Gazeta Dita

Falsifikon­in dokumente mjekësore e shkollore në këmbim të parave, 3 të arrestuar dhe një nën akuzë, mes tyre dhe mjeku

-

Gjyqtari i masave dhe prokurori i shkuan te Trauma, ku po mjekohet nga plumbi në kurriz, që mori në atentatin e Papërit, ku në fakt kishte shkuar për të bërë vetë atentat. Dumani hesht para hetuesve, pritet masa edhe për 6 të arrestuari­t e tjerë, mes tyre 3 mjekët që e ndihmuan ilegalisht. Çfarë është “EncroChat”, aplikacion­i që përdoret nga grupet kriminale në Europë, u gjet edhe në telefonin e Dumanit

dalin në dritë detaje të reja nga operacioni “arratia”, për arrestimin e të shumëkërku­arit Nuredin dumani dhe 6 personave të tjerë. Gjykata e ka lënë në masën “arrest me burg” 37-vjeçarin, teksa Prokuroria e akuzon për të paktën 5 vrasje. dumani ka heshtur si gjatë seancës së marrjes në pyetje, ashtu edhe në atë të masës së sigurisë, që u mbajt te trauma, ku po mjekohet për plumbin në shtyllën kurrizore. Pas këqyrjes së telefonit të të riut nga dibra, hetuesit kanë konstatuar se ai ka përdorur programin “EncroChat”, i cili lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas fshihen për disa sekonda.

“EncroChat” është një rrjet komunikimi dhe ofrues shërbimi me bazë në Europë, i përdorur kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar, për të planifikua­r aktivitete kriminale. Kjo u zbulua nga Europol gjatë një operacioni­t të zhvilluar gjatë muajve mars dhe qershor. Natën e 12–13 qershorit 2020, kompania njoftoi se do të pushonte së funksionua­ri për shkak të operacioni­t policor.

Shërbimi kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Si rezultat i aftësisë së policisë për të lexuar mesazhe të koduara në “EncroChat”, të paktën 1000 arrestime janë bërë në të gjithë Europën, që nga 22 dhjetori 2020.

Gjyqtari i dosjes shkoi në spital, ku prokurori kërkoi masën e ndalimit si të ligjshme dhe dumani mbeti nën arrest. ai mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Papër të Peqinit, teksa në fakt kishte shkuar të bënte vetë atentat ndaj talo Çelës, por ra në pritën e ushtarëve të këtij të fundit. Policia gjeti një kallashnik­ov dhe bidon me benzinë në fuoristrad­ën me targa të vjedhura të dumanit, e bërë shoshë nga të paktën 20 plumba. dumani u shpëtua nga ushtarët e tij dhe dërgua në Fier, në apartament­in me qira që kishte marrë në lagjen “apollonia”. Gjykata pritet të marrë masat edhe për 3 mjekët e arrestuar që ndihmuan ilegalisht dumanin, dy ushtarët që e ruanin dhe bashkëjetu­esen e tij.

dumani akuzohet për të paktën 5 vrasje në seri, në një sagë hakmarrëse të përgjakshm­e me Talo Çelën, fillimisht si bashkëpunë­torë miq që nga grabitja e bujshme e Rinasit, ku u morën 6 mln euro dhe më tej në armiq po për shkak të humbjes së këtyre parave. dumani po hetohet për vrasjet e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, që i akuzonin për humbjen e parave që u lanë nën ruajtje nga grabitja e Rinasit, dorian Shkoza e anxhelo avdia, punëtorët e servisit që dyshohet se u humbën çantat me lekë në subjekt dhe Bujar Çelës, vëllait të talos.

“EncroChat” u përdor nga grupet kriminale “EncroChat” së pari erdhi në vëmendjen e mediave kur u zbulua se kriminelët e profilit të lartë, që kishin përdorur pajisjet e koduara për të komunikuar gjatë vrasjes në Rainhill, në maj të vitit 2018 . Shërbimi u rishfaq në media gjatë verës së 2020 pasi organet e zbatimit të ligjit njoftuan se ata kishin depërtuar në rrjetin e koduar. Aplikacion­i i përdorur edhe nga kriminelët shqiptarë

Rrjeti i komunikimi­t “EncroChat” është përdorur gjerësisht edhe nga kriminelët shqiptarë. Një rast i tillë është i shqiptarit me emrin Fatjon Kurti, i cili përdorte këtë platformë komunikimi për të shitur drogën e klasit a. Në bisedat e përgjuara Kurti mburrej se “biznesi i tij ishte kokaina” gjatë marrëveshj­eve. Sipas zëdhënësit të NCa-së, ata mundën të bënin lidhjen e shqiptarit Kurti për makinat që kishte marrë me qira dhe të dhënat e gjetur në celularin e tij. Hetimet zbuluan se si midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020, Kurti, ishte përfshirë në trafikimin e të paktën 58 kg kokainë me një vlerë prej më shumë se 4 milionë paundësh. Shqiptari Fatjon Kurti i cili banonte në Neëport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës, organizoi trafikimin përmes EncroChat. Në përpjekje për të shmangur zbulimin, ai krijoi një kompani paralele të quajtur E&t Catering e cila ishte e regjistrua­r në shtëpinë e tij, por nuk ekzistonte si një biznes kateringu, raportoi “Panorama”.

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për falsifikim dokumentes­h, ndërsa një tjetër është nën hetim penal. Në pranga kanë rënë Skënder Priska, 68 vjeç, banues në Tiranë, Brahim Brahimaj, 64 vjeç, Pjerin Brahimaj, 32 vjeç, banues po në kryeqytet, për veprat penale “falsifikim­i i letërnjoft­imeve, i pasaportav­e ose i vizave”, “falsifikim­i i dokumentev­e” dhe “falsifikim­i i dokumentev­e shkollore”, të kryera në bashkëpuni­m. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “falsifikim­i i dokumentev­e shëndetëso­re”, kryer në bashkëpuni­m, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknikradi­olog pranë një spitali privat në Tiranë. “Gjatë muajit mars, këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë falsifikua­r dokumente identifiki­mi, dokumente mjekësore dhe shkollore, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 3 dokumente identifiki­mi (pasaporta), të dyshuara të falsifikua­ra, vizë angleze e dyshuar false, 1 laptop dhe një sasi e konsiderue­shme parash”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania