Gazeta Dita

Borxhliu i Iljaz Çalit: S’kam lidhje me vrasjen, i kisha vetëm 350 mijë euro borxh

- Ka thënë para

Pas dëshmisë së vëllait të biznesmeni­t të ekzekutuar afër Rinasit, se dikush i kishte 1 mln euro borxh 37-vjeçarit, shoqërohet dhe merret në pyetje kolegu i tij Rrahim Dedja. Mohon përfshirje­n dhe jep si alibi vendndodhj­en në banesë. I shpjegon oficerëve se paratë që i kishte borxh Iljazit i kishte në gjendje kromi stok te miniera dhe s’kishin pasur konflikte mes tyre. Ende asnjë person i ndaluar, vijon hetimi për konkurrenc­ën dhe larjen e hesapeve

Policia e Krujës shoqëron dhe merr në pyetje biznesmeni­n borxhli të viktimës Iljaz Çali, i ekzekutuar mesnatën e së dielës në aksin Tiranë-FushëKrujë, te “Kthesa e Rinasit”, nga persona ende të paidentifi­kuar, por që mendohet se janë vrasës me pagesë. Ky shoqërim u bë menjëherë pas dëshmisë së familjarëv­e të 37-vjeçarit dhe konkretish­t të vëllait që është aksionet i kompanisë “Çali Metal” të minierës së kromit në këtë zonë. Zeqir Çali dëshmoi se Iljazit i kishin 1 mln euro borxh dhe personi është Rrahim Dedja. Iljaz Çali kishte një biznesi kromi në bashkëpron­ësi me të vëllanë që prej janarit 2011.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të paktën dhjetë persona deri tani përveç Dedjas, katër prej të cilëve janë të dyshuar dhe mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 50-vjeçari Dedja e ka mohuar përfshirje­n në atentat apo si porositës i tij, duke dhënë edhe alibi për vendndodhj­en në momentin e krimit. Pranoi se i kishte ende borxh 350 mijë euro Iljazit për minierën e kromit që i bleu në Bulqizë vite më parë, por nuk kishin pasur kurrë konflikte apo mosmarrëve­shje dhe po ia shlyente sipas marrëveshj­es së bërë mes palëve.

“Viktimës i kisha 350 mijë euro borxh, pasi i kisha marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar. Kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk është hequr që andej. Nuk kam lidhje me vrasjen dhe mbrëmjen e së dielës isha në banesë”,

hetuesve 50-vjeçari.

Një ditë më parë vëllai i viktimës, Zeqir Çali tha se ata si familje nuk kanë hasmëri me askënd, por u kanë borxh persona të tretë një shumë prej 1 mln dollarë. Në dëshminë e tij, përmendi edhe 50-vjeçarin Dedja.

Iliaz Çali ekzekutua brenda mjetit të tij “Land Rover” mbrëmjen e 3 prillit, ndërsa edhe nuk ka një autor për ngjarjen. Autorët i kanë dalë paralel mjetit të 37-vjeçarit në autostradë­n Tiranë-Durrës dhe kanë qëlluar me kallashnik­ov. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ç’ka tregon se autorët kanë qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Nuk u gjet as ndonjë makinë e djegur në periferi, siç veprohet nga ana e grupeve të vrasësve me pagesë në këto raste.

Para se të ndodhte krimi, Iljaz Çali kishte ardhur në Tiranë për të blerë ushqime për familjen dhe në mjetin me të cilin lëvizte janë gjetur vetëm ushqime dhe asnjë send

i paligjshëm. Policia ka nisur monitorimi­n e kamerave të sigurisë në Tiranë për të bërë të mundur verifikimi­n se ku ka lëvizur Iljaz Çali. Sipas GPS-it të makinës Çali ka ndalur në një fast-food në rrugën e Elbasanit dhe më pas është nisur drejt Saukut dhe është futur në Unazën e Madhe. Përmes Unazës

Çali ka kaluar në sheshin “Shqiponja” dhe është futur në autostradë. Disa kilometra më pas është ekzekutuar.

Koinçidenc­ë në këtë histori është se pothuajse në të njëjtën datë, në vitin 2014, atij i kanë varë mikun e ngushtë, Gjin Nika, i cili gjithashtu kishte edhe një biznes kromi,

ndërsa dyshohej se ishte edhe vrasës me pagesë. Tashmë pista kryesore ka mbetur ajo e hakmarrjes së mundshme për shkak të së kaluarës së viktimës dhe lidhjeve të tij me njerëz të botës së krimit, si ish-shoku i tij i vrarë tetë vite më parë, larja e hesapeve dhe konkurrenc­a në biznes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania