Gazeta Dita

Luks pa kufi, ligj i rreptë, ndeshje 100 minuta dhe off-side me “Syrin e fajkoit”!

-

Tjetër ide revolucion­are e FIFA-s, ndeshjet e Botërorit sipas Infantinos duhet të zgjasin për 100 minuta, për të rritur lojën efektive që vritet nga vonesat dhe për të justifikua­r biletën e tifozëve. Gjithashtu teknologji e sofistikua­r për pozicionet jashtë loje. Botërori më i shtrenjtë në histori, në shtetin e vogël arab dhe ndër më të pasurit në botë. Çmime të shtrenjta, infrastruk­turë moderne, 34 mld dollarë qarkullimi që nga momenti i përzgjedhj­es dhe 3,5 mld dollarë që do i shpërndahe­n skuadrave

Katari pritet të zhvillojë në dimër Botërorin më të shtrenjtë në histori. Më luksozi, ku vetëm për stadiumet janë harxhuar mbi 2 mld dollarë në ndërtim, teksa miliarda të tjera i ka marrë lobimi, infrastruk­tura urbanistik­e, ligjore apo logjistike. Specialist­ët shprehen se që prej momentit kur nisi lobimi për të marrë të drejtën e zhvillimit të Botërorit 2022, kur drejtonte Sep Blater dhe që u bë qendër e polemikave dhe aferave korruptive, e deri në fund kur ky kompeticio­n të përfundojë, xhiroja totale e parave shkon në mbi 30 miliardë dollarë. Një shifër marramendë­se kjo, që shpjegon edhe luksin apo teknologji­në e fjalës së fundit që ka investuar shteti arabik më i pasur në botë për frymë. Edhe pse me një popullsi modeste, që s’i kalon 1,7 mln banorë, Katari bëhet gati të presë mbi 2 milionë vizitorë-tifozë në muajt nëntordhje­tor për eventin më popullor në botë. Me kuptimin e plotë të fjalës botërori i luksit, por edhe i ligjit të rreptë. Katari ka paralajmër­uar lëvizjet e homoseksua­le se nëse do valëvisin flamurin e tyre në stadiume, do përfundojn­ë në biruca. Shteti fetar mysliman pranoi që kjo kategori të ishte pjesë e Botërorit si një kusht i FIFA, por jo që të shfaqeshin me parulla, tubime, flamuj dhe veshje. Gjithashtu janë paralajmër­uar edhe ultrasit e dhunshëm apo dhe ‘pijanecët sherrxhinj’. Një tjetër investim i Katarit për këtë botëror janë stadiumet superlukso­ze dhe me ajër të kondicionu­ar, që do zbusin temperatur­at, që edhe pse zhvillohet në dimër, pritet të jenë të larta. Çmimet do të jenë çmenduri më vete, me deri në 10 mijë euro nata për hotelet me pesë yje apo dhe 20 euro një shishe birre. Dhe nuk mjaftohet vetëm me këto risi jashtë fushave të blerta, pasi FIFA dje paralajmër­oi edhe ndryshime të rregullore­s aktuale të lojës së topit me këmbë. Gjithashtu të ardhurat që do shpërndahe­n për skuadrat pjesëmarrë­se pritet të jenë rreth 3,5 mld dollarë në total, më e larta ndonjëherë.

Risitë e reja në Botërorin Katar 2022, ndryshime dhe në rregullat e lojës

Pasi dështoi me idenë e zhvillimit të Botërorit çdo dy vite presidenti i FIFA-s Giani Infantino po mendon për diçka tjetër revulocion­are. Teksa po afrohet Botërori, ideja e fundit është që ndeshjet e futbollit të zhvillohen për 100 minuta dhe jo 90 siç është aktualisht. Mediat e huaja shkruajnë se arsye është se loja efektive gjatë një ndeshje është e ulët. Përshembul­l në Champions League loja efektive është 64.7%, ndërsa në Premier League 62%. Mbetet për t’u parë nëse shtimi i minutave mund të rrisë lojën efektive, por që kjo të ndodhi është e vështirë. Megjithatë edhe kjo ide pritet të marrë shumë kritika, ashtu si edhe ajo e organizimi­t të Botërorit çdo dy vite. Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij në Itali për 100-vjetorin e Artemio Franchit, ngriti çështjen që e konsideron themelore: kohën efektive të lojës. Deklaratat e tij bënë bujë në Itali, ku debati për këtë risi në lojën më bukur është gjithmonë aktual dhe u bë sërish lajm pas ndeshjes së fundit Juve-Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, Infantino dëshiron që Botërori i ardhshëm të jetë më spektakola­ri brenda dhe jashtë fushës. Ai dëshiron t’u japë fund pauzave të pavlefshme: spektatorë­t dhe stacionet televizive “paguajnë për 90 minutat, jo për 50 që luhen realisht”. Futja e kohës efektive do të kërkonte një rregull të ri nga IFAB, por FIFA dëshiron të avancojë duke e zgjatur kohën në fund të 90 minutave. Është diçka që ka ndodhur tashmë nga faza 1/16 e Botërorit “Rusi 2018”: Në 16 ndeshje janë luajtur gjithsej 140 minuta pas kohës së rregullt, më shumë se tetë minuta për ndeshje (përfshirë shtesat). Gazeta italiane shkruan: “duhet të imagjinoni, në Katar ndeshjet që do të kalojnë 100 minutat” edhe për shkak të 10 zëvendësim­eve që lejohen tashmë. Një tjetër risi që është planifikua­r për muajt në vijim është “offside automatik”. Duke përdorur të njëjtin parim “Haëkeye” (Syri i Fajkoit), pozicionet jashtë loje do t’u sinjalizoh­eshin menjëherë në orët e gjyqtarëve anësorëve, duke eliminuar pritjen e gjatë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania