Gazeta Dita

SPAK zbulon ‘pas kuintave’; Vendimi për ish-deputetin Alqi Bllako dhe si përfundoi në Polici

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit Të Organizuar ka publikuar detajet të reja lidhur me arrestimin e ish-deputetit të akuzuar për korrupsion për Incenerato­rët, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, vendimi nga GJKKO për masën e sigurisë “arrest me burg” është dhënë rreth orës 15:30, të datës 31.03.2022. Ndërkohë, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturav­e të Policisë së Shtetit menjëherë pas vendimit konkretish­t në orën 15:45. Megjithatë SPAK sqaron se Bllako është mundur të kapet nga Policia e Shtetit në orën 03:30 të datës 01.04.2022.

Reagimi i SPAK:

“Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikua­ra nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal. Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicio­n të Prokuroris­ë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturav­e të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania