Gazeta Dita

Morën 5 mijë euro për ekstradimi­n nga Italia, në gjyq avokati dhe punonjësi i Ministrisë së Drejtësisë

-

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për proces gjyqësor avokatin Lavdosh Spahiu, për akuzën e mashtrimit. Mbrojtësi ligjor akuzohet se i mori në formë pagese 5 mijë euro një familjeje, duke i premtuar ekstradimi­n nga Italia të të afërmit të tyre, i dënuar në vendin fqinj, me qëllim që ta vuante izolimin në Shqipëri dhe të ishte pranë të afërmve. Gjithashtu i pandehur në proces do të jetë edhe Hamza Tola, punonjës i shërbimit të Ministrisë së Drejtësisë, po për të njëjtën akuzë, si dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

“Lidhur me përfundimi­n e hetimeve për procedimin penal nr.179 të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas përfundimi­t të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal nr. 179 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurëv­e:

Lavdosh Shehu, me profesion avokat, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal; Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK për dosjen.

Nga hetimet rezultoi e provuar se Lavdosh Shehu, i ka kërkuar familjes së shtetasit F.H., një shumë prej 12000 euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionar­ë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferim­it nga shteti italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. “Këtë ndikim në funksionar­ët e

Ministrisë së Drejtësisë, shtetasi Lavdosh Shehu, do ta realizonte në bashkëpuni­m me shtetasin Hamza Tola, punonjës shërbimi në këtë Ministri. Në vijim, shtetasi Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. vetëm një shumë prej 5 000 (pesë mijë) euro”, theksohet në dosjen penale. Denoncimi është bërë nga vetë familjarët e të dënuarit shqiptar në vendin fqinj, teksa të pandehurit e mohuan akuzën e ngritur. Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë e mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga emisioni investigat­iv televiz “Stop” i Tv Klan”, thuhet në njoftim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania