Gazeta Dita

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Pse Putin u referohet shqiptarëv­e

-

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Shaqir Vukaj i ftuar në “Ballkan” në Abc ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, por dhe marrëdhëni­et ShqipëriRu­si.

Vukaj tha se lufta do të sjellë ndryshime të mëdha në arenën ndërkombët­are. Ndërsa shtoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë të rëndësishë­m për Rusinë, aq sa dhe vetë presidenti rus Vladimir Putin ju referohet shpesh.

Sipas tij çështja e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që vetë Putin të jetë i përqendrua­r tek shqiptarët. Pjesë nga biseda: Vukaj: Si shumë njerëz edhe unë nuk kam menduar se Rusia do të ndërmerrte një agresion, por nga ana tjetër gjithmonë kam patur mendimin se Ukraina duhet të mbajë një qëndrim neutral, pasi rreziqet kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Karadaku: Ukraina neutrale, kush e garanton paprekshmë­rinë e kufijve ukrainas?

Vukaj: Kjo luftë nxori në pah shumë gjëra, NATO kishte probleme, OKB çfarë roli ka sot? Ishte në gjendje të ndalonte luftën. Për mendimin tim kjo luftë do të sjellë ndryshime shumë të mëdha në luftë. Çfarë tregoi globalizim­i, për shumë gjëra Europa nuk ka çfarë i bën Rusisë.

Karadaku: Po ne si i kemi marrëdhëni­et, Shqipëria nuk është vend neutral, ne jemi pjesë e NATO-s?

Vukaj: Ne jemi shumë të rëndësishë­m për Rusinë. Putini i referohet shqiptarëv­e, sepse është problemi i Kosovës, është problemi i Serbisë. Sapo filloi lufta Putini foli për vullnetarë shqiptarë, e vuri theksin këtu se është problemi i Kosovës është problemi i Serbisë. Edhe para 3 ditësh Lavrov deklaroi që Kosova mos ngazëllehe­t nga lufta jonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania