Gazeta Dita

Tkurrja e të rinjve po përmirëson raportet nxënës – mësues

-

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë këtij viti shkollor numri i nxënësve për një mësuesve është 16.1 në arsimin fillor nga 16.6 që ishte në vitin e mëparshëm. Katër vite më parë ky raport ishte 17.8 nxënës për mësues në ciklin fillor. Në ciklin e lartë 9 vjeçar raporti mësues nxënës është përmirësua­r gjithashtu. Ketë vit shkollor numërohen 8.5 nxënës për mësues nga 8.9 që ishin vitin e kaluar dhe 10.2 që ishin në vitin shkollor 2017-2028.

Me të njëjtat ritme u përmirësua edhe raporti nxënës mësues në arsimin e mesëm. Në vitin aktual një mësues në arsim e mesëm mesatarish­t mëson 12.8 nxënës, nga 13.8 që ishte ky raport vitin e kaluar dhe nga 13.8 që ishte gjatë vitit 2017-2018.

Por megjithë rënien Shqipëria raporte të larta të nxënësve për mësues në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2018 mesatarja e nxënësve për mësues ishte 13.6 në vendet e BE-së. Ngarkesën më të lartë të trupës arsimore e ka Rumania me 19.5 nxënës për mësues, më pas vjen Çekia me Franca me 19.2. Në anën tjetër ngarkesa më e ulët mësimore për mësues paraqitet në Luksemburg me 9.0 nxënës për mësues mesatarish­t, Greqia me 9.2 dhe Polonia me 9.6 nxënës për mësues. Ky tregues ka ardhur duke u përmirësua­r në Shqipëri vitet e fundit për shkak të uljes së numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2015 një mësues jepte mësim për mesatarish­t 18,3 nxënës, ndërsa në vitin ketë vit shkollor me 16.1. Në vitet në vijim treguesi pritet të ketë më shumë rënie, por nga të dhënat kombëtare ka një shpërndarj­e jo të drejtë të ngarkesës mësimore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania