Gazeta Dita

Mbetjet mund të jenë të gjimnazist­it Gjonaj, xhaxhai: Do pranojmë fatin, por duam të zbardhet!

-

Mjekësia Ligjore po vijon analizat për eshtrat e gjetura të dielën në Adriatik të Fushë-Kuqes, mes shkurreve të djegura. Hipoteza e mundshme është që t’i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur më 18 maj 2015 pas shkolle. Me vete kishte 10 mln lekë në bizhuteri dhe mund të jetë sulmuar në grabitje. Familja është larguar nga vendi, ADN e nënës është marrë një herë nga Prokuroria. Xhaxhai: Do pranojmë fatin, si të jetë gjallë apo vdekur! Të kemi një varr ku të ndezim një qiri

Teksa hetimet për eshtrat humane të zbuluara në Fushë-Kuqe të Adriatikut në Kurbin katër ditë më parë po vijojnë ende me ekspertimi­n nga Mjekësia Ligjore, vijnë edhe reagimet e familjarëv­e të një prej personave të humbur prej vitesh dhe që dyshohet se i përkasin mbetjet kockore. Nga Shqipëria u erdhi lajmi se eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe mund të jenë të djalit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, të zhdukur prej vitit 2015. Nëna e gjimnazist­it me 2 djemtë e tjerë është larguar nga fshati Fushë-Mamurras disa muaj më parë, me shpresën se do të gjejë një jetë më të mirë në shtetin fqinj, Itali. Policia nuk e ka njoftuar zyrtarisht, por në mediat të dielën e 3 prillit, dëgjoi se eshtrat e gjetura vetëm 4 kilometra larg fshatit mund të ishin të të birit, që për herë të fundit kur e panë, kishte në dorë një orë të shtrenjtë “Rolex”, makinë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 1 mln lekë të reja. Pas lajmit, familja pret rezultate konkrete, teksa në Fushë-Mamurras jeton xhaxhai i Mariglenit. 7 vite pa e parë nipin, Fran Gjonaj ka pak shpresa që ai të jetë gjallë, siç raporton “Report TV”.

“Nipi jonë është zhdukur me 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat kam bërë denoncim, kam thënë se me kë ka qenë herën

e fundit, kur kam dëshmuar në komisariat të Laçit. Tani u bënë 7 vjet që ne nuk dimë se ku e kemi djalin. Nga Laçi e kemi çuar dosjen tek Krimet e Rënda, ato kanë bërë hetime sepse i kam ndjekur vetë. Me vonë në 2016, ato pasi u lodhën duke hetuar, kanë marrë dosjen dhe e kanë sjellë në Lezhë dhe e kanë

mbyllur për mungesë provash dhe e kanë sjellë në Lezhë. Prokurori ka qenë Përparim Kulluri, oficeri i hetimit të krimeve ka qenë Arben Bucaj dhe drejtori ka qenë Besim Hajdarmata­j, kam komunikuar me ato vazhdimish­t. Tani dje doli një lajm, babain

nuk e ka se është vra në 2005, e thanë se dy

shohet se është kufoma që mund t’i përkasë Mariglen Gjonajt. Tani këtë gjë e përcakton mjeku ligjor, në përputhje me ADN e nënës së vet që e kanë marrë që atëherë. ADN e kanë në dosje. Unë mendoj se ka punuar në maksimum drejtësia, i bëj apel shtetit që nëse do t’i shkojë deri në fund, do të themi se ka shtet. Ne do ta pranojmë si të jetë i gjallë i vdekur, ne e pranojmë. Vetëm të zbulohet e vërteta. Është i joni nuk është i joni, të dalë dhe të na thonë se kujt i përkasim. Këtë mjekësia e vulos. Po është e jona ne e pranojmë dhe e rreshtojmë me të atin atje në varr dhe e mbledhim mendjen, e shkojmë i ndezim një qiri. Në atë zonë bëhet fjalë se na është zhdukur, por rrimë me shpesën se ishalla del e vërteta në dritë. Me nxjerr të vërtetën, i jam mirënjohës këtij shteti”, tha xhaxhai ndër të tjera.

Bëhet me dije se tashmë Policia nuk e ka të nevojshme të sjellë nga Italia në Shqipëri nënën e 16-vjeçarit. Një vit pasi ai është zhdukur, nga ekspertë të Mjekësisë Ligjore nënës i është marrë ADN-ja dhe është pjesë e dosjes hetimore. Kafka dhe mbetjet kockore që u gjetën nga një banor në një zonën e hidrovorit të Fushë-Kuqes, po ekzaminohe­n prej disa ditësh në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania