Gazeta Dita

Armand Duka si “Ali Baba me 40 hajdutë”, merr pjesë në Kongresin e FIFA-s

-

Presidenti i vetëzgjedh­ur ilegalisht i Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk surprizon asnjëherë me vendimet e tij kontravers­e. Për të treguar se “është mbi të gjithë, madje edhe mbi Drejtësinë”, ka sfiduar organet vendimmarr­ëse që qëndrojnë më sipër tij. Edhe pse i pezulluar me vendim gjykate të formës së prerë, nga Apeli i Tiranës, për skandalin e manipulime­ve të zgjedhjeve në Shoqatën e Tiranës dhe i pandehur për dy akuza që po e çojnë drejt burgut, Armand Duka mori pjesë dje në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Doha me rastin e Botërorit të Katarit 2022 dhe hedhjes së shortit mbrëmjen e sotme (ora 18:00). Duka dhe FSHF shkelën hapur ligjet, teksa prezent ishte me të edhe i pezulluari tjetër, sekretari Ilir Shulku. Kjo përbën shkelje të hapur të vendimit të gjykatës për pezullim dhe një tjetër karshillëk që Duka i bën institucio­neve në Shqipëri.

Kujtojmë se përmes një procesi farsë u rizgjodh Armand Duka në krye të Federatës, por funksionet e tij dhe të sekretarit të përgjithsh­ëm Ilir Shulku janë të pezulluara nga vendimet e Gjykatës së Tiranës, që deri tani ka marrë 8 verdikte kundër tij. Më 18 mars, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Armando Dukës dhe Ilir Shulkut, sepse janë në hetim nga Prokuroria, pasi dyshohen për falsifikim të dokumentev­e zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmemeti.

Armand Duka u rikonfirmu­a President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithsh­me. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucio­nit më të rëndësishë­m të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme. Juridikish­t këto zgjedhje konsideroh­en jo vetëm antiligjor­e, por edhe pa asnjë vlefshmëri, pra nul. Dukën mund ta njohi vetëm Ceferini i UEFA-s dhe Infantino i FIFA-s, por në Shqipëri firma dhe vula e tij nuk ‘pijnë më ujë’ dhe çdo vendim që merr konsideroh­et vepër penale dhe pavlefshmë­ri.

Pak ditë më parë Duka u hakmorr edhe ndaj mediave kritike, duke i lënë jashtë akreditime­ve për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri “Air Albania” sipas standartev­e të fiksuara nga UEFA, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës, por në vend të tyre, në stolat e gazetarëve u ulën ‘miqtë e federatës’. Gjykata e ka paralajmër­uar Dukën se për çdo shkelje që ndërmerr pas vendimit të saj të formës së prerë, rrezikon një dënim deri në 3 vite burgim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania