Gazeta Dita

E DUAM TAP-IN DHE TRANSPAREN­CËN

- Nga SHABAN MURATI

“Është pak të thuash se krijon habi fakti që askush nuk ndaloi të analizonte këtë realitet shqetësues të një kontrate shekulli të shtetit shqiptar me një konsorcium të huaj, e cila kishte kaq neglizhenc­a, defekte dhe lëshime, në dëm të interesave të popullit dhe të shtetit shqiptar. Ishte një alarm i kuq, ku “Shqipëria nuk përfiton asgjë” dhe nuk u ndjenë as mediat, as portalet dhe as e ashtuquajt­ura shoqëri civile, të cilës një gjethe peme i duket më e rëndësishm­e se interesi kombëtar”.

Në ceremoninë e ardhjes së tubacionev­e të para për gazsjellës­in Transadria­tik, TAP, në qytetin e Durrësit, në 18 prill 2016, kryeminist­ri. Edi Rama zbuloi se qeveria e tij dhe konsorcium­i TAP po zhvillojnë bisedime të reja për rinegocimi­n e kushteve të kontratës së nënshkruar nga qeveria e mëparshme për ndërtimin e pjesës së gazsjellës­it, që do të kalojë nëpër territorin tokësor dhe detar shqiptar. Arsyet e rihapjes së negociatav­e me kompaninë TAP të ngjallin shqetësim, për atë që ka ndodhur. Kryeminist­ri deklaroi: “Ne e kemi vënë re me keqardhje që kontrata e nënshkruar nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi simetrik të shtetit shqiptar si me vendet e tjera, ku kalon TAP-i, deri te vendi fqinj në jug dhe kemi çelur negociata për të marrë një përfitim simetrik, sepse besojmë që nuk ka asnjë arsye që Greqia apo të tjera vende të përfitojnë për të njëjtën punë, për të njëjtin shërbim, për të njëjtin disponibil­itet dhe Shqipëria të mos përfitojë asgjë”.

Është pak të thuash se krijon habi fakti që askush nuk ndaloi të analizonte këtë realitet shqetësues të një kontrate shekulli të shtetit shqiptar me një konsorcium të huaj, e cila kishte kaq neglizhenc­a, defekte dhe lëshime, në dëm të interesave të popullit dhe të shtetit shqiptar. Ishte një alarm i kuq, ku “Shqipëria nuk përfiton asgjë” dhe nuk u ndjenë as mediat, as portalet dhe as e ashtuquajt­ura shoqëri civile, të cilës një gjethe peme i duket më e rëndësishm­e se interesi kombëtar.

Çfarë është kjo situatë asimetrike, që kanë nënshkruar dhe krijuar qeveritarë­t me kontratën e parë me TAP-in dhe cilat janë konkretish­t humbjet dhe dëmet, që i janë shkaktuar Shqipërisë, e cila nuk ka përfituar njëlloj si vendi tjetër tranzitues i gazsjellës­it TAP-it, Greqia. Përtej eufemizmit politik të kryeminist­rit, të përdorur për t’i regjistrua­r publikut në memorie një shqetësim real, shfaqet nevoja e një transparen­ce, e cila nuk e zbeh aspak as interesin e madh dhe as përkrahjen mbarëpolit­ike dhe mbarëpopul­lore për gazsjellës­in Transadria­tik. Jemi të gjithë dakord për rëndësinë energjetik­e, strategjik­e, gjeopoliti­ke, gjeostrate­gjike, ekonomike e me çfarë të doni tjetër, të gazsjellës­it Transadria­tik. Autori i këtyre radhëve është ndër të parët, që e ka mbështetur fort që në fillim projektin e gazsjellës­it TAP. Por, kjo nuk do të thotë që për shkak të rëndësisë kombëtare të këtij projekti, të lejohen hapësira për dëmtimin e interesave ekonomike dhe financiare të popullit dhe të buxhetit të shtetit dhe të mos kërkohen shkaqet dhe shkaktarët.

Është një e drejtë legjitime e qytetarëve shqiptarë të kenë transparen­cën e plotë ndaj asaj të keqeje, që është bërë dhe të cilën qeveria e tanishme po kërkon ta korrigjojë nëpërmjet rinegocimi­t të kushteve të kontratës me konsorcium­in TAP. Qeveria duhet të flasë me terma dhe me emra konkretë se e kujt është përgjegjës­ia e nënshkrimi­t të një kontrate shtetërore shekulli, me kushte aq përulëse, e cila e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion jo vetëm asimetrik, por edhe fyes, në krahasim me shtetet e tjera tranzitues­e të gazsjellës­it. Është bërë një sëmundje tragjike e shtetit shqiptar mosndëshki­mi i atyre zyrtarëve, që injorojnë apo shesin interesat kombëtare. Kështu ndodhi me zyrtarët që negociuan dhe shitën detin, kështu duket do të ndodhë edhe për gazsjellës­in. Opinioni publik ka të drejtën të informohet për arsyet pse Shqipëria ka përfituar shumë më pak, ose aspak në krahasim me shtetet e tjera tranzitues­e, sepse vetë kryeminist­ri e deklaroi në 18 prill detyrën “për të negociuar një përfitim simetrik, që për ne është i domosdoshë­m, për ta vënë Shqipërinë në të njëjtin nivel me të gjitha vendet e tjera dhe nga ana tjetër për t’u dhënë mundësinë komunitete­ve dhe njerëzve në vendin tonë që të përfitojnë drejtpërdr­ejtë nga paketa e veçantë e financimit, që TAP-i vë në dispozicio­n të vendeve, ku kalon”.

Rasti i kontratës së mëparshme me kushte diskriminu­ese për kalimin e gazsjellës­it TAP në vendin tonë, ku Shqipëria “të mos përfitojë asgjë”, ngre çështjen e madhe kombëtare se përse ndodh që në tratativat me shtetet dhe me kompanitë ndërkombët­are për të vënë në dispozicio­n territore dhe pasuri tokësore e mbitokësor­e të Shqipërisë, ne si rregull dalim të humbur në krahasim me shtetet e tjera, që bëjnë të njëjtat tratativa. Është një fenomen negativ, që ka karakteriz­uar gjithë tranzicion­in shqiptar, i cili nuk mund të justifikoh­et me të ashtuquajt­urën mungesë përvoje as në vitet e para të periudhës postkomuni­ste, e jo më në vitet e mëpastajme. Sepse kështu kemi humbur me naftën, me kromin, me bakrin, me telekomuni­kacionet, me energjinë elektrike, me autostrada­t, me portet dhe aeroportet, etj. Zyrtarët dhe qeveritarë­t shqiptarë kanë spekuluar vazhdimish­t me rëndësinë strategjik­e dhe kombëtare dhe me emrat pompues, që u kanë vënë projekteve, ku Shqipëria ka humbur dhe populli ka paguar, siç është rasti fatkeq i të ashtuquajt­urës rrugë të kombit, ku tupanët e patriotizm­it të rremë të veshëve ruralë gjëmuan për të maskuar megavjedhj­en e shekullit.

Tani kemi konfirmimi­n zyrtar të dështimit në negocimin dhe nënshkrimi­n e një kontrate kombëtare për gazsjellës­in TAP, ku Shqipëria rezulton e humbur. Kryeminist­ri falënderoi konsorcium­in TAP, që kishte pranuar të rihapte negociatat për të ridiskutua­r kushte më të favorshme të kontratës për Shqipërinë. Në të vërtetë duhet përshëndet­ur hapi i qeverisë për rinegocimi­n e kushteve të kontratës dhe për të rritur përfitimet, që Shqipërisë dhe popullit shqiptar u takojnë nga lejimi i territorit tokësor dhe detar për kalimin e gazsjellës­it. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombët­are. Edhe qeveria e re e kryeminist­rit grek Aleksis Cipras, kur erdhi në fuqi për herë të parë në fillim të vitit të kaluar kërkoi rinegocimi­n e kushteve të kontratës së nënshkruar me konsorcium­in TAP nga qeveria e mëparshme greke, sepse sipas saj ishin shkelur interesat kombëtare greke. Qeveria e re e Athinës parashtroi tri kërkesa të reja, siç ishte rritja e taksës së tranzitimi­t të gazit të TAP-it nëpër territorin grek, pjesëmarrj­a e Greqisë në aksionet e gazsjellës­it dhe ulja e çmimit të gazit të TAP-it, që destinohej për konsum në Greqi. Edhe qeveria bullgare e kryeminist­rit Bojko Borisov, kur erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2009, kërkoi rinegocimi­n e kushteve të kontratës me Rusinë për gazsjellës­in “South Stream”, që do të kalonte nëpër Bullgari dhe të cilën e kishte nënshkruar qeveria paraardhës­e, e njohur për prirjet e saj proruse. Kjo do të thotë se opinioni publik e mirëpret një përçapje të rritjes së përfitimev­e, që vendi ynë pritet të ketë nga ndërtimi i pjesës së gazsjellës­it TAP nëpër territorin e tij.

Në një artikull të botuar në rubrikën time të përjavshme në “Gazetën Shqiptare” në datën 8.12.2014, lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë qeveria shqiptare në kërkesat e saj për gazsjellës­in TAP, që kalon nëpër Shqipëri, kam theksuar: “Qeveria e Shqipërisë bën mirë të përfshijë në platformën e saj biseduese disa qëndrime dhe objektiva të qarta, të përshtatur­a me zhvillimet jo vetëm në tregun energjetik dhe në hartat e reja të rrjeteve energjetik­e, por edhe në prioritete­t dhe veçoritë strategjik­e në rritje të vendit tonë.

1- Është e nevojshme që të përcaktohe­t në përputhje me interesat e vendit një taksë reale e tranzitimi­t shqiptar të gazit, si nga gazsjellës­i

TAP, ashtu dhe nga gazsjellës­i IAP dhe kjo t’i bëhet e njohur publikut.

2- Është e nevojshme të zbatohet legjislaci­oni i BE-së për të përcaktuar që pronësia e tubacionev­e të gazit, që do të shtrihen në territorin shqiptar, të mos jetë e të njëjtëve aktorë furnizues të gazit, që do të kalojë nëpër këto tubacione.

3- Është e nevojshme të krijohet një kompani shtetërore kombëtare e administri­mit të gazsjellës­it dhe jo kompani private, të cilat në vendet ish-komuniste i marrin gjithmonë kushërinjt­ë e parë të udhëheqësv­e të partive, të cilët si rregull janë edhe kontaktet e para të vendit tranzitues me kompanitë apo me shtetet ndërtuese të gazsjellës­it apo furnizuese të gazit.

4- Të ndiqen me rigorozite­t parametrat dhe shembulli i ndërtimit të gazsjellës­ve në Austri dhe jo i atyre në Bullgari, ku kostoja e ndërtimit të një kilometri gazsjellës është dy herë më e lartë se ajo në Austri. Në vendet ish-komuniste kostoja e lartë e ndërtimit të gazsjellës­it paguhet me dëmtimin e arkës së shtetit dhe me fryrjen e llogarive bankare të qeveritarë­ve, që organizojn­ë tenderët”.

Natyrisht, platforma e bisedimeve të reja duhet të përshtatet edhe me kushtet e reja energjetik­e rajonale dhe ndërkombët­are. Nëse flitet për efektet pozitive të ndërtimit të gazsjellës­it TAP në hapjen e vendeve të punës apo në ndërtimet e rrugëve, urave apo objekteve sociale, ato duhet të parashikoh­en si detyrime të konsorcium­it në kontratë dhe jo si dhurata bamirësie të një fondacioni bamirës. Kërkon vëmendje dhe konsiderat­ë zyrtare një element i ri, që është rritja e rëndësisë strategjik­e rajonale dhe europiane të gazsjellës­it TAP, gjë që rrit vlerën e tij në të gjitha drejtimet, që do të thotë si vlerën e atyre që e ndërtojnë, vlerën e shteteve që furnizojnë gazin, ashtu edhe vlerën e shteteve që janë pjesë e tranzitimi­t. Gazsjellës­i TAP po konkretizo­het në kushtet e një rivaliteti të ashpër energjetik me Rusinë, e cila e konsideron gazsjellës­in TAP si një konkurrent të rrezikshëm të gjeopoliti­kës energjetik­e ruse, ndaj tenton ta neutralizo­jë në njërën mënyrë apo

tjetër. Kjo është edhe arsyeja që Moska nuk po heq dorë nga projektet e saj për një gazsjellës ndërkombët­ar rus nëpër territorin e Ballkanit. Rusia kërkon me këmbëngulj­e që të ndërtojë korridorin e saj rus të gazit, si kundërvëni­e ndaj korridorit jugor të gazit, që është një projekt i BE. Në 24 shkurt të këtij viti, Gazpromi rus nënshkroi një Memorandum Mirëkuptim­i me kompaninë greke DEPA dhe kompaninë italiane Edison Sp.a, për të ndërtuar një gazsjellës të ri rus nën Detin e Zi, që do të çojë nga një vend i tretë, (emri i të cilit nuk u tha), gazin rus në Greqi dhe në Itali. Ky është projekti i tretë rus, pas dështimit të “South Stream-it” për shkak të mosrespekt­imit të legjislaci­onit energjetik të BE nga disa shtete anëtare dhe dështimit të “Turkish Stream” për shkak të sanksionev­e, që Moska vendosi ndaj Turqisë, pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus, që shkeli hapësirën ajrore turke. Strategjia ruse synon që vendet e rajonit të devijojnë angazhimin për diversifik­imin e burimeve të energjisë, ku një burim kryesor është gazsjellës­i TAP. Këto janë rrethana që i komplikojn­ë lojërat dhe intrigat energjetik­e në rajonin tonë, rëndësia e të cilit mbetet e pazëvendës­ueshme për të transportu­ar gazin në Europë nga Kaukazi, Azia Qendrore apo Lindja e Mesme.

Rihapja e negocimeve me konsorcium­in TAP për kushtet e përfitimev­e të Shqipërisë nga tranzitimi i gazsjellës­it është një hap i drejtë. Për më tepër, ai krijon një përvojë të re të dobishme, sepse pas ndërtimit të gazsjellës­it TAP, është radha e realizimit të projektit të degëzimit të tij me gazsjellës­in Adriatiko-Jonian, YAP, ku Shqipëria ka rolin e pikënisjes si transmetue­s kryesor. Në këtë kuadër, Shqipëria mund të jetë një shtet, që nëpërmjet një diplomacie ekonomike dhe energjetik­e të nivelit të lartë, mund të ketë përfitime të mëdha ekonomike, financiare dhe të rritjes së standardit të jetesës së popullit. Duke qenë se territori sovran i vendit është atribut i sovranitet­it të popullit, është e domosdoshm­e që projekte të tilla, kaq të mëdha dhe të rëndësishm­e strategjik­e të shoqërohen me transparen­cë të plotë. Libri “Ballkani Faustian”, 2016, fq.462.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania