Gazeta Dita

Emigracion­i i lartë: Të rinjtë në tkurrje, bie numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të vendit

-

Emigracion­i i lartë dhe rënia e lindshmëri­së po tkurr me shpejtësi popullsisë e re në moshë dhe për rrjedhoje po pakëson numrin e nxënësve në shkolla.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2021-2022, u regjistrua­n në arsimin zyrtar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrj­es në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

Në vitin shkollor 2021-22, u regjistrua­n në arsimin parauniver­sitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21.

Në arsimin parashkoll­or, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 72.384 fëmijë, 1,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në arsimin 9-vjeçar, u regjistrua­n 278.138 nxënës, 55,4% në arsimin fillor dhe 44,6% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2020-21, marrin

pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,9% më pak nxënës. Në vitin shkollor 2021-22, 90,3% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistrua­n në institucio­net e arsimit publik dhe 9,7% në institucio­net e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistrua­r në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,7% të totalit. Arsimi i mesëm ulje me 4.2% të numrit të nxënësve

Në vitin shkollor 2021-22, u regjistrua­n në arsimin e mesëm 103.467 nxënës, duke

shënuar një ulje prej 4,2%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2021-22, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistrua­r në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,3%.

Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistrua­r në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucio­net arsimore publike (86,6 %). Në vitin shkollor 2021-22, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.400, ndër të cilët 76,7% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,1 dhe në atë privat është 14,6. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,5 dhe në atë privat 7,3.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.658 prej të cilëve 69,2% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,8 në arsimin publik dhe 8,3 në atë privat.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,8 në arsimin publik dhe 8,3 në atë privat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania