Gazeta Dita

SHBA dhe Meksika ia dalin, kualifikoh­en 29 kombëtare, në qershor luhen 3 bileta play-off. Infantino: Ky, botërori më i mirë

-

Botërori i Katarit 2022 do edhe tetë muaj, por ethet e skuadrave të kualifikua­ra dhe kalkulimet kanë nisur. Ka shkuara në 29 nga 32, numri i kombëtarev­e të kualifikua­ra, për eventin që nis më 21 nëntor të këtij viti. Dy skuadrat e fundit që prenë biletën janë Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse Kosta Rika, edhe pse fitoi ndaj SHBA-ve, siguroi vetëm ripeshkimi­n play-off që do e luajë me Zelandën më 13 qershor, si pasojë e golavarazh­it të dobët. Meksika ia doli pasi mundi El Salvadorin me rezultatin e pastër 2-0, duke fituar të drejtën edhe të vazos së dytë, bashkë me SHBA-të. Për rrjedhojë kanë mbetur ende edhe 3 bileta në lojë. Një në Europë ku pritet të luhet “playoff”-i midis Skocisë dhe Ukrainës, me fituesin e këtij çifti që do të përballet me Uellsin, që priten po në qershor. Dy vendet e tjera do të përzgjidhe­n nga “playoff”-i ndërkontin­ental. Vendi i pestë i Amerikës Latine, që e arriti Peruja, do të përballet me fituesin e sfidës play-off Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi. Sfida tjetër do të jetë ajo midis vendit të katërt të Amerikës Veriore dhe Qendrore, që është Kosta Rika, me fituesen e kualifikue­seve të Oqeanisë, Zelandën e Re. “Playoff”-i ndërkontin­ental do të luhet me dy takime vajtje-ardhje dhe goli në fushën kundërshta­re do të jetë i pranishëm si rregull. Ndërkohë që sot në orën 18:00 me atë shqiptare, do të hidhet në Doha të Katarit shorti për fazën e grupeve, ku pritet që të paktën një prej tyre ose dy, (Holanda dhe Gjermania janë në vazon e dytë), të bienë në grupin e ferrit. Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, tha dje në Kongresin e Dohas në Katar që mbajti organizmi futbollist­ik, se “Ky do të jetë botërori më i mirë”, teksa shprehu dhe dëshirën për një event të tillë çdo dy vjet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania