Gazeta Dita

Lirohet i ekstraduar­i nga Italia, akuzohej për vrasjen e vëllezërve Hasho: Na vranë për herë të dytë!

-

Drejtësia shqiptare përfshihet në një tjetër çështje me hije të forta skandali. Dy javë pasi Gerti Selimaj u ekstradua nga Italia në Shqipëri, si person i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vellezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, në vitin 1998, Gjykata e Vlorës e nxori nga qelia dhe e vendosi në arrest shtëpie. Prokuroria nga ana tjetër duket se ka heshtur në këto procedura, duke mos kryer verifikime apo proces marrjeje në pyetje të të ekstraduar­it. Ky vendim u cilësua skandaloz për familjarët e viktimave, të cilët janë të bindur se Selimaj është vrasësi i vëllezërve Hasho, 23 vite më parë. Ata kanë apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe në të njëjtën kohë u kanë nisur letra institucio­neve të drejtësisë

“Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 23 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg”, tha Xhuliano, djali i një prej viktimave, Elmaz Hashos.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tek drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë’, tha Mimoza Hasho. Por pse gjyqtarja Vjola Canaj, së cilës i ra shorti për rivlerësim­in e masës së sigurisë për 47-vjeçarin Greti Selimaj, vendosi të ndryshojë masën nga arrest më burg në arrest shtëpie Në vendimin e datës 28 mars 2022, Gjykata e Shkallës së Parë shprehet se i arrestuari nuk është marrë në pyetje për tre ditë më radhë, ku sipas ligjit, prokurori Flora Çela ka shkelur afatet ligjore dhe për

këtë arsye i akuzuari duhet të lihet menjëherë i lirë. Më ketë argument, gjyqtarja Vjola Canaj në fund të përmbledhj­es vendosi duke u mbështetur në nenet 228, 229 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, caktimin e një masë të re sigurie “arrest në shtëpi” dhe ka ngarkuar organet kompetente për mbikqyrjen. Gjykata i ka lënë mundësi prokuroris­ë të vazhdojë procedurat me të dyshuarin për vras

jen e dy vëllezerve Hasho.

47-vjeçari Gerti Selimaj u ekstradua më 12 Mars të këtij viti nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, në vitin 1998. Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca, për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë. Selimaj u akuzua për veprat penale “vrasja me paramendim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, teksa ende nuk ka një verdikt për të, pasi dosja ishte e vjetër dhe u zbardh me vonesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, u kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarj­a. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania