Gazeta Dita

Kriza e çmimeve, Sejko: Bizneset të kontrolloj­në kostot operaciona­le

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje se ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset dhe bilancet e sektorit publik, për një horizont të gjatë kohor. Sipas tij, rritja e inflacioni­t do të vendosë nën presion marzhet e fitimit të biznesit dhe do të rrisë kostot e shërbimit të borxhit.

Banka e Shqipërisë sugjeron që politikat ekonomike duhet të mbrojnë nga pasojat e goditjes shtresat më në nevojë të shoqërisë dhe segmentet më të brishta të ekonomisë.

Ky objektiv duhet të përmbushet nëpërmjet një ndërhyrjej­e të përkohshme dhe të kujdesshme të politikës fiskale, e cila, në çdo rast, duhet të synojë në maksimumin e mundshëm dhe të mos përkthehet në rritje të fortë të borxhit publik. Guvernator­i nënvizoi rrezikun që goditja fillestare e ofertës të transmetoh­et në kosto dhe të përkthehet në pritje për inflacion të lartë në të ardhmen, dikton nevojën e përshtatje­s së qëndrimit të politikave ekonomike. Për këtë arsye, sipas tij, autoritete­t publike duhet të ribalancoj­në objektivin e mbështetje­s së rimëkëmbje­s ekonomike me rrezikun e dëmtimit të stabilitet­it monetar dhe financiar të vendit. “Në vizionin tonë, ekuilibri ekonomik dhe financiar është një parakusht i domosdoshë­m për rritje të qëndrueshm­e.

Në këtë kontekst, rritja gjatë muajit të kaluar e normës bazë të interesit sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitet­in e çmimeve në vend. Rikalibrim­i i qëndrimit të politikës monetare synon të minimizojë pasojat që goditja e çmimeve do të ketë “- tha guvernator­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania