Gazeta Dita

Parashikim­i: Globalizim­i do të 10-fishojë varfërinë ekstreme në Shqipëri deri më 2050

FAO simuloi disa skenarë për Shqipërinë, Bolivinë, Etiopinë, Malavi, Nikaragua dhe Vietnamin se rritja e tregtisë me jashtë i zvogëlon të ardhurat sidomos në zonat rurale, pasi ul përdorimin e tokës

-

Një alokim më i mirë global i burimeve dhe shfrytëzim­i i avantazhev­e krahasuese kanë rritur produktivi­tetin dhe rrjedhimis­ht të ardhurat, ndaj në shumë vende, grupe të mëdha njerëzish dolën nga varfëria.

Megjithatë, tregtia nuk ka qenë gjithëpërf­shirëse në grupet vulnerabël, të cilat janë në rrezik të mbeten prapa dhe pabarazia e të ardhurave është në rritje në shumë vende.

Për këtë arsye, Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) në studimin “Modelimi i tregtisë dhe të ardhurave, shpërndarj­a në gjashtë vende në zhvillim” parashikon që varfëria ekstreme në Shqipëri do të rritet ndjeshëm deri në vitin 2050 pavarësish­t se të ardhurat mesatare për frymë të popullsisë së vendit do të rriten me rreth 135 për qind gjatë periudhës.

Ndërsa ekonomistë­t pajtohen gjerësisht se liberalizi­mi i tregtisë po rrit mirëqenien në total, ka të dhëna se jo të gjitha rajonet, sektorët apo familjet kanë përfituar nga globalizim­i, përveç Kinës dhe Indisë që arritën të transformo­hen në vende me të ardhura të mesme dhe të larta. Vende të tjera, si në Afrikë dhe Shqipëria shfaqin rritje të ulët ekonomike, integrim të kufizuar tregtar dhe përqindje të larta të familjeve që jetojnë në varfëri.

FAO simuloi disa skenarë për Shqipërinë, Bolivinë, Etiopinë, Malavi, Nikaragua dhe Vietnamin se rritja e tregtisë me jashtë i zvogëlon të ardhurat sidomos në zonat rurale, pasi ul përdorimin e tokës. Për këtë arsye, përqindja e familjeve që jetojnë në varfëri absolute do të arrijë mbi 7.8% në vitin 2050 nga 0.8% në vitin 2011 (shih. tabelën bashkëngji­tur). Nga pesë vendet në studim, varfëria ekstreme do të jetë në rritje vetëm në Shqipëri dhe në Malavi.

Për shkak të rritjes së tregtisë dhe konkuruesh­mërisë nga importet, vlera e tokës në Shqipëri do të bjerë edhe me 25% deri në vitin 2050, përllogari­t FAO.

FAO bën thirrje se, aktorët privatë dhe publikë në vendet në zhvillim duhet të marrin vendime me ndikim të gjerë, si p.sh., se si duhet të promovohen sektorët e brendshëm, duke përfshirë bujqësinë (të mbrohen nga konkurrenc­a e jashtme).

Nivelet e varfërisë dhe shpërndarj­a e të ardhurave varen, jo vetëm nga shkalla e zhvillimit ekonomik, por edhe mbi ndryshimin strukturor të ndodhur me kalimin e kohës brenda sistemi ekonomik.

Parashikim­et e FAO-s janë bazuar në tendencat e dekadave të fundit kur vendet u përfshinë në tregtinë globale.

Analiza për 6 vendet në zhvillim FAO tregon se të ardhurat për frymë të Shqipërisë do të kenë ritmet më të ulëta të rritjes.

Studimi vlerëson se rritja e të ardhurave reale për frymë, gjatë periudhës 2011-2050, do të jetë 134% për Shqipërinë, 309% për Bolivinë, 480% për Etiopinë, 378% për Malavinë, 377% për Nikaraguan dhe 413% për Vietnamin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania