Gazeta Dita

Dje u identifiku­an vetëm 69 raste të reja me Covid-19

-

Ndonëse janë kryer afro një mijë testime tek rastet e dyshuara në të gjithë vendin, autoritete­t e shëndetit kanë konfirmuar vetëm 69 raste të reja infektimi me koronaviru­s. Fatmirësis­ht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të deklaruara, përgjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 69 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastë­r, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 469 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 63, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu edhe të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania