Gazeta Dita

Ambasadorj­a Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar në detyrë të PD

Pas përfundimi­t të takimit me kryetarin e Grupit Parlamenta­r të PD, Enkelejd Alibeaj ambasadorj­a Yuri Kim ka reaguar në Twitter në lidhje me atë që u diskutua.

-

Ambasadorj­a Kim e quan Alibeajn kryetar të komanduar të PD-së dhe shkruan se kanë diskutuar për një mori çështjesh.

“Diskutim shumë i mirë sot me drejtuesin e Grupit Parlamenta­r të PD-së, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhëni­et speciale me PD që na lindja e saj.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhëni­e dhe shpresojmë se vetëm do të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësim­it në BE, demokracin­ë, ndërtimin e bashkëpuni­mit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”, shkruan Kim në Twitter.

Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Nuk pranoj ndërhyrje të tilla

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha i është kundërpërg­jigjur ambasadore­s Yuri Kim, pasi kjo e fundit njohu si kryetar të PD Enkelejd Alibeajn.

I ftuar në A2 CNN, Berisha u shpreh se nuk pranon ndërhyrje të tilla dhe se për shkak të qëndrimit të ambasadore­s u rikthye të garojë për kreun e PD.

“Ky takim ishte shkelja flagrante e radhës e Konventës së Vjenës nga një diplomate e akredituar në Tiranë. Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj. Por ishte njëkohësis­ht përpjekja e dështuar e radhës e ambasadore­s për të përcaktuar kreun e PD-së.

Refuzoj çdo ndëryurje tuajën në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve të partisë. Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj.

Do ta këshilloja që nëse dëshiron që të ketë komunikim të sinqertë me demokratet t’u kërkojë të falur”, tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania