Gazeta Dita

Partia apo drejtësia në ballë?

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

-

Kjo dilemë munduese shpërfaqet pa shterje në jetën normale të qytetareve shqiptarë. Nuk ka veprim gjyqësor që partia mos të fusë hundën e vet lakmitare, para e pas vendimeve të gjyqësorit, duke influencua­r negativish­t në besimin qytetar tek organet e drejtësisë. Natyrisht edhe duke infliltrua­r në koshiencën e prokurorëv­e e gjyqtarëve, pasi edhe ata janë qytetarë, ndjesinë e drojes e të luhatjes në përballje me krimin. Reagimi i PD-së, një dreq e di se për cilën parti bëhet fjalë, kundër Gj.Kushtetues­e, pasi nuk iu pranua denoncimi, ishte rrugaçian e me fjalor të denjë për partitë tona skandaloze. Nuk është problemi se ju plotësua ose jo dëshira partiake Tabakut a Vokshit, por atij ndikimi negativ që përmendëm, për organin më të lartë të drejtësisë, që lë shije të hidhur tek qytetarët, duke copëzuar edhe atë pak besim tek drejtësia e pasvetingu­t. E sigurisht mbjellin mosbesim tek vetë drejtësia, duke menduar krahasimis­ht, se kur një parti injoron e mallkon një gjykatë supreme, imagjino një gjyqtar të shkallës së parë. Për të qenë në rregull me veten duhet theksuar se kjo është më e theksuar tek partitë opzitare, pasi duan të justifikoj­në paaftësinë dhe humbjen e besimit tek njerëzit, duke iu hedhur në fyt kujt t’i dalë përpara në kërkim të alibive. Rasti i deputetit që dorëzoi vullnetari­sht mandatin pas kërkesës së prokuroris­ë, pa komision mandatesh (na ndritën këta komisionet),është një xhest normal njerëzor. Ai bëri vetë atë që do të vendosnin të tjerët për të. Por mu duk grotesk e krejtësish­t i pakuptuesh­ëm reagimi i njërës nga PD-të, kur pasi deputeti dha dorëheqjen, e pasi ajo u pranua, ato(PD-të) kërkonin si kofinin(koshin) pas të vjelave, të ishin ata vetë heqësit e mandatit, sigurisht pas oraratoriv­e bombastike të Tabakut e Vokshit, kur vetë deputeti tashmë është në dorë të organeve të drejtësisë. Shpesh thelbi i problemit gjendet në hollësira. Ndërhyrja partiake, trashëgim nga Enveri e pasuesi i tij i pas ‘90-tës,vazhdon me reminishen­ca aktive e të qenësishme edhe sot që po flasim e bëjmë filozofin. Rruga e Kombit, Gërdeci, “Lufta civile” e ‘97-‘98-tës, ÇEZ(S)-i, Katër të Janarit, Grabitja e thesarit në Krrabë, 700.000 dollarët, Vjedhja e pronave të shqiptarëv­e e plot të tjera, kaluan si pa të keq, e pothuaj pa fajtorë, pasi partia ishte në ballë si qëmoti. U dënuan ca si ushtari Llupo i Janarit. Por vetëm kaq. Drejtësia vazhdon letargjinë (gjumin e ariut)edhe sot e kësaj dite, pa arritur të dalë nga shpella e të fërkojë sytë e përgjumur, për të parë ndonjë send me peshë, përveç ndonjë kacabuni mjeran. Është e trishtuesh­me që ne shqiptarët nuk po arrijmë të kuptojmë se partitë nuk janë ligji e aq më pak drejtësia. Ata janë thjeshtë biznesmenë që punojnë për të fituar, si ata që shesin sallatë tek “Pazari i ri”. Shesin ide apo premtime, e kur ata nuk mbahen, kujt dreqin i hyjnë në punë? Shteti ligjor e një drejtësi e barabartë për të gjithë, është ajo që presin qytetarët prej tyre kur i votojnë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë përse hyjnë në punë politikanë­t e më kryesorja, përse duhen ndjekur e përkrahur me vota, duartrokit­je, sopata, sfurqe, vare a pushkë, për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit, e në mbrojtje të vilave të tyre të pista e pasurive korruptive!? Natyrisht nuk mund të futen të gjithë në një rreth të ferrit të Dantes, por që një nga rrathët e meritojnë pothuaj të gjithë këta të “demokracis­ë”, them se është e justifikue­shme. Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania