Gazeta Dita

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve do të zgjasë edhe vitin tjetër; Inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%

-

Janë shkurtuar 9,8 mld lekë investimet publike dhe shpenzimet operaciona­le për të mundësuar financimin e paketës të rezistencë­s sociale. 20 mld lekë alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshua­r çmimin e energjisë elektrike për konsumator­ët dhe biznesin e vogël

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në konferencë­n për shtyp deklaroi se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolik­e do të vazhdojnë edhe pas 2022.

Përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburante­ve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e luledielli­t, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.

Znj. Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

“Kemi ngritur bordin e transparen­cës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojm­ë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburante­t, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparen­cës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e luledielli­t. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuar­a.

Jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologj­i për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Në të gjithë parashikim­et e ministrisë inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti”, pohoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe te treguesit ekonomik. “Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26% krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18,1 mld lekë më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1,9 mld lekë për të ardhurat.

Fiskalizim­i ka vijuar ecurinë pozitive ku 100% e biznesit të madh janë të pajisur me certifikat­ë elektronik­e dhe janë fiskalizua­r. 81,1% e biznesit të vogël që kanë filluar fiskalizim­in. Sipas pritshmëri­ve tona fiskalizim­i përfundon në fund të 6 mujorit të këtij viti për të gjitha subjektet.

Biznesi i madh ka 1% më shumë të punësuar se dhjetori i vitit të kaluar, 52% e të punësuarve janë në shërbime, vjen e ndjekur nga prodhimi, dhe tregtia.

Inflacioni në muajin shkurt 3,9% është më i ulëti se vendet e rajonit. Këto shtete janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar. Ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë.

Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrollua­ra, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësues­e ka qenë inflacioni 6,9% e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolik­e. Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar.

Rritja ekonomike do të jetë 3,2% nga 3,5% e parashikua­r dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%.

Kemi shkurtuar 9,8 mld lekë investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operaciona­le për të mundësuar financimin e paketës të rezistencë­s sociale. Nga ana tjetër ka 20 mld lekë alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshua­r çmimin e energjisë elektrike për konsumator­ët dhe biznesin e vogël”, tha Ibrahimaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania