Gazeta Dita

Iu kapën 180 kg kokainë në dy vite, arrestohet Eduart Dauti, pronari i “Alba Exotic Fruit”

-

Teksa mendohej se fshihej prej vitit të kaluar në Francë, policia e kryeqyteti­t zbuloi në Kombinat biznesmeni­n e shumëkërku­ar, qëndronte në shtëpinë e tij. Kompanisë së tij dhe ortakëve, iu kapën në periudhën 2019-2021, ngarkesa në 6 raste me drogë, që vinin me anije nga Ekuadori. Sekuestrim­et në Portin e Durrësit, Dauti asnjëherë s’i pranoi akuzat. Vetëm vitin e kaluar u bënë 5 ngarkesa në tre muaj, me sasi të vogla. Historiku i operacione­ve dhe të ndaluarit

Arrestohet pas dy vitesh kërkimi biznesmeni Eduart Dauti, i akuzuar për 6 rastet e trafikut të kokainës nga Ekuadori në mes të kontenierë­ve me banane, në portin e Durrësit, gjatë viteve 2019-2021. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 6 Tiranë, njoftuan se fal operacioni­t të koduar “Rada”, lokalizuan dhe prangosën biznesmeni­n 51-vjeçar, banues në kryeqytet, në zonën edhe ku fshihej prej kohësh, pas kthimit nga Franca.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m, “grupi i strukturua­r kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturua­r kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar. Kujtojmë se Dauti, pronar i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën nga arratia, duke thënë se ka porositur vetëm banane dhe se kontenierë­t s’janë në pronësi të tij, por vetëm malli. Policia kishte ndaluar në operacione të ndryshme ortakët e tij, që janë gjithashtu nën proces. Operacioni për kapjen e Dautit kishte nisur prej 13 korrikut 2021, ku në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritete­t doganore të Portit, gjatë kontrollev­e në konteinerë­t e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Kujtojmë se në burg është edhe menaxheri i kompanisë Barjon Gumeni.

Rastet kur “Alba Exotic Fuit” i janë gjetur drogë në banane

Kompanisë “Alba Exotic Fruit” i është gjetur kokainë në kontenierë­t me banane për herë të fundit më 12 tetor 2021, ku u kapën sasi kokaine. Në dy nga konteinerë­t e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigorifer­ikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga “Alba Exotic Fruit”. Për këtë sasi droge të kapur është vënë në pranga administra­tori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi. Më 7 shtator, ku iu kapën 7,7 kg kokainë. Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit, kësaj kompanie dhe u sekuestrua­n 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik, u gjetën 6,5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerë­t e po të njëjtës kompani. Më 29 korrik 2021, kompanisë iu gjetën dhe u sekuestrua­n 7,25 kilogramë kokainë, po në vijim të operacioni­t “Rada”. Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerë­t e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë, u gjetën 137 kg kokainë, që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritete­t e DEA-s amerikane dhe policisë greke. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerë­t e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim biznesmeni Gentian Malindi. Në total kësaj kompanie i janë kapur 180,5 kg kokainë që vinte nga Ekuadori me anije.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania