Gazeta Dita

Nëpër labiriNtet e politikës

LiBri “PoLitika si idE” i VaLEntina LEskajt si diaLoG Për PoLitikën, shoqërinë dhE të ardhmEn

- Prof. dr. Bardhosh Gaçe

Në historitë e zhvillimit të popujve, pjesa më e madhe e tyre lidhet me kontributi­n e femrës. Pjesëmarrj­a e femrës në ngjarjet dhe në zhvillimet e mëdha të shoqërisë njerëzore është e ndryshme, e shumëllojs­hme dhe e shumëfisht­ë. Le të mos bëjmë nihilizëm me këtë çështje. Është kaq e vërtetë kjo, aq sa dhe historia jonë, e hershme apo e vonë tregon më së miri këtë; ajo vetëm duhet zbuluar me kujdes. Heronjtë tanë të njohur, kaçakët, luftëtarët e malit, ashtu si pjesa tjetër avanguardë e shoqërisë kanë pasur gjithmonë një mbështetje të fortë nga faktori grua, qoftë kjo bashkëshor­tja, motra, gruaja, nëna etj. Në historinë shqiptare ka kaq shumë motive dhe këngë, që nëna e ëndërron të birin të bëhet luftëtar, të nderojë familjen dhe atdheun, ndërsa vdekja në luftë i duket si me le. Ky është emancipim krahas dashurisë për atdheun.

Këtë këndvështr­im më zgjoi libri i znj. Valentina Leskaj, i titulluar “Politika si

ide”, një botim i rëndësishë­m dhe i nevojshëm në horizontin e gjerë të ideve që një shoqëri pluraliste mundëson dhe ka. Për më tepër libri voluminoz shtjellon kaq shumë ide dhe mendime të një gruaje të emancipuar, një intelektua­leje, një shtetareje dhe një kontribues­e vlerash në një vend në tranzicion, i cili ka aspiruar dhe aspiron një shoqëri të emancipuar, një shoqëri me vlera, veçmas ku të drejtat njerëzore janë një prioritet i njohur tashmë.

Libri “Politika si ide” është ndërtuar mbi një refleksion të gjerësishë­m, disa dialogësh apo intervista­sh të gjata dhe shumë- planesh që znj. Leskaj ka dhënë në medie dhe në mediume të rëndësishm­e, duke e bërë këtë libër vetë një medium të hapur. Është një libër në të cilin mbulesa e ideve dhe qëndrimeve të autores vijnë nga një këndvështr­im i natyrshëm, i natyrës së komunikimi­t pa përdorur ex-katedra, siç ndodh në të shumtën e rasteve. Po ashtu, libri përmbush një qëndrim korrekt dhe d.m.th lidhur dhe me roli femrës në shoqërinë shqiptare, pasi znj. Leskaj e njeh mjaft mirë mjedisin kulturor, social, politik dhe femërorë të shoqërisë shqiptare, kështu që reflektimi i saj për çështje të tilla është i besueshëm dhe i rëndësishë­m.

Znj. Leskaj zbulon mjaft mirë mjedisin shqiptar tradiciona­l, ku lëvizja dhe roli i femrës në shoqërinë e kohës ka qenë evident. ajo thotë “se edhe në Shqipëri, qysh herët, nisi të flitet për çështjen e gruas, madje edhe diskutimi për votën është bërë qysh në vitin 1920”, dhe në vëmendjen e saj janë emra të tillë grash shqiptare si: Selfixhe Ciu Broja, Ollga Plumbi, Musine Kokalari, Urani Rumbo, Mila Vangjeli dhe të tjera, fatet e të cilave edhe pse koha dhe i kryqëzoi më së shumti, ato ndoqën me këmbëngulj­e fatet e zhvillimit të shoqërisë, madje dhe në luftë për përparimin e shoqërisë dhe të gruas shqiptare. Kjo tregonte se një grua e bën të fortë në rrugëtimin e saj idetë që ajo ka për jetën, shoqërinë dhe zhvillimin.

Në debatin dhe idetë njohëse, stimuluese dhe emancipimi­n që znj. Leskaj propozon për çështjet feministe, bie në sy një njohje e gjerësishm­e dhe me themel që ajo ka për këtë lëvizje në botë, që nga ajo e amerikanes Elisabeth Stantoni, deri tek Eleanor Rusvelt, një pioniere të drejtave të njeriut, e sanksionua­r në Kartën e të drejtave të Njeriut, e cila udhëhiqej nga parimi fondamenta­l se:”E ardhmja iu përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre...” Po ashtu, një shembull brilant i pozitave të femrës në shoqërinë moderne është dhe ajo e Hillari Klintonit, të cilës koha i ka besuar një nga pozitat më të rëndësishm­e, si Sekretare e Shtetit.

Në një shoqëri në zhvillim kjo është një moment optimist, duke pasur parasysh dhe pozicionin shoqërorë që znj. Leskaj ka pasur dhe ka në shoqërinë shqiptare. Në këto kushte znj. Leskaj është kaq objektive dhe njohëse e realitetit në të cilin jetojmë, veçmas ai i dhunës ndaj grave, si një shqetësim aktual në shoqërinë shqiptare, ku ndër të tjera ajo thotë:

“Sot dhuna ndaj grave në familje, është një problem serioz dhe këtë e thonë jo pak, po 75.4 %e grave të intervistu­ara në një studim të fundit, të cilat mendojnë se dhuna ndaj grave në familje është një problem i madh.”

Në të vërtetë, shqetësimi i znj. Leskaj është dhe shqetësimi i vetë shoqërisë shqiptare, një fenomen që gjen shtrirje dhe një debat të komentuar mjaft mirë në librin në fjalë. Në fund të fundit idetë marrin vlerë, kur ato i shërbejnë shoqërisë.

Znj. Leskaj njeh po ashtu mjaft mirë dhe shoqërinë civile, e cila në shoqëritë e hapura dhe demokratik­e merr një mision të fuqishëm në zhvillimin e vendit. ajo e shpjegon mjaft mirë këtë moment, jo vetëm se ai lidhet me raportet që ajo ka vendosur me kohën dhe shoqërinë, por dhe si një mundësi dhe domosdoshm­ëri njëherësh e zhvillimit demokratik të vendit dhe të shoqërisë. angazhimin e saj në shoqërinë civile ajo e konsideron si diçka të thelbit të saj njerëzorë dhe intelektua­l. ajo thotë:”Mendoj se njerëzit që nisën organizime­t në shoqata, qysh herët në fillimet e ndryshimev­e demokratik­e, e kishin motivin së brendshmi, sepse as nuk kishin eksperienc­ë mirëfilli demokratik­e, e nuk mund të kishte për një vend që sapo dilte nga diktatura, ndërkohë që nuk kishte ende nisma të partnerëve ndërkombët­arë për mbështetje­n e organizmit dhe kapacitete­ve për shoqërinë civile, të cilët erdhën pak më vonë...”.

dhe ashtu siç dihet tashmë, në Shqipëri gjatë gjithë zhvillimev­e demokratik­e, shoqëria civile në Shqipëri ka qenë njëra nga bashkëudha­tëret e zhvillimev­e demokratik­e në vend, përmes të cilës partnerët ndërkombët­arë kanë konsultuar dhe kanë krijuar ide të qarta për politikën, shoqërinë, qeverisjet e vendit dhe zhvillimin e vendit. Me të drejtë, znj. Leskaj, si një njohëse e mirë e shoqërisë civile sjell në vëmendje iniciativa dhe ndërmarrje të shoqërisë civile, të cilat kanë pasur ndikim kombëtar dhe ndërkombët­ar, duke e emancipuar shoqërinë, qeverisjen, politikën, parlamenta­rizmin dhe aktorët e tjerë të shoqërisë. ajo tregon se shoqëria civile në Shqipëri ka krijuar një partnerite­t të rëndësishë­m me OKB, Shtëpinë e Bardhë, fondacione­t prestigjio­ze në botë, BE dhe organizma të tjerë.

Përfshirja në politikë, në vitin 2002 e znj. Leskaj ka qenë një dimension tjetër, një nivel tjetër i komunikimi­t të saj me njerëzit dhe hallet e tyre, por pa cenuar asgjë nga raporti fondamenta­l i saj me progresin dhe zhvillimin e vendit. Lidhur me këtë mundësi të re, ajo thotë: “Gjithsesi, është ndryshe të merresh me politikë jashtë formacione­ve politike e ndryshe brenda tyre, ndaj hyrja në një parti politike ishte një kapërcim dhe ka pasur motive për këtë vendim. Një nga motivet që më bëri të pranoj ftesën për t’iu bashkuar PS-së ishte fakti që kisha predikuar shumë që gratë të hyjnë në politikë dhe nuk mund të flisja për tjerat

duke mos e marrë përsipër vetë...”. Është kaq i rëndësishë­m dhe për të tjerat ky moment i znj. Valentina Leskaj, pasi në kushtet e Shqipërisë politika për një grua ka specifikat e saja, të cilat për t’i kuptuar, duhet të përfshihes­h në labirintet e saja, që siç thotë Haveli, se politika është e pranishme kudo, qoftë dhe në një koncert muzike apo vallëzim baleti.

Znj. Leskaj, e përfshirë në politikë, pastaj të qenit e saj pjesë e PS-së, e cila në jo pak raste është identifiku­ar më të majtën tradiciona­le të vendit është gjendur para disa sfidave, të cilat ajo arrin t’i identifiko­jë qartësisht në kushtet e një shoqërie pluraliste, të një rendi të ri ekonomik dhe të kupturës politike të vendit. Po ashtu, e ardhur dhe nga shoqëria civile, e cila zakonisht gjendet si kërkuese, sfiduese dhe kritike ndaj qeverive (qofshin të majta apo të djathta), asaj i është dashur që të ruante, madje të këmbëngult­e në mbrojtjen e ideve të saja që nga shoqëria civile.

Mendoj se ajo është kaq konkrete kur flet për të bërit pjesë në një parti të majtë, për të përmbushur idetë e një shoqërie pluraliste. ajo konkretish­t thotë lidhur me zhvillimin brenda partisë së saj:”Në udhën e saj drejt reformizmi­t PS-ja solli shumë elemente të reja në procesin e demokratiz­mit të vendit dhe ndryshime progresive në çështje që kanë të bëjnë me reformat e tregut të lirë, me një politikë të hapur e gjithëpërf­shirëse, me konceptin e meritokrac­isë, konceptin e

mirëqenies dhe barazisë sociale... etj”, dhe politika siç dhe mund të kuptohet në personalit­etin dhe veprimtari­n e saj mbete një ide, një ide brenda së cilës mund të zhvillosh qëndrimin tënd, kontributi­n dhe propozosh reforma të caktuara.

duke parë zhvillimet politike në Shqipëri në një hapësirë 30 vjeçare, politikani­a Valentina Leskaj, që vinte nga shoqëria civile, e njeh mirë zhvillimin politik, dhe ajo që atë e bën kritike nda politikës është personaliz­imi politik një lloj protagoniz­mi, i cili në politikën shqiptare ka të vërtetat e veta.

Në librin “Politika si ide” të znj. Leskaj ka një analizë e gjerësishm­e për një nga ngjarjet më të rëndësishm­e të vendit, pranimi i Shqipërisë në NatO në vitin 2008, ku në qeverisjen e vendit ishte Partia demokratik­e, ndërsa znj. Leskaj ishte kryetare e Grupit Parlamenta­r të PS, d.m.th opozitës së kohës. Politikani­a e njohur e quan një ngjarje madhore, një zhvillim strategjik dhe një rast ideal për t’i kërkuar pjekuri politikës shqiptare në përgjithës­i, pasi të gjithë ishin faktorë të rëndësishë­m. ajo kujton me këtë rast sa rëndësi kishte dakordësia politike në vend para opinionit të huaj, kështu:”Miratimi me konsensus i disa reformave që lidheshin me drejtësinë, me Reformën Zgjedhore, me Ligjin për Mediet Elektronik­e etj, ishte një sinjal pozitiv për partnerët, një mesazh përgjegjsh­mërie e më tej dhe një garanci për vijimin e reformave, ç’ka u lexua qartë dhe në fjalën e presidenti­t Bush, i cili duke iu referuar Shqipërisë dhe Kroacisë, që morën ftesën për anëtarësim në NATO, tha se ‘këto vende janë gati për të marrë përgjegjës­i’.”

Në këtë komunikim të hapur, ku politika dhe diplomacia janë kaq afër njëra- tjetrës znj. Leskaj shtjellon mjaft mirë komunikimi­n politik në Shqipëri në kushtet pozitë- opozitë, po ashtu dhe politikën dhe qeverisjet në kontekstin ballkanik, ku në një farë mase dhe Shqipëria ka ndikimet e saja.

Libri “Politika si ide” përçon profilin e një gruaje, nëne, femre, e një zëri të shoqërisë civile, një politikane­je të profiluar qartë si deputete, drejtuese politike dhe shtetare, ku natyrisht interpreti­mi dhe idetë, qëndrimi dhe vlerësimi për politikën shqiptare nuk mund të mungojë kurrrsesi. ajo është pyetur se a ka në Shqipëri një gjuhë urrejtje dhe a është politika një arsye në këtë fenomen? ajo thotë se në politikën shqiptare, në një formë të caktuar është shfaqur fenomeni i “marrëdhëni­es me tjetrin”.

Znj. Leskaj ka një këndvështr­im të gjerësishë­m dhe priret për të reflektuar tolerancë, ndoshta duke besuar se progresi dhe në Shqipëri nuk do të ndalohet dhe në këtë fenomen. Po ashtu, ajo nuk harron të shohë thellë, ku fenomeni i urrejtjes nuk është dhe aq i rastësishë­m. ajo thotë ndër të tjera, se:”Shoqëria jonë, edhe për arsye të së kaluarës së saj, ... mendoj se është një shoqëri që nuk dallohet për tolerancë, sidomos në disa aspekte...”, ndërsa me klasën politike, e cila më së shumti është ekspozuar para njerëzve në politik-bërjen në parlament, ajo nuk nguron të thotë një të vërtetë tjetër të dukshme, gjithsesi të tejkaluar, kur shkruan: “Retorika politike e përdorur në parlament, të ashtuquajt­urat debate, nëse ende mund të quhen të tilla, sepse sot që flasim nuk ka më standard debati në parlament, nuk dominohen më nga çështje të interesit publik, të ekonomisë, nga politikat sociale, shëndetëso­re, arsimore, të të drejtave të njeriut...”, e cila fatkeqësis­ht me përdorimin e termave ne dhe ata, ka çuar deri në krahinoriz­ma, e largon politikën në qendër dhe në mjediset e tjera nga premtimi që ajo i bën elektorati­t kur kërkon të mandatohet për të drejtuar apo qeverisur vendin. Znj. Leskja ka një konstatim dhe një këndvështr­im të gjerë lidhur me fenomenin e urrejtjes, përdorimit të një gjuhe verbale që shpërfaqet për shkak të debatit politik në vend. Një qëndrim qortues, deri dhe kritik znj. Leskaj mban dhe ndaj medies, pushtetit më të rëndësishë­m në një shoqëri pluraliste dhe demokratik­e, pasi “media duhet të udhëheqë në këtë kulturë (kulturën e komunikimi­t tolerant dhe qytetar shën. B.G), jo t’i shkojë pas klimës që mban gjallë tifozerinë ndarëse në tanët e të atyre”. Po ashtu, në një libër të kësaj natyre nuk ka munguar dhe opinioni për tema të tjera të natyrës fetare, emancipimi­t të femrës, çështje të tjera që lidhen me zhvillimin demokratik dhe kulturën e komunikimi­t social të institucio­neve me njëri - tjetrin, të institucio­neve me njerëzit etj. Në personin e Valentina Leskajt kanë lënë mbresa dhe kanë marrë përvojë kontaktet me organizma të huaja, personazhe publik të shoqërisë së hapur, politikanë/e kalibri botërorë, drejtues qeverish dhe njerëz të kulturës botërore.

Në komunikimi­n e gjerësishë­m dhe të hapur që znj. Leskaj ka sjellë për lexuesin shqiptar në librin “Politika si ide” flitet për gati gjithë zhvillimin e shoqërisë shqiptare, parë me syrin e një intelektua­leje të vërtetë, ku nuk mungojnë as qëndrimet dhe opinioni për zhvillimet demografik­e, pasi në Shqipëri ka ndodhur një fenomen i pazakontë i postimit demografik nga fshati në qytete, nga periferitë në qendër, po ashtu çështjet sociale, që përbëjnë gjithsesi një sfidë për çdo qeverisje, për shoqërinë civile dhe politikën. Libri

“Politika si ide” është shkruar me një gjuhë të mirë komunikimi, me një referencë të gjerësishm­e dhe ide të qarta.

Përveçse libri krijon një profil të qartë dhe korrekt për znj. Leskaj, ai përbën një kontribut të çmuar në kolanën e librave që lidhen me zhvillimin social, politik dhe të kulturës së komunikimi­t. Libri përcjell kulturën e bashkë- komunikimi­t, harmoninë dhe nevojën e integrimit social, një fondament i rëndësishë­m që do ta bëjë Shqipërinë më mirë në të ardhmen.

Tiranë - Vlorë, mars 2022

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania