripeshkimi’ apo play-off mes zonave përkatëse. Mbrëmjen e së martës deri mëngjesin e djeshëm, u konfirmuan dy bileta në Europë, me Portugalin­ë dhe Poloninë, si dhe disa ripeshkime, me Perunë, Australinë, Emiratet Arabe, të cilat pas ndeshjes mes tyre do të përballen për një vend me zonën e CONCACAF. Po kështu u siguruan 5 biletat e Afrikës, me; Senegalin që eleminoi në penallti Egjiptin në një ndeshje plot incidente dhe skandale pas ‘bombardimi­t’ me lazer të “faraonëve” nga vendasit gjatë gjuajtjeve të penalltive, Maroku që kaloi Kongon me lehtësi, Kameruni që fitoi ndeshjen dramatike në Algjeri në minutën e 124, Gana që mundi Nigerinë, në një fund takimi ku vendasit nigerianë kthyen përmbys stadiumin për eleminimin dhe sulmuan skuadrën, dhe Tunizia që kaloi Malin. Në Amerikën e Jugut, zona COMNEBOL, kanë siguruar biletat Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji, kurse në play-off shkoi Peruja, që pret një mes Emirateve dhe Australisë.

Jashtë kanë mbetur dy kombëtare si Kili dhe Kolumbia, që kanë një organikë të pasur futbollist­ësh dhe që e përjetuan dështimin me emocione negative dhe revoltë.

Në zonën e CONCACAF e ka siguruar biletën Kanadaja dhe pothuajse SHBA, teksa pritet Meksika dhe një play-off nga Kosta Rika. Kjo e fundit luan finalen me Oqeaninë, mes Zelandës apo Ishujve Solo

mon. Në Europë ka mbetur vetëm një vend i lirë, pasi 12 ekipe kombëtare janë tashmë nëpër vazo. Skoci-Ukrainë është shtyrë për shkak të luftës dhe fituesja do ndeshet me Uellsin. Play-off dhe ripeshkime­t luhen të gjitha në qershor, por hedhja e shortit do të bëhet sot, ku goglat për ta paluajtura­t do përmbledhi­n etiketimin përkatës të fitueses. Në Azi kanë siguruar vendet Irani, Japonia, Arabia Saudite dhe Korea e Jugut. Tashmë 4 vazot janë ndarë; ku në të parën janë 8 ekipet me renditjen më të mirë të FIFA, ku e fundit ishte Portugalia, pas eleminimit të Italisë. Shorti pritet që të rezervojë medoemos një grup ferri për shkak të skemës së tij dhe faktit se në vazon e dytë ka skuadra si Holanda apo Gjermania. Në shortin e simuluar nga FIFA më herët, Anglia u përball në një grup me Gjermaninë dhe ekspertët mendojnë se pavarësish­t faktit se ka skuadra si Katari pritës i eventit në vazon e parë, mundësitë që të ketë një grup ferri janë të mëdha.

Tetë muaj nga nisja e eventit, dje është zbuluar edhe topi zyrtar që 32 kombëtaret e futbollit pritet të dhurojnë spektakël në Katar. Topi i ‘Katar 2022’ është një bashkpunim prej muajsh i FIFA-s dhe Adidas. Quhet “Al Rihla”, një fjalë arabe që shpreh konceptin e “udhëtimit”. Kompeticio­ni nis më 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania