Gazeta Dita

Ambasada e SHBA: Nuk është shaka, nga sot përfitoni viza 10-vjeçare drejt Amerikës. Rama: Lajm i bukur!

-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se nga sot 1 prill shqiptarët mund të përfitojnë zgjatje 10-vjeçare të vizave. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiraë. Njoftimi i Ambasadës

“Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorj­a Yuri Kim përshëndet­i aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorj­a Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë.

Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëri­a e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikua­r për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzako­nshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhëni­eve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.” Kryeminist­ri Rama ka reaguar për shtyrjen me 10 vjet të vizave për qytetarët shqiptarë që shkojnë në SHBA. Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të ambasadore­s Yuri Kim, e cila shfaqet me aplikanten e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10-vjeçare. Postimi i plotë:

LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhëni­eve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet e vlefshmëri­a e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplot­ë e rritjes së shumëfisht­ë të bashkëpuni­mit pas firmosjes së Deklaratës së Partnerite­tit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshm­e të besimit tek Shqipëria, falë reformave shtetndërt­uese e rezultatev­e domethënës­e në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania