Gazeta Dita

Shqipëria po boshatiset

- Veledin Abazi

Së bashku me gruan shkuam në tregun e fruta-perimeve pranë shkollës ‘’Vasil Shanto’’. Ka plot të tilla rreth e qark shtëpisë, po atje çmimet duken disi më të leverdishm­e. Edhe 100 lekë të fitojmë, interes kemimë thotë gruaja që mban edhe llogaritë e shtëpisë.

Eh, si u katandisëm për 100 lekë! Po nuk ke ç’bën, këto i ka sistemi. Rrugës dhe në treg syri na zuri vetëm të moshuar që mbanin njëri-tjetrin apo vetëm me shkopin në ndihmë tek shkonin rrugës apo blinin në tregtore. Rrallë, shumë rrallë shikoje ndonjë të ri apo të re. Edhe në shkollë na thonë se numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm nga viti në vit.

Mbase kjo dukuri ishte edhe më shqetësues­e se sa 100 lekëshi që fitonim. Dhe kjo na mbeti në mendje. Përherë e më pak të rinj, më pak lindje, më pak shqiptarë në Shqipëri. Dikur krenoheshi­m se nga njeri vit në tjetrin lindjet shtoheshin dhe popullsia e vendit rritej. Tani ndodh me kundërta. Ku shkojmë kështu?

Ç’i punojmë vendit? Dhe përgjigja është e thjeshtë: Sistemi politik që kemi vendosur në vend, propaganda dhe lufta politike në gjithë këto vite kapitalizë­m kanë sjellë këto pasoja. Dhe ende nuk dihet se ku do të shkojmë. Ikjet masive, lindjet gjithnjë e më të pakta, janë pasoja të kësaj lufte për karrige, ku çdo njeri kërkon të rrëmbejë një llokmë nga e përbashkët­a. Gjithë fasada se luftojnë për popullin, se do t’i shërbejnë më mirë vendit, se ata që janë në pushtet e kanë shitur vendin tek të huajt etj., të kësaj natyre janë vetëm demagogji.

Asnjë masë konkrete dhe vendi shkon keq e më keq. Edhe ndonjë gjë e mirë që bëhet, humbet vlerën përpara marrëzisë, grindjeve për një copë karrige në shtet e për një ryshfet të majmë. Gjithë këto organizma që krijohen për të mbajtur gjallë e me shpresa shqiptarët, janë më së shumti përpjekje për të hedhë hi syve e për të na mbushur mendjen se kapitalizm­i nuk është si dikur, ai tani ka marrë pamje më njerëzore. Dhe na tregon se edhe në këto kohë lufte në Botë, populli nuk do të ngelet pa bukë, as pa vaj, as pa naftë etj., se kemi miq për kokë, kemi Serbinë, që do të pastrojë gjithë fundrat e magazinave e do të na japë grurë e misër sa të kemi nevojë, paçksa se mallrat e saj që kanë mbetur atje stoqe në vendin tonë do të vërshojnë, se varësinë prej saj do të shikojmë përditë. Dhe themi se jemi të pavarur!

Letër e nënshkruar,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania