Gazeta Dita

Telefonata çon policinë në ndjekje të një makine, 2 të arrestuar dhe një nën akuzë. Dyshohet se do grabisnin

-

Rrahja gjatë zgjedhjeve të kaluara nga administra­tori i Njësisë administra­tive Kallmet i kthehet kundër këtij të fundit në një sulm hakmarrës të armatosur. Besnik Simoni u qëllua me tre plumba jashtë ambienteve të zyrës së tij, pak pasi kishte pasur një konflikt të radhës në brendësi të institucio­nit, me të dyshuarin e krimit. Simoni ka mbetur i plagosur për shkak të detyrës dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, më pas drejt traumës në tiranë, për shkak të plagëve kritike.

autor i dyshuar i krimit është pikërisht altin Marku, që u arrestua rreth dy orë pas ngjarjes, në një ndjekje këmba-këmbas nga ana e RENEa-s dhe FNSH-ve. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 në fshatin Kallmet, aty ku ndodhen edhe zyrat e ish-komunës së kthyer në njësi. Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në rrugë 41-vjeçarin Simoni, duke e lënë të plagosur rëndë. Nga hetimet paraprake rezulton se të dy janë emra të njohur dhe të përfshirë në grindje të mëparshme, qoftë dhe për shkaqe politike. dukshëm pista e parë mbetet ajo për shkak të detyrës, pasi është dëshmuar edhe konflikt brenda institucio­nit. Ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një sherr në fushatën elektorale të vitit të kaluar, por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky shkaku i konfliktit të sotëm.

“Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë administra­tive Kallmet, Lezhë, i cili është transportu­ar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar a. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Lezhës pas ngjarjes. Ndërsa pasdite vonë u konfirmua edhe arrestimi i të dyshuarit Marku. Ky i fundit pranoi përplasjet me Simonin, por u mbrojt duke thënë se ishte pikërisht zyrtari vendor që e kishte sulmuar i pari me armë dhe atij i është dashur që të vetëmbrohe­t. Por kjo dëshmi konsideroh­et e dyshimtë nga hetuesit dhe jo fortë e bazuar, sepse është faktuar që Marku ka debatuar edhe brenda zyrës së tij. altin Marku u kap në banesën e

një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armën e krimit. të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës blutë krehen

Ptë gjithë zone, ndërsa operacioni policor u drejtua nga Zv\drejtori i Hetimit të Krimeve në Policinë e Lezhës, Luan Hyseni.

Grupi hetimor është përqendrua­r në dy olicia zbardhi ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës së enjte në “astir” të tiranës, ku policia u vu në ndjekje të disa personave. Në pranga kanë rënë Kevin Vila dhe Mikel aliu. Këta persona dyshohet se do kryenin grabitje, por dështuan në momentin e fundit. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në tiranë, për veprën penale “moskallëzi­mi i krimit”. Burime zyrtare thanë se rreth orës 23:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe lëviznin me armë zjarri me vete. “Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me mjetin e shërbimeve të Policisë Kriminale, pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet. Më pas, personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifiki­min dhe kapjen e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar. akuzat ndaj të ndaluarve janë “kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “drejtimi i automjetev­e në

mënyrë të parregullt” dhe “vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m. të rinjtë i mohuan akuzat në fjalë. Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligj­shëm, pavarësish­t raportimit, teksa po kryhen hetime të thelluara.

 ?? ?? Besnik Simoni pas plagosjes dhe njësia ku ndodhi ngjarja
Besnik Simoni pas plagosjes dhe njësia ku ndodhi ngjarja
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania