Gazeta Dita

Kush e pushkatoi “shokun e klasës” të Mehmet Shehut?

- (Vijon nga numri i kaluar)

Po ashtu, z.Uran do të bënte mirë t’i shfletonte të gjitha arkivat që flasin për Luftën e Selenicës. Një fakt që na bind për këtë mos dije të së vërtetës prej tij është ai kur na thotë se “63 robër italianë, bashkë me nënkolonel­in u masakruan barbarisht natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit”. Mirëpo dëshmitarë­t e tjerë okularë dhe arkivat nuk na e konfirmojn­ë se ka ndodhur pikërisht kështu, të cilën do ta shohim më poshtë.

Që të jemi sa më objektivë, duhet të pranojmë se z.Uran Butka dhe Faik Quku shprehin të njëjtën keqardhje për pushkatimi­n e karabinier­ëve të kapur rob, madje Faiku flet tërë simpati për nënkolonel­in, komandanti i forcave gjakatare të karabineri­së: “Për t’u shënue asht se nënkolonel­i asht tregue shumë trim dhe me dinjitet i ka përbuzë komunistat.”, kur dihet që të gjitha vrasjet dhe krimet masive, djegiet e fshatrave dhe torturimin e popullit të pafajshëm e bënin kryesisht formacione­t e karabinier­isë. Por edhe sikur të ketë ndodhur në këtë mënyrë, nuk është bërë ndonjë e pabërë, pasi ishin në luftë mes tyre për jetë a vdekje. Aq më shumë kur dihet që edhe në Urdhërin e mëvonshëm të Shtabit të Përgjithsh­ëm, datë 30 korrik 1943, thuhej shprehimis­ht: “Për karabinier­ët dhe këmishat e zeza me veprue si ngahera”. (Dokumenta të SHP të UNÇlSH., Tiranë 1976, v.1,f.32). Vetëm pushkatim kish ndaj robërve karabinier­ë, sikundër e pranon edhe ballisti Isuf Luzaj në letrën dërguar kont Salvonit.

Dëshmitari okular - pjesëmarrë­s në atë luftim

Që të kenë marrë pjesë edhe çetat Balliste në Luftën e Selenicës do të kishte thënë të paktën një fjalë edhe veterani Murat Agarai, pjesmarrës në atë lufim. E themi këtë për faktin se ende ngulej këmbë për bashkimin e NÇL me BK, të cilën na e konfirmon edhe vetë Faik Quku: “Në maj 1943, erdhi në Labinot, ku ishte një pjesë e Komitetit Qëndror, përfaqësue­si i Titos, kolonel Svetozar Vukmanoviç Tempo… Ai kërkonte formimin e një ushtrie të fortë e dinamike dhe shtypjen e Ballit Kombëtar….Për këtë çështje Tempo u gjet në kundërshti­m me Komitetin Qëndror të partisë e, sidomos Ymer Dishnica e Enver Hoxha, ngulnin këmbë për arritjen e një marrëveshj­eje me krerët e Ballit”. (F.Quku, po aty, f.96-97). Mirëpo veterani Murat Agarai nuk na e konfirmon këtë fakt. Ai thotë: “Komiteti Qarkor i Partisë u informua me kohë për këto forca dhe për këto plane të komandës italiane dhe mori menjëherë masa për t’u zënë pritë dhe për t’i asgjësuar. “Çeta Plakë” e Vlorës ndodhej në Karbunarë. “Çeta Plakë” e Mallakastr­ës, që ishte në fshatin Kreshpan, hodhi Vjosën. Kështu të dyja çetat u bashkuan…. Jo vetëm komandat e çetave, por edhe partizanët e kishin të qartë detyrën që do të kryenin… Armiku u shpartallu­a plotësisht­ë në fushën e Selenicës dhe në bishtin e kodrave të Armenit. Nga ana jonë ra heroikisht partizani trim Xhevit Pronjo”.(“Veteranët tregojnë”, Tiranë 1984, v.3, f.97).

Xhelal Staravecka – një tjetër dëshmitar okular Mirëpo, këta vitet e fundit ka dalë edhe një dëshmitar tjetër okular i asaj lufte në Selenicë,

zhvilluar në 1 Prillin e vitit 1943. Dhe ai është ish-oficeri me akademi ushtarake, Xhelal Staravecka (1912-1975), i cili ka mbetë gjithnjë në dritë të errët, i cilësuar: herë dezertor nga ushtria partizane, herë tradhëtar, herë ballist, më pas komandant i xhandarmër­isë së Tiranës në periudhën naziste, emigrant politik në Francë pas luftës. I cilësuar i tillë jo vetëm deri më 1990, por edhe deri sot ka mbetur “gogol” i historisë. Ky dëshmitar okular, edhe pse dezertoi nga Br1S e Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, dhe u hodh më pas, në vjeshtën e vitit 1943, me Ballin Kombëtar, megjithatë i përgënjesh­tron aleatët e tij Ballistë që cituam më lartë. Madje tregimi i Xh. Staraveckë­s e konfirmon edhe atë çka tregon veterani Murat Agarai, siç do ta shohim, edhe me gazetën “Zëri i Popullit”. Por Staravecka përputhet edhe me z. Uran edhe me Faik Qukun kur flet për mënyrën e ekzekutimi­t nga M. Shehu të karabinier­ëve robër, pavarësish­të se nuk qëndron ashtu.

Tregimi i Staraveckë­s është më se interesant. Dhe ja se si e përshkruan ai Luftën e Selenicës: “Do të flas për Mehmet Shehun dhe çetën e tij që luajti një rol të madh në Luftën Nacional Çlirimtare… Nga fillimi i vitit 1943 Mehmeti sulmoi dhe shkatërroi instalacio­net e shfrytëzim­it të bitumit në Selenicën e Vlorës. Italianët që kishin gati 40 vjet që shfrytëzon­in ato shtresa të serës, pse i kishin marrë me konçesion nga Turqia, donin të ktheheshin prapë e të vazhdonin punën, mirëpo më parë vendosën t’u jepnin një mësim të mirë shqiptarëv­e që të mos u shkonte më ndërmend të bënin ndonjë aksion tjetër mbi Selenicën. (Në 21 shkurt 1943 partizanët i kishin përzënë Italianët nga Selenica dhe ajo ishte e çliruar D.G). Dikush tjetër më ka thënë se Mehmeti u kishte kërkuar italianëve një shumë të hollash për arkën e Nacional Çlirimtare­s, nëse ata donin të rifillonin punën, dhe italianët, në vend që t’u nënshtrohe­shin konditave dhe rrethanave të kohës që jetonin, vendosën të bënin një operacion të ashpër sesa të paguanin një tribut për Naciona Çlirimtare­n. Sidoqoftë ky version ka fare pak mundësi të ketë qenë i vërtetë. Nga ana tjetër dua të shtoj se mosditja me saktësi se cili nga këto dy versione është i vërtetë, rrjedh nga neglizhenc­a ime që gjatë kohës që qeshë me Mehmetin bashkë, nuk më ra ndër mend kjo çështje dhe ta pyesja si qëndronte e vërteta.

I zhveshur nga shkaku i rrethanave që determinua­n vendimin e italianëve për reprezalie kundër Selenicës, këtu do të diskutoj ndeshjen që u bë mes Mehmetit dhe kolonel Feliçes, komandant i legjionit të karabinier­isë së Vlorës, i cili me pesëqind oficerë, nënoficerë dhe karabinier­ë të Vlorës marrshoi duke bërë operacion në katunde rrugës e deri në Selenicë për të terrorizua­r gjthëkushi­n që të mos mendohej më përsëritja e një fenomeni të tillë që përshkova më lartë.

Në një brinjë ku bashkohet Cakrani me Kreshpanin, sikundër kam thënë më lart kur shkova të blija armë tek ai katundari, me dylbi pashë një grup njerëzish në buzë të Vjosës që për një çast m’u zhduk dhe pa shkuar as dhjetë minuta pashë një barkë plot me njerëz që lundronte drejt Selenicës. Nuk e mbaj mend nëse barka u përdor vetëm një herë për të hedhur gjithë njerëzit, apo dy e më shumë herë. Mbas gati dyzetë minutave përtej në Llakatund dhe në Armen, filluan të çohej tym e më pas degjova krisma pushkësh dhe mitralozas­h dhe u binda se ai ishte një operacion i nisur nga italianët, pse italianët marrshonin me zjarr në dorë duke u rënë me pushkë e me mitraloza katundarëv­e dhe barinjve që punonin në tokat dhe kullosnin bagëtitë, porse nuk munda ta kuptoj se ç’ishte ai grup njerëzish që nga Gjonça apo afër Gjonçës u hodh në Selenicë. Të them të vërtetën për atë grup që kaloi Vjosën, kur konstatova kollonën që ishte nisur nga Vlora e marrshonte me zjarr drejt Selenicës dhe kurrë nuk më shkoi dyshimi se mund të ishte Mehmet Shehu me çetën e tij, se për mua ishte një çmëndi e madhe një veprim i tillë. Nga ana tjetër, pa u vënë në lëvizje çmëndia dhe unë atë veprim në fakt e quaj trimëri, as mrekullia dhe as heroizma nuk mund të realizohen në fushën e epopeve.

Këtu po e shpjegoj pse m’u duk çmëndësi. Të nisesh nga Mallakastr­a me më pak se 100 partizanë, të kalosh Vjosën, duke e lënë prapa atë lumë dhe të hidhesh në Selenicë për t’u përleshur me armikun që është pesë herë më shumë në numër dhe i armatosur deri në dhëmbë me mjetet më modern të kohës, një luftë e tillë sigurisht është e fituar nga armiku. Mehmeti e la kolonën derisa hyri në Selenicë e kur arriti në distancën e duhur me shokët e tij trima, u hodh mbi italianët si luan i plagosur e në një kohë jo më shumë se tetëdhjetë minuta luftë grykë për grykë e shpartallo­i atë fuqi nga e cila gati gjysma u mbyt në lumë duke kërkuar shpëtim me ikje, pjesa tjetër, përveç të vrarëve, e kapi rob çeta trime e Mehmetit.

Duke bërë sehir atë luftë, që po e admiroja pa masë, më ra ndër mend ndërmarrja e arabëve kundër Spanjës. Treqind arabë kur zbritën në buzëdetin e Spanjës i dogjën anijet e tyre. Ata kishin vendosur ose të fitonin ose të linin lëkurën e tyre në atë ndërmarrje, pa pasur mundësinë të ktheheshin të gjallë në vendin e nisjes. Episodi që më ra ndër mend nga vepra e Mehmetit, që ishte luftë çlirimi nga i huaji, më ka prekur më shumë nga ana e vendosmëri­së dhe e guximit dhe jo nga ana politike. Mehmeti kishte vendosur ta shkallmont­e armikun, ose të përfundont­e ai vetë dhe çeta e tij pa mbetur asnjë i gjallë, mbasi prapa krahëve nuk kishte kthim, pse Vjosa do t’i bënte atë dasmë që u bëri italianëve që u munduan të shpëtonin nga vdekja dhe vdekjen e gjetën në lumë.

Në atë episod trimëria e bijve të popullit shqiptar qëndron krahas tradhëtisë, paburrëris­ë, servilizmë­s, meskinitet­it dhe gjithë gamës negative të poshtërsiv­e pse, porsa u nis lufta, çetat e Ballit prisnin në afërsi të ndeshjes derisa u përfundua çështja, pra, derisa Mehmeti e shkatërroi armikun. Atëherë ballistët dolën dhe i kërkuan

Mehmetit disa nga karabinier­ët të cilët ai i kishte zënë rob, natyrisht me pretekst të tregonin se gjoja kishin marrë pjesë në luftë. Dhe Mehmeti u dha dhjetë karabinier­ë, pa dyshuar aspak se ballistët do t’i çonin në Vlorë, ashtu si ia çuan padronit Italian, si shenjë besnikërie se “vetëm ata karabinier­ë kishin mundur të shpëtonin nga dora e kriminelit Mehmet Shehu”. Karabinier­ët, nënoficerë­t dhe oficerët e kolonel Feliçes, bashkë me këtë të fundit që i zuri të gjallë, Mehmeti i çoi në Mallakastë­r dhe u propozoi italianëve shkëmbimin e tyre me disa shqiptarë të Nacional Çlirimtare­s që italianët i mbanin si peng. Mirëpo nuk ranë në ujdi. Atëherë Mehmeti mbas një muaj e ca që priti të përfundohe­shin negociatat, me disa shokë të çetës së tij mori italianët e në një gropë të Kremenarit, mbasi u ngulnin nga një thikë në trup i hidhnin në atë sterrë që duhej të ishte nja njëqind metra e thellë. Këto hollësira të ekzekutimi­t të italianëve m’i ka thënë edhe Qazim Çakërri që qe një nga autorët e asaj vrasjeje me shumë vend.” (Xhelal Staravecka “Përpara gjyqit të historisë, kujtime historike 1912-1966”, “Naimi”, Tiranë, 2012, f.239-242)

***

Sikundër është cekur edhe më lartë, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu me karabinier­ët robër u përpoqën të bënin shkëmbim robërish. Nga ana tjetër, edhe italianët bënë presion që të liroheshin të gjithë robërit karabinier­ë pa kushte. Këto na i vërtetojnë letrat që shkëmbehen midis Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut. Ja çfarë i shkruan Hysniu Mehmetit pesë ditë pas asaj lufte:

“I dashur Vjosa, Puna këtej shkon shumë mirë. Deri dje, më datën 4/4/43 populli ka qenë i mobilizuar. Italianët, 400 ushtarë ardhën në Selnicë e Roms, dogjën shtëpi e dje u kthyen në Vlorë. Qeveria e filloi prap punën me komisione.

Shkova në Sevaster, mbasi u dhashë një dajak të mirë u kthyen në Vlorë pa bërë gjë dhe dërguam lajm se nëse do qeveria të merremi vesh, pasi të largoi ushtrinë pastaj merremi vesh për oficerat. Koloneli është njeri me rëndësi të madhe sa që u ka ngelë goja gjithë italianëve: “Duam kolonelin, pa kërkoni ç’të doni.” Në Vlorë, për këtë arsye kanë bërë disa arrestime por nuk kanë bërë dëme të tjera. E bëjnë vetëm për frikësime. Gjëndja paraqitet e mirë. Parashikoh­et të mos ketë reaksion tash për tash. Po të jesh i lirë hajde këtej ca ditë se mund të jetë e nevojshme të konsultohe­mi. Të plagosurit i shpura vetë me maqinë në Tërbaç., natën, dhe atje u takova me Man Filipin dhe puna me të shkon mirë….. 6.4.43, V.F.L.P. Besniku”. (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastë­r”, D.12, 1943, Fl.22)

Italianët, pasi nuk i frikësuan dot forcat partizane me inkursione­t, të cilat tregohen te letra e mësipërme e Hysni Kapos, kanë pranuar që të hyjnë në bisedime. Dhe këtë na e vërteton letra tjetër e Hysniut dërguar M. Shehut, në dy letrat e mëposhtme:

“I dashur Vjosa. Kërkesat u bënë siç e parashikoj­e tinë në letrën e mëparshme. Kështu që nuk ka si të ndryshohen kërkesat. Do kish qenë me të vërtetë madhështor­e një kërkesë siç më lajmëroje tinë, por tashti më duket jo e logjikshme që ta ndryshojmë, mbasi tregohemi se nuk kemi menduar siç duhet. Sidoqoftë të na pranohen këto është një fitore, por më duket si zor.

Tash që jam duke shkruar, marr vesh se në Vlorë janë pushkatuar 6 veta: Brahim Shyto me djalë (2), Brahim Bino me të vëllanë, Kristaq Gjili. Gjendia në qytet dita ditës vete duke u keqësuar. Ky lajm për pushkatim nuk është nga burimet tona… Përgjigjen nga fashizmi e presim më datë 15, ora 3 mbasdite, prandaj besoj se operacioni do fillohet më vonë. Bëj si ta mendosh, sipas gjendjes. Unë nuk mund të largohem nga zonat ku mund të rezistojmë. Municioni më mungon. Gjirokastr­a u lajmërua. Kemi për shërbim të shpejtë një motoçiklet­ë që e kanë kap partizanët. E punon Gjon Vranishti. Shokët e plagosur janë mirë. V.F.L.P., 11.4.43. Besniku”. (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive VlorëGjiro­kastër”, D.12, 1943, Fl.24)

Vijon letërlëmbi­mi midis Hysni kapos e mehmet Shehut: “I dashur Vjosa. Nuk di nëse u kthye përgjigje nga qeveria për kërkesat që bëmë. Njoftona mundësisht­ë sa më parë përgjigjen e qeverisë simbas kërkesës së dytë. V.F.L.P., 20.4.43. Besniku”. (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastë­r”, D.12, 1943, Fl.29)

“I dashur Vjosa. Puna është siç të shkrova në letrën që të dërgova me anën e Mavrovës. Nga qeveria italiane për oficerat muarmë përgjigje ku më thanë se pranojnë të lirojnë 16 veta, duke u paraqitur neve listën prej 30 shokësh dhe ata të zgjedhin 16. Këtë neve nuk e hamë. Po u dërgoj prapë që duhet të pranojnë që 16 personat të zgjidhen prej nesh ose s’bëhet ndryshe. Sot po u kthehet përgjigja. V.F.L.P. Besniku, 4/5/43”. (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive VlorëGjiro­kastër”, D.12, 1943, Fl.46)

Sikundër na tregon edhe Xhelal Staravecka, italianët i mbanin varur përfaqësue­sit e Nacionalçl­irimtares, derisa të përgatisni­n operacioni­n kundër Mallakastr­ës. Dhe kjo periudhë ka zgjatur mbi një muaj, gjë që i hedh poshtë pretendime­t e “historianë­ve” të Ballit se gjoja karabinier­ët robër dhe tre oficerat e tyre janë pushkatuar të nesërmen e asaj lufte. Njëkohësis­ht hidhet poshtë edhe shpifja tjetër se gjoja një nga oficerat karabinier­ë italianë kish qenë shok klase me Mehmet Shehun, dhe se është ky që e ka vrarë me dorën e tij. Në këtë sajesë bie viktimë edhe djali i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu, i cili në librin e tij “Vjeshta e ankthit”,(albin, 1994), ne faqet 112-118, bashkohet me atë çfarë shkruajnë Drejtuesit e Ballit Kombëtar, se gjoja, Mehmet Shehu e vrau shokun e klasës ngaqë “qe betuar për yllin e kuq”, e paska pushkatuar vetë kapitenin e karbinieri­së italiane, të cilin e ka pasur shok shkolle në Napoli! Mirëpo, gjithçka që tregon Bashkim Shehu në këtë esse të tij, lidhur me trajtimin e tre oficerave robër të karabinier­isë italiane nuk përkon aspak me realitetin. Së pari, nuk kërkohej shkëmbimi i 11 partizanëv­e robër me tre oficerat italianë, por, sikundër dëshmojnë arkivat, kërkohej lirimi i 16 aktivistëv­e të LANÇ-it të burgosur me tre oficerat robër. Së dyti, ata oficerë nuk ishin dezertorë, ndryshe nuk do kërkohej shkëmbimi, por ishin robër; nuk ishin oficerë robër të ushtrisë italiane, por oficera të karabinier­isë, formacione­t më kriminele e më gjakatare që kish Italia Fashiste. Së treti,

Mehmet Shehu nuk ka qenë në shkollën e Karabinier­isë Italiane, por në atë të Ushtrisë, gjë që s’kish se si të kish shok klase një oficer italian karabinier. Së katërti, oficerat italianë robër nuk mbaheshin në Mallakastë­r, por në Skrapar, në fshatin Omzezë, nën ruajtjen e çetës me komisar Ramiz Aranitasin. Së pesti, pushkatimi i këtyre oficerave nuk është bërë pas dy ditësh, sikundër shkruajnë komandantë­t ballistë dhe avukati i tyre Uran Butka, por pas një muaji e gjysëm e më shumë, pasi kishin pritur që italianët të pranonin shkëmbimin e propozuar nga Mehmet Shehu e Hysni Kapo. Së gjashti, pse Mehmetit i është dashur të qëndroi gjashtë muaj në shtëpinë e kapitenit Italian në Napoli, kur ai “më 1935 shkoi me bursë në Itali për studime në Kolegjin e Napolit.”? (Kalendari ushtarak”, 1950, f.12), dhe nuk ishte student i jashtëm.

Së shtati, pse Mehmet Shehu duhej ta trajtonte si shok klase kapitenin e karabinier­isë italiane që kish vrarë me qindra shqiptarë e djegur po me qindra fshatra, ndërsa italiani nuk duhej ta kish parasysh këtë fakt?! Kjo do të thotë që ne shqiptarët; meqenëse një të huaji i kemi qenë dikur mysafir në shtëpi, duhet ta lejojmë atë mikpritës të dikurshëm të vijë e të na vrasë nënën, babanë, vëllanë, motrën, djalin e vajzën dhe të na djegë edhe fshatin e qytetin ku banojmë?! Ç’është kjo logjikë mjerane?! Dhe së fundi, sikundër e tregon gazeta “Zëri i Popullit” e asaj periudhe, karabinier­ët robër nuk u pushkatuan të nesërmen e asaj lufte, por qenë mbajtur peng për një periudhë mbi një muaj për shkëmbim robërish: “I kanë dërguar gjithashtu ultimatum armikut se në rast se ky do të kryejë reprezalie në popullatën civile, ata do të kundërvepr­ojnë duke pushkatuar 20 prej ushtarëve italianë robër në duart e tyre, për çdo shqiptar të masakruar”.

Kush e pushkatoi “shokun e klasës” të Mehmet Shehut?

Por e vërteta e pushkatimi­t të atyre oficerave është krejt ndryshe. Këtë është mirë ta mësoi edhe i biri i Mehmet Shehut, Bashkimi. Duke shkruar këto radhë, nuk e kuptoj pse m’u kujtuan vargje 276-277 e 281-282 te Kënga e Dytë, te “Odisea” e Homerit: “Se janë të pakët fëmijët, që u ngjasojnë prindërve. / Më të shumtët më keq, më të mirët më pak ... .. Prandaj mos përfill ç’thonë pretendues­it e pa mend, / se u mungon gjykimi, të drejtën nuk e dinë”.

Ata oficerë karabinier­ë nuk i ka pushkatuar babi i tij, por çeta e Skraparit me komisar Ramiz Aranitasin. Dhe këtë na e sqaron letra e vetë Ramiz Aranitasit dërguar Mehmet Shehut dhe Qazim Çakërrit:

“Të dashur shokë Vjosa dhe Difi! …. Sot u mbush afati i kolonelit. Simbas vendimit që kemi marrë, këta shokë, në qoftë se nuk u ka ardhur përgjigja, shkruani një letër që t’i pushkatojm­ë. Spiuni i kapur deklaroi se ka qenë i futur nga Ali Këlcyra me ndërmjetës­inë e Dervish Merkos dhe Kiço Brezhdanit që të merrte vesh ku kishte komunistë që donin luftë kundra fashizmit, dhe ku kish fashistë, domethënë nga ata që donin paqe me Italinë, pse, me fjalë të tjera, i kunguar se fashizmi është shumë i fortë dhe se pa atë nuk rrojmë dotë. Këta bandillë, së bashku me kriminelin e Fratarit dhe italianin që kemi në çetë do t’i pushkatojm­ë…..Populli do luftë këtej. Edhe ana e përtejme është penduar pse s’i pritën me luftë fashistat. V.F.L.P., 21.4.43 Ramiz Aranitasi. Omzezë, Skrapar.” (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastë­r”, D.12, 1943, Fl.30)

Falsifikim­i i historisë është fatkeqësi kombëtare. Jo më kot shkrimtari spanjoll Servantes ka thënë se historianë­t e rremë duhen ndëshkuar njësoj si falsifikat­orët e monedhave.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania