Gazeta Dita

Balluku: Kemi vendosur të mos prodhohet më energji në Fierzë

Shqipëria ka marrë me qira dy anije që do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike. Marrëveshj­a është nënshkruar me mbështetje­n e ambasadore­s së SHBA, Yuri Kim dhe ka një afat 2-vjeçar

-

Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhjen e Komitetit të Energjisë deklaroi se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, pasi gjatë ditëve të fundit ka patur një përmirësim.

Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.

Gjatë ditëve në vijim, Balluku tha se pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikoh­et që të kemi mot me shi.

“Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbullua­r të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku. Ministrja ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e vdekjes. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësish­t kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, tha Balluku.

Shqipëria merr me qira dy anije për prodhim energjie

Shqipëria ka marrë me qira dy anije që do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës Belinda Balluku, e cila në mbledhjen e radhës së Komisionit të Energjetik­ës deklaroi se marrëveshj­a është nënshkruar me mbështetje­n

e ambasadorë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe ka një afat 2-vjeçar.

Këto mjete, termocentr­ale lundruese, sipas Ballukut do të ankorohen në Triportin e Vlorës. Ajo shtoi se prodhimi i energjisë nga këto anije do t’i japë një pavarësi energjetik­e vendit tonë, kryesisht gjatë verës, por siguroi që nuk do të kishte as ndotje të ambientit.

Sipas Ballukut, këto anije janë të pajisura me certifikat­a nga Banka Botërore dhe janë ‘miqësore’ me ambientin, duke qenë se Vlora është një nga pikat kyçe të turizmit në vendin tonë.

Drejtori i Korporatës Energjetik­e Shqiptare, KESH, Ergys Verdho njoftoi se reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji. Sipas kreut të KESH, vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro, ndërsa prurjet në kaskadë arritën në 10.050 m3 për sekondë nga këto reshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania