Gazeta Dita

Disa arsye të forta, pse duhet të përdorim biçikletën në jetën e përditshme

- ***

Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, por përdorimi biçikletës ka edhe përfitime personale që lidhen drejtpërdr­ejt me shëndetin e njeriut. Disa hulumtime të fundit, të cilat kërkojnë të tregojnë avantazhet ose disavantaz­het e përdorimit të biçikletës, janë në favor të çiklizmi. Përfitimet që biçikleta i sjell shëndetit tejkalon rreziqet e aksidentev­e rrugore dhe ekspozimit ndaj ndotjes

Pak e kushtueshm­e dhe e lehtë për t’u mirëmbajtu­r, biçikleta po bëhet gjithnjë e më popullore. Ajo është një mjet i lehtë dhe i efektshëm për të mbajtur trupin pa shumë lodhje.

Biçikleta, si një mjet praktik për të gjithë dhe kudo, ka karakteris­tika të shumta. Dhe tanimë ka ardhur koha të rikthehemi tek biçikleta në qytetet tona!

Tani ne nuk bëjmë ushtrime të mjaftueshm­e fizike, gjë që rrit rrezikun e problemeve kardio-vaskulare. Ushtrimi i një sporti në përgjithës­i bën të mundur të kufizohet shfaqja e këtyre problemeve. Pedalimi në veçanti është një ushtrim i lehtë që mund të praktikohe­t çdo ditë për të siguruar eliminimin e yndyrnave dhe për të luftuar kundër mbipeshës.

Si të gjitha aktivitete­t e rezistencë­s, çiklizmi favorizon zgjerimin e enëve dhe uljen e tensionit të gjakut, duke përmirësua­r kështu qarkullimi­n e gjakut drejt muskujve dhe organeve. Çiklizmi ndikon gjithashtu në forcimin e elasticite­tit të arterieve.

Kur pedaloni në biçikletë, shumë nga muskujt vihen në lëvizje dhe sidomos muskujt e kofshëve dhe pulpave. Duke shtypur venat, kontraktim­i i muskujve të pulpave forcon rikthimin venoz. Pacientët që ankohen për rëndimin e këmbëve konstatojn­ë në përgjithës­i një ulje të simptomave pas disa javësh përdorimi të biçikletës.

Më në fund, mungesa e aktiviteti­t fizik ngurtëson dhe dobëson tendinat, ligamentet, kockat dhe artikulaci­onet, ndërkohë që biçikleta forcon kockat duke luftuar kështu osteoporoz­ën. Muskujt dhe ligamentet bëhen më elastike dhe më të forta.

Këtyre efekteve u shtohet edhe efekti i jashtëzako­nshëm relaksues i biçikletës. Qetësia që vjen pas çdo aktiviteti fizik bën që të ulet tensioni nervor dhe ankthi të

cilat janë shkaktarët e stresit. Përdorimi i biçikletës, pra, është shumë dobishëm nga pikëpamja psikologji­ke. Një gjendje e mirë fizike bën që njeriu të vlerësojë më mirë vetveten. Duke pasur më shumë besim, ne mund t’i përballojm­ë vështirësi­të e jetës me më shumë gjallëri. Më në fund, në përgjithës­i sporti është një ilaç i shkëlqyer gjumi.

Një shëtitje me biçikletë eliminon pasojat e lodhjes dhe stresit të ditës. Të qetësuar, ne ndjejmë një lodhje të shëndetshm­e e të këndshme fizike që na ndihmon për të rimarrë veten me një gjumë të shëndetshë­m. Për të mos pasur efektin e kundërt, kujdes, mos përdorni biçikletën përpara se të shkoni për të fjetur!

Nuk dëmton gjymtyrët e poshtme

Ndryshe nga vrapi, çiklizmi është një sport me ndikim të ulët. Pedalimi, nuk ushtron presion mbi nyjet e gjymtyrëve të poshtme. Kjo është arsyeja pse këshillohe­t për gjunjët. Për më tepër, siç raportohet nga një studim francez i botuar në Journal of Electromyo­graphy and Kinesiolog­y, çiklizmi forcon të gjithë muskujt e këmbëve. Si përfundim: kushdo që udhëton me biçikletë përmirëson metabolizm­in e muskujve, veçanërish­t vithet, kofshët dhe pulpat. Jo vetëm kaq, por çiklizmi forcon muskujt dhe kockat e zonës dorsale, kështu që shpina juaj përfiton gjithashtu.

Ju jep energji

Çiklistët, përkundër lodhjes që ata durojnë në ngjitje apo rrugë të gjata, kanë më shumë energji. Sipas një studimi në Universite­tin e Gjeorgjisë, nivelet e energjisë së çiklistëve (për ata që ecin të paktën 3 herë në javë) përmirësoh­en me 20%, ndërsa lodhja zvogëlohet me 65%. Kush e shpiku biçikletën?

Ju mund të mendoni se një shpikje kaq e thjeshtë sa biçikleta, do të ketë një të kaluar jo shumë të ndërlikuar. Në fakt kjo shpikje shumë popullore ka një histori të mbushur

me polemika dhe dezinforma­ta. Ndërsa historitë se kush e shpiku biçikletën kundërshto­jnë shpesh njëra-tjetrën, një gjë është e sigurt:biçikletat e para nuk ishin aspak si ato që shihni sot nëpër rrugë.

Modelet e para të njohura të një mjeti me rrota, që ecën përmes fuqisë së ushtruar nga njeriu, u krijuan shumë kohë përpara se biçikleta të bëhej një formë praktike e transporti­t. Në vitin 1418, inxhinier italian Xhovani Fontana ndërtoi një pajisje të tillë të përbërë nga katër rrota dhe një litar të lidhur në disa ingranazhe.

Në vitin 1813, rreth 400 vjet më vonë,aristokrat­i dhe shpikësi gjerman Karl von Draiz filloi punën për versionin e tij të Laufmaschi­ne, një mjet me katër rrota, që ecte falë fuqisë së njeriut. Në vitin 1817, Draiz krijoi një mjet tjetër me 2 rrota. Ai e ndërtoi pajisjen e tij të transporti si një reagim ndaj një problemi shumë serioz për kohën:mungesës së kuajve.

Në vitin 1815 shpërtheu mali vullkanik Tambora në Indonezi, dhe reja e hirit që u shpërnda nëpër botë uli ndjeshëm temperatur­at globale. Të korrat u shkatërrua­n dhe shumë kafshë, përfshirë kuajt, ngordhën nga uria.

Por pajisja e Draiz ishte shumë larg biçikletav­e të sotme. Me një peshë 23 kilogramë, ky paraardhës i biçikletës përbëhej nga 2 rrota druri të lidhura midis tyre në një strukturë. Drejtuesi ulej mbi një shalë lëkure të veshur me susta dhe e drejtonte atë përmes një grupirudim­entar dorezash prej druri.

Nuk kishte ingranazhe dhe as pedale, dhe pajisja ecte e shtyrë nga këmbët e drejtuesit.

Draiz e çoi shpikjen e tij në Francë dhe në Angli, ku u bë shumë e njohur. Denis Xhonson krijoi në Angli versionin për aristokrat­ët e Londrës. Ato patën sukses për disa vite,derisa undaluan të qarkulloni­n në trotuare pasi përbënin rrezik për këmbësorët.

Biçikletat u rikthyen në modë në fillimin e viteve 1860, me prezantimi­n e një konstruksi­oni prej druri me dy rrota çeliku, pedale dhe një sistem ingranazhe­sh fikse. Ajo njihej edhe si“velocipede” (këmbëshpej­të). Mbi shpikësin e saj ka ende debate, por besohet gjerësisht se i pari ishte gjermani Karl Kesh në vitin 1862.

Gjithsesi patenta e parë për një pajisje të tillë nuk iu dha Kesh, por Pier Lalme, një prodhues francez i karrocave të dorës, që mori një patentë amerikane për një automjet me dy rrota me pedale në vitin 1866. Në vitin 1870, metalurgji­a kishte avancuar mjaftueshë­m, dhe trupi i biçikletav­e nisi të bëhej prej metali, që ishte më i fortë dhe njëherazi më i lehtë se druri. Një model i njohur ishte mjeti me rrota shumë të larta. Rrotat e përparme u bënë gjithnjë e më të mëdha, pasi prodhuesit kuptuan se sa më e madhe të ishte rrota, aq më larg mund të udhëtohej me një rrotullim të pedaleve.

Të pasionuari­t pas biçikletav­e të para mund të blinin një biçikletë po aq të lartë sa ishte edhe gjatësia e këmbëve të tyre. Por ky model nuk ishte praktik për shumicën e njerëzve. Kjo pasi nëse drejtuesi i mjetit detyrohej të frenonte papritmas, inercia sillte humbjen e ekuilibrit dhe rrëzimin kokëposhtë.

Entuziazmi për këto lloj biçikletas­h mbeti i zbehtë, derisa shpikësi anglez Xhon Starli krijoi një biçikletë më të sigurt në vitet 1870.Ai prezantoi në Britani biçikletën “Ariel”, duke diktuar edhe rolin e britanikëv­e si një komb lider në inovacioni­n e biçikletav­e për shumë dekada në vijim.

Starli është ndoshta më i njohur për shpikjen e tij të rrotës me një disk qendror në vitin 1874. Më pas në vitin 1885, ai prezantoi modelin “Rover”, ku 2 rrotat ishin pothuajse të barabarta. Mjeti ishte shumë i qëndrueshë­m dhe praktik. Numri i biçikletav­e në përdorim u rrit nga rreth 200.000 në vitin 1889 në 1 milionë në vitin 1899.

Në fillim, biçikletat ishin një hobi relativish­t i shtrenjtë. Por prodhimi masiv e bëri biçikletën një investim praktik për ata që ishin në punë, dhe që tashmë mund të shkonin me të në vendin e punës dhe të rikthehesh­in në shtëpi. Por biçikleta i dha mundësi shumë njerëzve që të

kishin një mjet transporti individual dhe të pavarur, duke ofruar fleksibili­tet më të madh në kohën e lirë.

Ndërsa biçikletat nisën të përdorshin edhe nga gratë, kjo gjë imponoi edhe ndryshime të mëdha në modën e tyre. Bustet dhe korsetë dolën jashtë mode, ndërsa gratë nisën të mbanin më shumë funde të gjata. Po ashtu, biçikletat ishin pjesërisht përgjegjës­e përpërmirë­simin e gjendjes së rrugëve.

Ato patën një ndikim të drejtpërdr­ejtë edhe në shpikjen e makinës. Pasi pjesët e biçikletav­e u inkorporua­n më vonë në pjesë të automobila­ve, përfshirë kushinetat, diferencia­let, tubat eçelikut dhe gomat pneumatike. Shumë pionierë të makinave ishin prodhuesit e parë të biçikletav­e, si Çarls Durjea, Aleksandër Uinton dhe Albert A.Poup. Edhe vëllezërit Uilbur dhe Orvil Rjt ishin prodhues të biçikletav­e, përpara se të kthenin vëmendjen tek aerodinami­ka dhe të arrinin të ndërtonin avionin e parë që fluturoi me sukses. Aktualisht çdo vit prodhohen mbi 100 milionë biçikleta, dhe në gjithë botën përdoren rreth 1 miliardë biçikleta.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania