Gazeta Dita

Nafta, Bordi i Transparen­cës ul sërish çmimin e naftës në 228 lekë për litër, gazi 115 lekë

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukt­eve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit. Në rast të shkeljeve nga operatorët do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim

-

Pa kaluar 24 orë nga takimi i radhës Bordi i Transparen­cës është mbledhur sërish këtë të mërkurë duke rishikuar çmimet tavan për tregtimin e karburante­ve në vend. Nafta u ul në 228 lekë nga 233 që ishte më herët ndërkohë që çmimi i benzinës do të jetë 208 lekë dhe i gazit 115 lekë.

“Bordi i Transparen­cës i mbledhur në datë 6 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburante­ve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojn­ë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombët­are.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologj­inë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

216 Lekë/litri për gazoilin; 196 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për gazin e lëngshëm të naftës. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 228 Lekë/litri për gazoilin; 208 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjetev­e do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburante­ve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumator­ët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohe­t në datë 06.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukt­eve, të ndryshimev­e të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombët­are. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukt­eve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparen­cës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligj zbatuese do të kontrolloj­në zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparen­cës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuar­a nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim” thuhet njoftimin e Bordit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania