Gazeta Dita

Bordi vendos çmimin për karburante­t deri më 12 prill, pezullon akcizën e gazit për ngrohje dhe gatim

-

Bordi i Transparen­cës i mbledhur në datë 5 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburante­ve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojn­ë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombët­are.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparen­cës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologj­inë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin; 197 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për benzinën

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin; 209 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazin e lëngshëm të naftës. (Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjetev­e do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburante­ve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumator­ët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohe­t në datë 5 Prill, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukt­eve, të ndryshimev­e të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombët­are.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukt­eve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparen­cës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania