Gazeta Dita

Dje u regjistrua­n 87 raste të reja infektimi me Covid-19

INFEKTIMET ME COVID

-

Shqipëria vijon të regjistroj­ë shifra të qëndrueshm­e të infektimev­e ditore me koronaviru­s. Në të dhënat e raportuara për situatën e 24 orëve të fundit, autoritete­t e shëndetit publik kanë bërë me dije se nga mijëra testimet e kryera në të gjithë vendin janë zbuluar vetëm 87 raste të reja infektimi.

Gjatë 24 orëve të shkuara janë kryer 1188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s, 87 qytetarë, në këto bashki: 38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastë­r, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh. Janë 453 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 131 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar më tej përhapjen e virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Ndërkohë që edhe të gjithë qytetarëve të vaksinuar me dy doza, u kërkohet që të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga koronaviru­si apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania