Gazeta Dita

Si do vejë puna .... ?

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

-

I gjithë ky skenar mashtrimi për çmimet e shportës në vendin tonë ka ngecur. Nuk po ulen çmimet, do presim ne kur të mbarojë lufta në Ukrainë pa të ulen çmimet e shportës. Ne po ecim me luftën ne Ukrainë. Filloi lufta atje, u rritën çmimet te ne, vazhdon lufta atje vazhdojnë rritjet e çmimeve te ne. Buka po vazhdon të shitet akoma me 40 lekë më shumë, vaj Olim 150 lekë më shumë, po ecim paralel me luftën. Si do vejë halli mi dhjefsha tëmen !? Do ulen çmimet apo jo? Situata e furnizimit me grurë u normalizua, çmimet pse nuk ulen ? Po ankohen qytetarët çdo ditë për çmimet e larta. Te ne u bënë 8-9 protesta para Kryeminist­risë po nuk dhanë rezultat.

Këto protesta vlejnë më shumë për tregtarët që të ulin këto çmimet e shportës. Nuk u dalin 20 lekë më shumë buka, që e rritën 40 lekë më shumë te buka, vaj Olim nuk u del 50 lekë më shumë për litër por e bëjnë 150 lekë për litër. Tregtarët e sotshëm te ne janë bërë më të ashpër, si Agallarët e parë. Kur filloi lufta në Ukrainë i rritën çmimet menjëherë, si Agallarët para luftës.

Që shisnin te fshatarët 1 kg prikë 7 lekë. Po ishte pushtet i fortë që doli nga lufta Nacional Çlirimtare, jua u mori kripën Bejlerëve, ja shpërndau popullit falas. Kur të mbarojë lufta në Shqipëri u tha tregtarëve, do veni të merrni faturën e kripës , kështu e duan këta tregtarët sot. Pa është shteti i butë, nuk ka guxim si pushteti që doli nga lufta. Nuk e bënë dot këtë punë, prandaj ngrihen çmimet te ne çdo ditë . Si tu dojë qejfi tregtarëve. Në po shpresojmë se kur të mbarojë lufta në Ukrainë të ulen çmimet e shportës në vendin tonë. Do vazhdojmë të ecim paralel me luftën në Ukrainë. Luftar Kuka, Patos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania