Gazeta Dita

Covid-19, dje u regjistrua­n 82 infektime të reja ditore

-

Përgjatë 24 orëve të shkuara 82 qytetarë rezultuan të infektuar me koronaviru­s dhe në vendin tonë. Fatmirësis­ht, për të disatën ditë me radhë nuk është shënuar asnjë humbje jete në vend. Në bilancin e raportuar nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 82 qytetarë, në këto bashki: 34 në tiranë, 8 në Lushnje, 5 në durrës, divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, dibër, Mallakastë­r, Konispol, tepelenë, Korçë, Poliçan. Janë 480 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin. aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Po ashtu edhe të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania