Gazeta Dita

Kërkime dëshpërues­e për 10-vjeçarin në lumin Fan. Familja: Të shtohen forcat, policia vonoi!

-

Nxënësi Sevasian Laska ra në rrjedhën e fortë teksa hyri për të nxjerrë topin rreth mbrëmjes së martë, kur po luante me shokët. Palombarët e RENEA-s vijojnë zhytjet ende pa sukses, rrjedha është shumë e fortë dhe ka vështirësi për ta gjetur. Drejtori i shkollës: “Jemi të shokuar, po përpiqemi në maksimum”. Daja i viktimës: “Njoftova që kur ndodhi ngjarja, por reagimi ishte i vonuar. Na ndihmoni në kërkime”. Topi u gjet 20 km nga vendngjarj­a

Një 10-vjeçar rezulton i zhdukur në ujërat e lumit Fan të Mirditës prej orëve të para të mbrëmjes së martë, kurse palombarët e RENEA-s dhe policia vendore nuk kanë mundur ta gjejnë dot trupin edhe pas më shumë se 24 orësh kërkime nëpër rrjedhën e gjatë dhe të rrëmbyeshm­e. Sevasian Laska, nxënës në shkollën 9-vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka”, në Fan, ra në ujë teksa po luante me shokët dhe vëllanë me top. Rënia e topit në lumë ka bërë që vogëlushi të përpiqet për ta nxjerrë, por aksidental­isht ka rënë brenda dhe u përpi në pak sekonda. Megjithëse familjarët kanë ende shpresa se rrjedha mund ta ketë nxjerrë më poshtë, kërkimet po bëhen të dëshpëruar­a, sepse trupi nuk po gjendet asgjëkundi. Shkolla lokale është përfshirë dje nga një ditë zie, teksa familjarët me dhimbje apelojnë për ndihmë nga autoritete­t, për kërkime më serioze për trupin. Ata shprehen të pakënaqur me faktin se vetëm 4 palombarë po kryejnë zhytje periodike në rrjedhë.

Drejtori, mësuesit, nxënësit e shkollës, por veçanërish­t të klasës janë të shokuar nga ajo që kanë dëgjuar dhe po përjetojnë, teksa shumica i janë bashkuar grupit të kërkimshpë­timit. Por që trupi nuk i është gjendur ende, teksa kërkimet po vijojnë.

“Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t’i gjendet trupi dhe t’i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë”, tha drejtori Frrok Lleshi, për “Report TV”.

Kërkimet me polumbarë kanë rinisur dje në orën 09:00, teksa familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët. Daja i fëmijës thotë se ka njoftuar uniformat blu rreth orës 17:00, por pavarësish­t kësaj, policia dhe polumbarët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Me dhimbjen që i shtohet edhe më shumë nga ankthi se nuk kanë një trup që të qajnë, daja bën thirrje për mobilizim më të madh të efektivëve, pasi lumi ka rrjedhë shumë të fortë. Aktualisht janë angazhuar vetëm

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania