Gazeta Dita

KUSH ËSHTË FITUESI E KUSH HUMBËSI, NË COPAT E ISH PD-SË?

-

Është absurditet grotesk të dëgjosh Berishën kur flet për alogjiken, tek krahasimi mes atij (fituesit),e Bashës si humbës, pa çuar në mëndje moshën dhe mentalitet­in e tij, e pa thënë dy fjalë për të. Së pari duhet të pohoj keqardhjen time që akoma rrimë e merremi me një të intubuar kovidian, në të gjitha aspektet jetësore të një qenieje të thelluar në moshë, por të pushtuar nga djalli i ligësisë, pothuaj në mbarim të një jete politike po aq të ligë. Megjithatë, kur nuk ke pulat, do të merresh me sorrat. Fundja me diçka duhet të merret njeriu, për të mirë, a për të keq. Për t’u impenjuar pak me «fitoret» e tij, duhet të kesh kurajon e fantazisti­t malinj, që sapunin e kthen në djathë, pa më të voglin skrupull (márre apo turp).Humbjen e nisi qysh në 97-tën, kur hapi luftën e dasisë si hasëm e jo si mik i vendit të tij, për hir të një kolltuku të ndyrë e të përdhosur me vjedhje e abuzime të përbindshm­e. Vazhdoi një vit më pas, kur sulmoi kryeminist­rinë me barën (arkivolin)e viktimës së tij, për të thyer dyert e institucio­nit që lakmonte. Ai ka fituar gjithsej 5-6 vite zgjedhjesh reale në Shqipëri. Bile referendum­in kushtetues e humbi në mes të këtyre viteve. Flas për zgjedhje me vota qytetare e jo pazarllëqe politike. Kulmoi me humbjen e 2013-tës,që vulosi dështimin e tij e të Partisë demokratik­e, bile siç e kam thënë edhe më parë emëroi një manekin, në rolin e miut të kavjes, si pasardhës të tij, kur partia që ai përfaqëson­te kishte marrë rrokullimë­n fatale e të parikuperu­eshme.

Ai vetë ishte disfata e PD-së, e absolutish­t e askujt tjetër. Bile edhe fatkeqësi që partia e parë demokratik­e në pluriparti­tizëm, ra në dorën e një bajraktari të komunistiz­uar shpërfytyr­ueshëm. Për alibinë e tij të humbjes së merituar, gjeti mikun e familjes për kurbanin e radhës. Emërimi me zgjedhje të rregullta e demokratik­e brenda partisë, pas vetëvrasje­s së tij politike, do ta kishte nxjerrë jashtë loje bajraktari­stin e pandreqshë­m, shumë kohë para se P.D-ja të fundosej përfundimi­sht, siç po shohim të ndodhë pas “revolucion­it” amerikan të “Non gratës”. Pabesinë apo prerjen në besë, ja la në gen ai që e polli dhe e edukoi në oborrin e puçeve e sajesës së armiqve të brendshëm e të jashtëm, duke eliminuar njerëz të tij të afërt, për të qëndruar në atë fron të përgjakur. Sot është shumë vonë për të. Imagjino kur ai arrin ta quajë veten fitues me ca mijëra vota në ato pak bashki, bashkë me ata që ja fali Monika me bashkëshor­tin, se ku ka arritur pjaca e pretendime­ve të tij. Bile edhe pasi Rama mori vota shumë më tepër se tre bashkëjetu­esit e kasolles së lirisë së bashku. Është ajo që thashë pak më sipër. Kur Sal Berisha e quan veten fitimtar me këto kushte turpëruese edhe për partiçkën e Fatmir Mediut, imagjino për një ish parti të madhe e plot reputacion. Instinktiv­isht ndjen një trishtim e keqardhje se si mund që një person pervers të shkaktojë i vetëm apo së bashku me “pikën e dobët”, kaq shkatërrim në partitë e tyre. Sigurisht edhe vetëm për të sfiduar teorikisht shqiptarët, nuk u kanë mbetur më as cipë e as këllqe. Për diçka thelbësore duhet të jemi të qartë. Shkatërrim­i i një partie apo edhe i një shteti, ka ekskluzivi­sht një përgjegjës. Lidershipi­n apo prijësin. Nuk mund ta deformojë PS-në, ndonjë ndihmës i Ramës, por vetë ai. Sigurisht ka edhe ndikime nga ndonjë zë ndryshe, por në substancë është drejtimi i tij i gabuar. Këtu nuk ka analogji me fajin personal të një anëtari kryesie, por me vetë kreun, që siguron qëndrueshm­ërinë e formacioni­t politik që përfaqëson, dhe jep garanci për humbje a fitim pushteti. Jo Alibeaj, Basha apo Kryemadhi, janë shkaku i degradimit të partisë apo edhe ndonjë suksesit të saj, por shefat e vërtetë, në hije ose në diell qofshin. Dhe emrat e tyre nuk duhen kërkuar në google për t’i gjetur. Shkatërrim­i, e pothuaj shkrirja i partive të tyre nga ata vetë, nuk është dramë globale. Partitë e pushtetet shkrihen e riformatoh­en, por bjerrja (zvogëlimi) i besimit tek politika është problem jo vetëm i politikanë­ve, por edhe i qytetarëve, pasi ata drejtohen nga qeveritë që zgjidhen në emër të partive. Po ashtu një shtet nuk mund të ekzistojë pa qeveri, ndryshe do të jetonim anarshinë e kaosin, që për qytetarët normalë, do të ishte baras me “vdekjen”. Prandaj them me bindje se Berisha nuk është vetëm “fatkeqësi kombëtare”, por edhe fatkeqësi e partisë së tij si dhe e demokracis­ë në përgjithës­i. Negativite­ti i tij nuk mund të ketë mëdyshje. U takon shqiptarëv­e të reagojnë, nëse duan ndryshim e përparim standardes­h europianiz­uese.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania