Gazeta Dita

Po kërkonte thesarin e Montekrist­os prej disa muajsh? Davide Pecorelli publikon fotot me thasë, pretendon se i ka me ar!

-

I akuzuar për mashtrim, borxhe dhe i falimentua­r, por edhe pse “dhi e zgjebosur, bishtin e mban përsëri përpjetë!”, duke mos e harruar zakonin dhe guxuar të ironizojë dhe trazojë mendjet e rrjeteve sociale. Ish-gjyqtari italian i futbollit, aktualisht biznesmen i falimentua­r, Davide Pecorelli, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave, por këtë herë jo me sajimin e vdekjes së tij, por me thesarin e Montekrist­os, i cili prej kohësh tregon se është në kërkim të tij bazuar në disa legjenda urbane apo mite të mesjetës. Ai ka publikuar një foto ku duken disa thasë, por që Pecorelli pretendon se janë të mbushura me monedha ari. “Nuk është fotomontaz­h. Ku është thesari? Për momentin nuk mund të them asgjë”, shkruan ai krahas fotos. Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku u gjet e djegur makina që kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritete­t italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmeni­n, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montekrist­o, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

Hetimet treguan se kishte jetuar i fshehur në Vlorë, për shumë muaj, duke ngrënë dhe pirë me qytetarë dhe madje figura të njohura të qytetit bregdetar, të cilët i mbante me ‘histori legjendash për arin’ apo përralla nga ‘një mijë e një netët’. Vetë ish-gjyqtari rrëfeu më tej se në dëshpërim për borxhet dhe falimentin në Itali, sajoi vdekjen në Shqipëri, i ndihmuar nga një prift, që i tha të përdornin ca eshtra të vjetra varresh. Më tej u vu në kërkim të thesarit mitik, duke jetuar si eremit nga njëri ishull italian, në tjetrin, derisa dhe u kap. Pas vetëdorëzi­mit në Peruxhia ai u lirua nga autoritete­t, për hetim në gjendje të lirë, teksa në Shqipëri gjithashtu nuk janë mbyllur ende këto hetime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania