Gazeta Dita

Kushtetues­ja rikthen në Gjykatën e Lartë rekursin e Gentian Manajt

-

Shkalla më e lartë e gjyqësorit vlerësoi se Supremja nuk duhet ta kishte refuzuar rekursin e të cilësuarit si kreu i kartelit shqipfolës të kokainës nga Amerika Latine për në Europë. Gjykata e Tiranës dhe Apeli miratuan ekstradimi­n e tij për në Itali, por tashmë ka dhe një të drejtë juridike për shqyrtim në të Lartën. Italianët e cilësonin në përgjime si “Bahamas”, avokati pretendon se s’ka prova dhe se klienti nuk ishte njoftuar

Gjykata Kushtetues­e i jep shpresë juridike të cilësuarit si kreu i kartelit shqipfolës të drogës “Los Blancos”, Gentjan Manaj. Bëhet fjalë për një rekurs të të dyshuarit në Gjykatën e Lartë, i cili kërkonte heqjen e ekstradimi­t për në Itali, vendim i marrë nga gjykatat e mëparshme të Tiranës dhe më tej e lënë në fuqi nga Apeli. Supremja nuk e kishte pranuar rekursin me pretendimi­n se “Manaj nuk plotëson kriteret formale, pasi është ushtruar nga mbrojtësi që nuk e kishte tagrin për ta ushtruar një të drejtë të tillë’. Por në vendimin e zbardhur të

Kushtetues­es thuhet se: “Vendimi i Kolegjit Penal për mospranimi­n e rekursit, i kundërshtu­ar nga kërkuesi, është rrjedhojë e një tërësie shkaqesh që lidhen me veprimet dhe mosveprime­t e organeve shtetërore, duke nisur me mosveprime­t e IEVP-së FushëKrujë, e cila duhej t`i përcillte një kopje të aktit të përfaqësim­it organit procedues (prokuroris­ë ose gjykatës) dhe më pas të gjykatave, që nuk kanë hetuar dhe verifikuar në mënyrën e duhur përfaqësim­in dhe tagrat e mbrojtësit, por edhe me sjelljen e vetë mbrojtësit të kërkuesit”.

Kushtetues­ja vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, ku Manaj të paktën do ketë mundësinë që ky rekurs t’i shqyrtohet dhe pala mbrojtëse të dëgjohet në argumentet që disponon. Fillimisht ekstradimi­n drejt Italisë u mor nga Gjykata e Tiranës, vendim që u la në fuqi nga Apeli. Pas kësaj u bë rekurs në Gjykatë të Lartë dhe nuk u pranua. Manaj nuk u tërhoq, por e dërgoi çështjen në Kushtetues­en, duke pretenduar antikushte­tueshmërin­ë dhe se ai nuk ishte identifiku­ar në lidhje me veprën penale. Sipas mbrotjësit të Manajt në atë kohë, prokuroria ka paraqitur një profil kriptotele­fonik me pseudonimi­n “Bahamas”, por nuk e ka shpjeguar koincidenc­ën me Gentianin.

35-vjeçari i njohur edhe me emrin Myzafer dhe që akuzohet se ka drejtuar një kartel shqiptar që trafikonte drogë nga Amerika Latinë në Europë, në 15 shtator të vitit 2020 u arrestua në Shqipëri si pjesë e operacioni­t “Los Blancos”. Ai u prangos pas një urdhri ndërkombët­ar nga Interpol Roma në Itali, pasi gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Drejtësia italiane e akuzon Manaj për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombët­ar droge”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania