Gazeta Dita

“Ciao, përqafime”, postoi foton nga avioni dhe shtoi dyshimet për zhdukjen e ish-deputetit Alqi Bllako, avokati: Rastisi që ishte 1 Prilli!

-

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, është shprehur se kur i ka shkuar vendimi i Gjykatës, ish-deputeti socialist është drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe sipas tij, klienti në asnjë moment nuk i është larguar vendimit penal. Mbrëmjen e së hënës, në emisionin ‘Opinion’, mbrojtësi ligjor u pyet edhe për foton që postoi nga avioni, që linte të kuptohej se Bllako mund të ishte duke u arratisur.

Hazizaj deklaroi se fotoja qëlloi me datën 1 Prill, duke nënkuptuar se nuk ishte e vërtetë. “Ajo është një foto që unë erdha nga jashtë kur mora vesh për prokurën e posaçme, kaq e thjeshtë

është. Sepse kur lajmërohet se Alqi Bllako ishte larguar dhe ju postoni foton “Ciao, përqafime” … Qëlloi që kjo ishte me 1 Prillin, kështu që në këto kushte kanë rakorduar së keqazi”, tha Hazizi. Aktualisht ish-deputeti i dorëhequr nga mandati,

ndodhet në paraburgim me masë sigurie nga GJKKO dhe kërkesë penale nga SPAKu, për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Bllako akuzohet se tjetërsoi truallin ku u ndërtua incenerato­ri i Fierit, me dëm buxheti 14 mln lekë të reja, të përfituara nga baba i tij, si drejtues i punimeve në koncesion. Koha kur u bë manipulimi i dokumentev­e sipas SPAK, përkoi me detyrën si Sekretar i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mjedisit, drejtuar nga ish-ministri i arrestuar prej muajit dhjetor, Lefter Koka. Ky i fundit akuzohet për një ryshfet rreth 5 mln euro në të dy incenerato­rët Fier-Elbasan, kurse dosja ka të paktën 15 persona të akuzuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshi dhe dy koncesiona­rët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania