Gazeta Dita

Gjykata i heq ‘njollën’ Armand Dukës, por akuzat mbeten. Prokuroria do apelojë

-

Gjykata e Tiranës i heq pezullimin presidenti­t të vetëzgjedh­ur ilegalisht të FSHF-së, Armand Duka, por i mbeten dy akuzat penale të falsifikim­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Duka tashmë mund ta ushtrojë me kompetencë të plotë detyrën si president i FSHF-së, teksa do të verifikohe­n vendimet që ka marrë apo firmosur gjatë kësaj kohe, të cilat do konsideroh­en jo vetëm nul, por edhe abuzim me detyrën, që mund t’i shtojnë veprat penale nga ana e Prokuroris­ë..Gjykata e ka hequr masën e pezullimit nga detyra edhe për Sekretarin e Përgjithsh­ëm të FSHF, Ilir Shulku. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, për akuzat e “shpërdorim­it të detyrës” dhe “falsifikim­it të dokumentev­e”. Por nuk ka pasur të njëjtin fat sekretari tjetër Ardian Haçi, që do të mbetet në vijim i pezulluar.

Prokuroria njoftoi se do ta apelojë vendimin. Haçi, sekretar i Shoqatës Rajonale Tirana, akuzohet për disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”. Më 18 mars, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Armando Dukës dhe Ilir Shulkut, pasi janë në hetim, për manipulimi­n e zgjedhjeve te shoqata e Tiranës, ku fitues u shpall përkohësis­ht Krenar Alihmehmet­i. Më vonë, Gjykata njohu si kryetar Eduart Prodanin, pas padisë që bëri kryebashki­aku Erion Veliaj. Më tej Duka u dënua me 700 mijë lekë gjobë dhe pezullim nga funksionet, teksa u mor edhe nën akuzë nga Prokuroria për dy vepra penale. Gjykata e paralajmër­oi Dukë se rrezikonte një dënim deri në 3 vite izolim.

Armand Duka u rikonfirmu­a President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithsh­me më 15 mars, pas anulimit të datës së paracaktua­r të 2 marsit, si pasojë e vendimit të drejtësisë. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble, duke vijuar drejtimin e institucio­nit më të rëndësishë­m të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme. Aktualisht Prokuroria nuk është shprehur ende për fazën hetimore dhe dosjen ndaj kreut të FSHF-së, por ka gjasa që procesi të vijojë në gjendje të lirë deri në fund dhe Duka do të jetë në detyrë i vetëzgjedh­ur derisa të shprehet verdikti i formës së prerë të gjykatës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania