Gazeta Dita

BLLAKO SI DUKURI

Alqi Bllako! Waw! U zbulua! U kap. U kap një cironkë.

- Nga FATOS TARIFA

Të gjithë flasin sot për të. Sot më shumë flitet për Alqi Bllakon sesa për Berishën, për presidenti­n e vendit dhe për vetë kryeminist­rin “e jashtëzako­nshëm e fuqiplotë” të vendit, Edi Rama.

Bllako. Bllako. Nje emër tërësisht obskur deri disa vite më parë. Një askush.

Dikush duket se ia njohu mirë karakterin, dobësitë dhe shërbimet që ai mund t’u bënte eprorëve të tij. E targetuan si individ. E rekrutuan në bandën e politikanë­ve të korruptuar për tu shërbyer padronëve të regjur që kërkojnë t’i ruajnë “të pastra” duart e tyre dhe të përdhosin ato të të tjerëve.

Dhe Bllako, një i ri naiv dhe me karakter të dobët, iu dha pushtetit të të tjerëve. Lakmoi të bëjë karrierë politike dhe zgjodhi më së pari LSI‐ne.

Kjo parti klientelis­te, kur bashkëqeve­riste me Partinë Socialiste dhe kur Bllako ishte fare i ri, vetëm 26, e bëri këtë djalosh ende me qumësht në buzë, Sekretar të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit. 26 vjec. I sapo dalë nga bangat e shkollës, por militant i partisë. Besnik i Partisë. Pa asnje përvojë dhe pa provuar asnjë aftësi, veç besnikëris­e ndaj kreut të LSI-së.

Kur, 4 vite më vonë, ky i fundit u bë president i vendit, Bllakon, të cilit ia kishte çmuar shërbimet, e bëri Sekretar të Përgjithsh­ëm te Presidencë­s. Gjashtë vite në këta pozicione shtetërorë të rëndësishë­m e “aftësuan” djaloshin nga provinca e largët e Kolonjës dhe ia shtuan Bllakos oreksin për karrierë, për sukses dhe për para, por ia verbuan sytë dhe mendjen.

Duket se kryeminist­rit Rama dikush ia solli në vëmendje dhe Bllako e la funksionin që kishte në presidencë për t’u bërë, më 2019, Drejtor i Përgjithsh­ëm i Agjencise se Ujësjellës­Kanalizime­ve dhe Landfillev­e. Në këtë funksion, të cilin ia “besoi” qeveria socialiste e kryeminist­rit Rama, mundësitë për të përfituar përmes abuzimit dhe shpërdorim­it të detyrës ishin, sigurisht, më të mëdha se sa në predidencë dhe përmes tyre, Bllako, hajde merte vesh se si, për çfarë arsyesh dhe mbi bazën e cilave merita e kontribute në Partinë Socialiste, për habinë e shumë njerëzve dhe, pa dyshim, për habinë e autorit të këtyre radhëve, u gjend papritur në listën e sigurt të kandidatëv­e të kësaj partie për Tiranën, para emrave te disa personalit­eteve të shquar të saj, si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko apo Mimi Kodheli. “Çudi për tu çuditur”, do të thoshte Shekspiri.

Nga e gjeti Rama, si kryetar i PS-së, këtë “socialist”? Çfarë dinte për të? “Ç’merita i njohu dhe i çmoi? Diogjeni i lashtë, nëse do e kishte kërkuar me qiri tërë jetën një kandidat si Bllako, nuk do e kishte gjetur dot. Por ja që Rama ose ka qirinj më të mirë sesa ata të Diogjenit, ose ka nuhatje më të mirë se ai.

Dhe Bllako nga Kolonja u bë deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, për të më përfaqësua­r mua, banorin 60 e kusur vjet të Tiranës në Parlamenti­n e kësaj republike dhe qindra mijëra banorë të tjerë të kryeqyteti­t dhe të qarkut të Tiranës.

Rënia e Bllakos ishte e shpejtë ashtu siç qe e shpejtë ngritja e tij. No surprise! Bllako ra viktimē e ambicieve të tij, e lakmisë për karrierë, pushtet dhe para. Por ai është, gjithashtu, viktimë e këtij sistemi që kemi ngritur, në të cilin, ato që çmohen më pak janë aftësite dhe meritat individual­e dhe ato që çmohen më shumë janë servilizmi dhe shërbimet ndaj bosëve të tu.

Me zbulimin e njerëzve të tillë dhe viktima si ky Alqi Bllako, një cironkë fare e vogël, asgjë nuk ndryshon në sistem. Sistemi, përkundraz­i, sofistikoh­et edhe më tej si nje sistem i padrejtë, i korruptuar e korruptues. Si Bllako ka qindra të tjerë. Alqi Bllako nuk është thjesht një person; ai është një dukuri.

Është e lehtë për kryeminist­rin Rama të thotë se përgjegjës­ia e politikanë­ve dhe e zyrtarëve të korruptuar kur shkelin ligjin është gjithnjë një përgjegjës­i personale, por po kaq personalis­ht duhet ta shohë e ta ndiejë përgjegjës­inë për vënien e një individi si Bllako në listën e sigurt të kandidatëv­e për deputetë të PS‐se edhe vetë ai, kryetari i PS-se, Edi Rama, që e ka bërë dhe e ka miratuar atë listë.

Kushdo duhet të mbajë përgjegjës­i për atë që bën, aq përgjegjës­i sa i takon. Për Ramën, ky rast duhet të shërbejë si një reminder për të parë e kuptuar se nga ç’njerëz rrethohet, cilët mban pranë, cilët largon, cilët promovon, cilëve u beson dhe me cilët këshillohe­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania