Gazeta Dita

Tabaku-Alibeaj: Kërkoni ndjesë, kontrata abuzive dhe sëkëlldi! Ahmetaj-Spiropali: Foli reforma në drejtësi, po silleni si inkuizitor­ë populistë!

-

Lënia e mandatit nga alqi Ballko, pas kërkesës për arrestimin e tij nga SPaK, si të përfshirë në aferën e incenerato­rit të Fierit, ka shkaktuar debate në Parlament mes opozitës dhe mazhorancë­s, ditën e djeshme në seancën plenare. deklaratat e Jorida tabakut se SPaK zbuloi aferën e incenerato­rëve dhe pritet të arrestojë alqi Bllakon dhe se qeveria duhet të kërkonte ndjesë ka marrë përgjigje nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha se ajo është puna e reformës në drejtësi që u kundërshtu­ar me forcë nga Pd. Por menjëherë foli Enkelejd alibeaj, që tha se qeveria është në sëkëlldi nga kjo ngjarje dhe se pushteti bën mirë të mbyll gojën kur flet drejtësia. Por ministri ahmetaj u përgjigj se “Pd po sillet si inkuizitor populist”.

Debati, dje në Kuvend:

tabaku: Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetarë bashkie. Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky Parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ, duke shpenzuar më pak për incenerato­rët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPaK.

Spiropali: Nuk ishte balloni prej 430 mln euro që ngrite vetë, por ishte reforma në drejtësi që ti zonjë së bashku me shokët e tu nuk le dy gurë bashkë për ta kundërshtu­ar. Nuk je ti dhe askush tjetër që çon njerëzit pas hekurave dhe mbroni njerëz nga burgu. Këtu sot nuk mungon vetëm Bllako por edhe Basha, të dy të përjashtua­r për arsye të ndryshme. i pari se rëndoi vetë partinë e tij, i dyti se dha dorëheqjen. alibeaj: E kuptoj sëkëlldinë e zonjës, por nuk do të ishte e hijshëm për askënd se teksa ka ndodhur një akt i drejtësisë së brishtë, do të duhet të së pari ta përshëndes­ni dhe së dyti të mbyllni gojën. Shërbimi më i madh që i bëhet drejtësisë është që pushteti të mbyllë gojën.

ahmetaj: Paaftësia + populizmi + cinizmi është katastrofë dhe për katastrofa ju kemi më prodhimtar ju. E dyta, kujdo qoftë që dëshiron dhe ka histori interesant­e me drejtësinë dhe do ju kujtojë se “bota është rrumbullak­e” lëreni drejtësinë të bëj punën e vet. Mos hajdeni këtu si inkuizitor populist.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania