Gazeta Dita

GJKKO lë në qeli 4 nga të akuzuarit, në arrest shtëpiak vetëm një zyrtare. Priten dhe katër masa të tjera

-

GJKKO ka caktuar dje masën e sigurisë arrest me burg për të akuzuarit për incenerato­rin e Fierit, dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë, duke pranuar kërkesën e SPaK. të dyshuarit, përfshi dhe ish-ministrin Lefter Koka, që mori masë të dytë ndalimi edhe për incenerato­rin e Fierit, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim para gjykatës dhe iu është komunikuar vetëm vendimi. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, ishte e përbërë në trupë nga gjyqtarja irena Gjoka si kryesuese, kurse SPaK-u ishte i përfaqësua­r në kërkesë nga prokurori dritan Prençi, me objekt “marrjen në pyetje të personave të arrestuar, ndaj të cilëve është ekzekutuar masa e sigurimit e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.22, datë 26.03.2022”. të akuzuarit në dosje për incenerato­rët e Elbasanit dhe të Fierit, me një aferë korrupsion­i që shkon në të paktën 5 mln euro për rastin e ishministr­it, janë; Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, Pëllumb abeshi, azem Shatëri, Florjan Muçaj, Sabina Cenameri, ku për të parët u dha “arrest me burg” dhe për Cenamerin “arrest shtëpiak”.

të dyshuarit kanë të drejtë të apelojnë masat në shkallën e dytë, për të kërkuar lirimin nga paraburgim­i

SPaK lëshoi 9 urdhër-arrestet për hetimin që lidhet me incenerato­rin e Fierit, ku 7 ishin masa sigurie “arrest me burg” dhe 2 në “arrest shtëpie”. Biznesmeni Klodian Zoto ëhstë ende në arrati, ndërsa pritet të jepet masa edhe për 3 të tjerët Erjon Murataj, arenc Myrtezani dhe Etleva Kondi, po zyrtarë institucio­ni. Në kërkim janë edhe 4 persona të tjerë për dosjen penale në fjalë, teksa në total janë 15 të dyshuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania